Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Alles über Ismail Kadare

Ismael Kadare , schon wieder

:tu: :tu: :tu: :tu:

[web:cf8948e8c0]http://www.naac.org/index.php?cid=1,14,109[/web:cf8948e8c0]

[web:cf8948e8c0]http://www.harrimaninstitute.org/[/web:cf8948e8c0]
 
Ah Ismail kadare ist ein gute schriftsteller............................ :P

Ich liebe seine Bücher, "Chronik in Stein" und "die Festung"...............
 
Die geheimen Dossies über Ismail Kadare

Der Artikel soll ziemlich gut sein, wie mir Albaner bestätigten!

Leider aber nur in Albanisch über den bekanntesten Albanischen Dichter und National Ikone: Ismail Kadare

Një dosje mbi censurën komuniste

Dosja "K" në Francë, Kadare spiunohej nga shokët shkrimtarë

Giampiero Martinoti

“Jam përpjekur të jem shkrimtar normal në një vend jonormal”,- ka thënë shkrimtari i cili për tridhjetë vjet rresht ka qenë nën shënjestrën e regjimit të Enver Hoxhës.
Në vitin 1990 u arratis nga Shqipëria duke u strehuar në Paris ku jeton sot.
U detyrua deri edhe t’i nënshtrohej një autokritike për të ardhur keq.

Rojtarët e ortodoksisë komuniste kishin fjalor të kufizuar e përsëritës sa s’ka ku të vejë. Për të asgjësuar një roman të papëlqyeshëm e quanin vepër dekadente ose kundër-revolucionare ose të devijuar nga shijet e popullit. Ca herë mbase edhe i infektuar nga “modernizmi perëndimor”, togfjalësh që dëften gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Ndodhte në të gjithë vendet e “bllokut lindor”, përfshirë vendin më stalinist, Shqipërinë. E mëshojnë dokumentet e botuara për herë të parë në Perëndim në librin Dosja Kadare (Le Dossier Kadarè, Editions Odile Jacob, Paris sh. i red.) që tregojnë se si për të gjithë apo thuajse për të gjithë librat e shkrimtarit, strehuar në Francë më 1990, mbërrinin denoncime sepse quheshin “jashtë linjës” dhe bile të rrezikshëm. E kjo ndodhte megjithëse Ismail Kadare nuk ishte disident (ai vetë nuk pranon të përkufizohet si i tillë, por e quan veten vetëm një “shkrimtar normal në një vend jonormal”) dhe madje ishte i mbrojtur nga suksesi i tij ndërkombëtar, që në një farë mënyre i lejonte sinorë lirie më të gjerë se ato që u viheshin shkrimtarëve të tjerë.
Në Arkivat e Shetit Shqiptar nuk ekziston një “fashikull Kadare”, ka sqaruar autori i librit, Shaban Sinani. Ka ama, të shpërndarë në sektorë të ndryshëm, dokumente që vinin nga zyrat e Partisë komuniste detyra e të cilave ishte zbatimi i linjës politike dhe ideologjike në letërsi. Letra dhe raportime mbi të cilat vetë Kadareja nuk ishte në dijeni. Gjen aty që nga letrat e militantëve të bazës që kërkojnë, as më pak as më shumë sesa tërheqjen nga libraritë të romanit të shkrimtarit, deri tek analizat “e lëçitura” të “aparitçikëve” letrarë, ndonjëherë miq të Kadaresë, të cilët heshtazi e tradhtonin për ta patur mirë me pushtetin.
“Dimri i Vetmisë së Madhe”, për shembull, ka pësuar kritika të rënda dhe pas një fushate kundërshtuese në shtyp, u botua një version i dytë, i sheqerosur. Sekretari i partisë i Tiranës i kërkoi Komitetit Qendror të censuronte romanin, pasi kuptohet se “shtrembëron të vërtetën historike” dhe bie ndesh me parimet marksiste-leniniste. Por meraku i madh i ortodoksëve mbetej dekadentizmi, ekzistencializmi, surrealizmi, simbole të kulturës së urryer borgjeze. Ja çfarë shkruan shoku Dashamir Mamaqi: “Atmosfera është e zymtë dhe romanin e përshkon një lloj ankthi ekzistencialist. Kur dihet që kjo situatë, që kërkoi sakrifica të mëdha nga ana e popullit tonë, nuk shkaktoi një ankth të tillë.”
Natyrisht, mes masave shqiptare mbizotëronte “entuziazmi revolucionar”. Kadareja akuzohet se e ka përshkruar luftën e klasave nga një këndvështrim “humanizmi abstrakt”, protagonistët e romaneve të tij janë tepër shpesh “personazhe negativë”, puna e tij është tepër e influencuar nga “teoria e sotme borgjeze e ‘revolucionit seksual’”. Përshkrimi i tij nuk përputhet me realitetin që partia kërkon të nxjerrë në pah. “Në vepër pasqyrohen plagët e shoqërisë si alkolizmi, prostitucioni, etj. që nuk kanë qenë e nuk do të jenë kurrë vijë e vazhdueshme e shoqërisë sonë socialiste. Ndërsa mënyra si i paraqet autori s’bën gjë tjetër veçse i nxit këto plagë, ashtu siç edhe me stilin borgjez të jetës në përgjithësi”. Pastaj gjykimi përfundimtar, ai që s’i le vend asnjë lloj kundërshtimi: “Në përgjithësi, romani nuk përputhet me shijet e publikut shqiptar.”
Nuk ndryshojnë shumë kritikat ndaj veprave të tjera. Çka ndez zemërimin e rojtarëve të ortodoksisë është para së gjithash një poemë, “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, që vox populi ia shndërroi titullin në “Pashallarët e Kuq”. U bë çështje e vërtetë, politike më shumë se letrare: dorëshkrimi, i vitit 1974, nuk u botua dhe u sekuestrua. I quajtur i humbur, u gjet në vitin 2002 nga shkrimtari Maks Velo. Njerëzit e partisë u tërbuan: “Tërë poema përshkohet nga një frymë armiqësore dhe kundërrevolucionare, në kundërshtim me linjën e Partisë dhe të diktaturës së proletariatit. Nga kreu deri në fund kjo poemë është e mbushur me sulme kundër regjimit socialist”. Kadareja, sipas akuzave që i bëhen, paskësh shfaqur shpesh koncepte reaksionare, si “degjenerimi i pashmangshëm i shtetit socialist”. Koncepte, natyrisht, “të huaja për doktrinën tonë dhe jashtë themeleve të revolucionit tonë. I kemi dëgjuar në teoritë e Togliattit, kur akuzon sistemin socialist si burim shtrembërimi, burokratizimi, kulti të personalitetit.”
Atëkohë Kadareja ishte prej disa vitesh anëtar i Partisë komuniste. “Ndjellja” për të hyrë në Parti kishte ardhur drejtpërdrejt nga Enver Hoxha: “Ta hidhja poshtë, çka do të merrej natyrisht si sfidë vetjake, ishte baraz me një vendim dënimi”,- sqaron sot shkrimtari. Por të ishe anëtar i partisë do të thoshte edhe t’i përgjigjeshe sulmeve të egra të funksionarëve kundër Pashallarëve të Kuq. E kështu, më 24 tetor 1975, Kadareja detyrohet t’i nënshtrohet një autokritike publike, siç diktonin rregullat stalinistë. Leximi i katër faqeve është për të ardhur keq: “Kam shkruar e paraqitur për botim një poemë armiqësore, kundërrevolucionare, e drejtuar kundër linjës së Partisë, kundër sistemit tonë, kundër diktaturës së proletariatit, kundër vetë popullit tim. Kjo poemë bie ndesh me gjithë gjërat në të cilat kam besuar gjatë jetës sime.”
I dëftyer si tradhtar a aty afër, Kadareja ia vesh “pamjaftueshmërisë së formimit tim ideologjik” ato vargje që u pat drejtuar kundër burokratëve. Pendimi i tij duhet t’u ketë pëlqyer qenve ruajtës të regjimit. “Me poemën time të fundit, kam kryer gabimin më të rëndë kundër Partisë: armën që ajo më pat besuar për të qëlluar kundër borgjezisë dhe revizionizmit ia ktheva kundër. Edhe pse nuk e kam bërë qëllimisht, një e shtënë, edhe kur shkrepet gabimisht, mund të vrasë.”

Deklaratat e autorit i intervistuar nga Stéphane Courtois
Kronikë e një terrori të përditshëm
Paris
“Nuk e kam cilësuar kurrë veten disident”. Doja të bëja një letërsi normale në një vend anormal”. Në mbyllje të Dossier Kadaré, shkrimtari është protagonist i një interviste të gjatë të bërë nga Stéphane Courtois, historiani që ka botuar “Librin e zi të komunizmit”: “Shkrimtari e ndien mbikëqyrjen. Por duhet të them se nuk isha i ndërgjegjshëm për përmasën e dukurisë. Ka shumë gjëra që i kam njëmendësuar vetëm pas rënies së komunizmit”.
Kadareja nënvizon karakterin, si të thuash, nën zë, të totalitarizmit komunist: “Terrori i përditshëm, sistematik, monoton ishte shumë më i keq se dhuna spektakolare. Ishte dispozita e veçantë e komunizmit. I krahasuar, për shembull, me terrorin fashist, terrori komunist ishte shumë më diskret, i fshehtë, i heshtur dhe i maskuar”. Dhe për të mbijetuar, shkrimtari ka veçse zanatin: “Ne kemi një tregues të besueshëm: letërsinë që bëjmë. Ajo dëshmon gjunjëzimin ose triumfin e shkrimtarit. Vepra që kam krijuar në liri, pas rënies së komunizmit, nuk ka asgjë më shumë, nuk është më e mirë se ajo që është shkruar gjatë skllavërisë. Kështu që liria ime e brendshme, ka mbetur e paprekur”. Kritika ishte e rrezikshme: “Ndëshkimet e mundshme në ballafaqimin e një shkrimtari jepeshin sipas një logjike dhe linje të mirëpërcaktuar. Niste me përjashtimin nga Lidhja e Shkrimtarëve, që automatikisht do të thoshte heqje e të drejtës së botimit. Dhe në renditje pasonte internimi, burgosja (me sekuestrim të të gjitha dorëshkrimeve), toga e pushkatimit, e më pas zhdukja e gjithçkaje, deri edhe e emrit tënd, që gjithkund shndërrohej në fjalë të ndaluar”.
Ishte e mundur të mbroje një shkrimtar që regjimi i kish vënë syrin?

“Nëse dënimi ishte kërkuar nga lart dhe nëse mbledhja ishte publike, mbrojtja ishte e pamundur, ndoshta fatale për viktimën. Mbrojtja haptazi merrej si sfidë haptazi ndaj partisë”.
Përkthyer nga “La Repubblica”

Shënim
Një fakt jo i vërtetë
Gazetari i artikullit “Si e mbikëqyrnin shkrimtarin shokët shqiptarë” botuar dje më 25 maj në të përditshmen italiane “La Repubblica” jep një fakt që nuk është i vërtetë. Ai shkruan: “Dorëshkrimi, i vitit 1974, nuk u botua dhe u sekuestrua. I quajtur i humbur, u gjet në vitin 2002 nga shkrimtari Maks Velo”. Fjala është për poemën “Në mesditë Byroja u mblodh” e menduar e zhdukur që nga nata e marrjes nga shtypshkronja, 32 vjet para. Debati për të u hap në vitin 2002 me botimin e librit nga “Onufri” “Zhdukja e Pashallarëve të kuq - hetim për një krim letrar” i intelektualit Maks Velo. Në këtë libër Velo sa merr shkas nga poema. Nga dialogimi me vetë autorin Ismail Kadare, qëllimi është rrahja e ideve dhe ekspozimi qartazi dhe ashpër ndoshta, i qëndrimit të dy intelektualëve nën diktaturë se ç’ishte ai regjim për qytetarin dhe artistin shqiptar. Shkurt, Maks Velo nuk është zbuluesi i poemës. Siç e ka deklaruar dhe në debatet që zgjatën për një muaj deri në gjetjen e saj, nuk ishte qëllim kërkimi i poemës. Brenda pak javësh hetimi teknik i këtij fakti nga gazetari i “Gazetës Shqiptare” në atë kohë, Ilir Babaramo, në Arkivat e Shtetit, nxori në dritë poemën që në “popull” për shkak të qarkullimit të zërave për ndalimin e botimit të saj, ishte quajtur gjithmonë “Pashallarët e kuq”.

Botimi frëngjisht
“Le Dossier Kadaré” (Dosja Kadare) me autor Shaban Sinanin, ish-drejtor i Arkivave të Shtetit, në botimin frëngjisht i përkthyer nga Tedi Papavrami, është plotësuar nga një intervistë me historianin Stéphane Courtois që mban nëntitullin “La Vérité des souterrains” (E vërteta e të fshehtave”. Në këtë bashkëbisedim me autorin e veprave të njohura, “Historia e Partisë Komuniste Franceze” dhe “Libri i zi i komunizmit” dhe një nga njohësit më të mirë të historisë së komunizmit, Kadare komenton për herë të parë gjerësisht dokumentet e denoncimeve kundër tij. Falë pyetjeve të sakta dhe të informuara të historianit, ai i rikthehet rrugëtimit të Ismail Kadaresë, veprave, jetës së tij dhe përgjimeve kundër tij.

26/05/2006

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&newsID=95888
 
Albanische Muslime wütend auf Ismail Kadare?

Hallo zusammen, ich grüsse euch

Habe im Kosova Fernseh gesehen, das muslimische Albaner wütend auf Kadare sind, ... weiss jemand mehr davon? Stimmt das überhaupt?Wenn ja, wieso?

In diesem Sinne

Biba

Athleti Christi


Wer nicht weiss wer Kadare ist, hier ein Bild:

ak-ismail-kadare.jpg
 
komisch das die nicht gesagt haben warum die wütend sind :roll:
wer ist überhaupt kadare , erzähl mal.
 
Zurück
Oben