Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Archäologie / Ausgrabungen Albanien / Kosova / Mazedonien

  • Ersteller Ersteller Gelöschtes Mitglied 13212
  • Erstellt am Erstellt am
Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.
 
Zuletzt bearbeitet:
Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.
 
Zuletzt bearbeitet:
Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.
 
Zuletzt bearbeitet:
arbanasi kann diese videos irgendwie nicht sehen
 
Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.



Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.



[video=youtube;N1Sf_mll5J8]http://www.youtube.com/watch?&v=N1Sf_mll5J8&feature=player_embe dded[/video]
 
Zuletzt bearbeitet:
ORIKU I LASHTËSISË ILIRE, PENG I BAZËS USHTARAKE
2011-10-21 Bajram Peçi (KERKO ...)

Oriku, i shtrirë në pllajën shkëmbore të një kodrine që ngrihet mes detit dhe një gjiri (apo kënete), ka qenë kurdoherë, nga aq sa sjellin kronikat historike të lashtësisë, një vend ushtarak. Në këta 50 vjetët e fundit, tërë kohën i fshehur nga syri i banorëve vendas dhe shqiptarëve

Në një simbiozë të përhershme, ato vazhdojnë të jetojnë së bashku, por edhe më fatkëqij se vëllezërit më të famshëm, ata siamezë. Një pjesë të pushimeve verore të këtij viti, me grup shokësh, e përdorëm për turizmin kulturor. Ndjesitë ishin më se të bukura. Kisha tre vjet pa vajtur në Bylis dhe kur përshkuam një rrugë të asfaltuar deri në kufi të parkut arkeologjik, gjë që lehtësoi së tepërmi udhëtimin tonë, mbetëm mjaft të kënaqur. Me ritme mbase jo shumë të shpejta, por ndryshimet janë të dukshme. Në Bylis, para tre vjetësh nuk shkoje dot me automjet të vogël, për shkak të rrugës së keqe.

Pjesë e programit tonë ishte dhe Oriku. Asnjë prej nesh nuk e kishte vizituar më parë, për rrjedhojë të të qenët të parkut brenda një zone ushtarake. Fragmente të kësaj qyteze ilire janë shfaqur herë pas here në shtypin tonë, prej të cilave ne kishim të fiksuara ato të bëra në vitet ‘90-të, nga grupi i arkeologëve zviceranë e specialistëve tanë. Mes të tjerash, në ato foto vëmendjen posaçërisht e tërhiqte pamja e spikatur e teatrit të lashtë, për të cilin thonë se ka ngjashmëri me atë të Trojës. Ca na thanë, mos shkoni se nuk hyni dot; ca të tjerë, shkoni se gjërat janë thjeshtuar e lehtësuar.

Në një ditë të bukur, përshkojmë rrugën tërheqëse të gjirit të Vlorës dhe mbërrijmë para traut, në krahun e majtë të të cilit bën hije tabela “Zonë ushtarake”. As që bëhet fjalë se mund të kalosh. Në krye të saj vigjilojnë jo një, por dy ushtarakë. Komunikojmë me një prej tyre, një oficer i rangut të ulët, i sjellshëm dhe i kujdesshëm me ne. Me politesë na shpjegon se hyrja për vizitë në parkun arkeologjik lejohet vetëm me leje dhe i shoqëruar nga punonjësi i parkut. Të vendosur për të hyrë në parkun arkeologjik, fillojmë të kërkojmë në lokalet ngjitur ndokënd që ka numrin e telefonit të punonjësit të parkut. Patëm fat se ramë në gjurmë të tij, e kërkuam dhe pas rreth jo më shumë se një ore, mbërriti një djalosh i ri, i cili pasi na kërkoi falje për vonesën, na dha argumentin justifikues se ku ndodhej me detyrë, na shpjegoi se ishte thjesht zëvendësues dhe na udhëhoqi drejt rrënojave të Orikut, duke kaluar para pengesave të zonës ushtarake.

Për të shkuar me automjet deri në Orikun e vjetër, duhet të bësh 5-6 kilometra rrugë nga trau “Zonë ushtarake”, ndërsa baza ushtarake e Pashalimanit ndodhej ende disa kilometra më tej. Oriku, i shtrirë në pllajën shkëmbore të një kodrine që ngrihet mes detit dhe një gjiri (apo kënete), ka qenë kurdoherë, nga aq sa sjellin kronikat historike të lashtësisë, një vend ushtarak. Në këto 50 vjetët e fundit, tërë kohën i fshehur nga syri i banorëve vendas dhe shqiptarëve. Ndonëse tokë shqiptare, më shpesh atë, dhe madje edhe gadishullin e Karaburunit, e kanë parë e prekur të huajt. Së pari, turqit, sepse e kanë pasur bazën e tyre, prej të cilëve mori emrin Pashaliman. Më pas italianët në dy pushtimet e zonës, derisa anëtarësimi në Traktatin e Varshavës i dha privilegjin, si e vetmja dalje e kësaj strukture ushtarake në Mesdhe, të ngrihej baza detare, ku spikatnin mes të tjerash 12 nëndetëse. Aty sovjetikët (kupto: rusët), qëndruan deri më 1962. Mbase është kjo koha, viti 1956 ose 1957, kur u ngrit trau ”Zonë ushtarake”, rreth 12 kilometra larg bazës. Më pas, kinezët dhe diku nga vitet ‘90-të, aty u rikthyen si në tapitë e arave të tyre, përsëri turqit. Vetëm shqiptarët nuk mund të shkonin, përjashto ata ushtarakë që kryenin shërbimin. Tani s’bëhet më fjalë për bazë, as nëndetëse, as uzinë ushtarake. Herë-herë, afrohet dhe ankorohet në mol ndonjë anije ushtarake. S’di që Shqipëria të ketë ndonjë flotë detare ushtarake, pos disa anijeve patrulluese. Rëndësia e saj strategjike është afërsisht zero. E megjithatë, kjo zonë, brenda të cilës ndodhet një nga vlerat e kulturës të lashtësisë ilire, qyteti Orik me amfiteatrin e tij hijerëndë e tërheqës, trajtohet e ruhet si vend i sigurisë së lartë. Më tej, në krahun tjetër të Orikut, në shpatin lindor të Karaburunit, ndodhet një nga perlat më të rralla të pasurisë arkeologjike botërore, shkëmbi i Gramatës, një faqe shkëmbore brenda një gjiri, mbi të cilën udhëtarë, detarë e kronistë të strehuar aty përkohësisht, për t’u mbrojtur nga egërsia e motit detar, në mbi dy mijë vjet, kanë gdhendur shënimet e tyre, kanë lënë shenja dhe autografe. E vetmja rrugë për të shkuar, është kapërcimi i atij traut ”Zonë ushtarake”, çka nuk ka gjasa të ndodhë.

Në këtë shkrim nuk jam i motivuar të përshkruaj gjendjen e parkut arkeologjik, lënien e tij jashtë kujdesit dhe faktin që atje sa është gërvishtur paksa, aq sa nuk di të ketë të ndërtuar, qoftë dhe shkarazi, të një plani të shtrirjes qytetëse. Në një program të Ministrisë së Turizmit e Kulturës, janar 2009, lexoj: ”...synimi kryesor për vitin 2009 është shndërrimi i Orikut në një nga objektet më të rëndësishme në bregdetin jugor, në funksion të turizmit”(!?). E përmend këtë, sepse kur mbërritëm atje, duke mos parë këmbë njeriu, përpos nesh, kupton se vetë ata nëpunës që kanë shprehur këto dëshira në planet ministrore, nuk është se i kanë mbështetur në fonde, veprime e argumente, por thjesht i kanë renditur, nisur nga dëshirat, nga oreksi për lavdërime, që dihet se nuk njohin kufi. Nëse ajo që programonin në fillim të 2009-s do ishte një qëndrim serioz, atëherë gjëja e parë që duhej të bënin do të ishte nxjerrja e këtij parku arkeologjik jashtë administrimit ushtarak, labirinthi burokratik i të cilës është proverbial.

Një shoqëri e hapur, si kjo që duam të ndërtojmë, kërkon reforma. Së pari, reforma më e rëndësishme duhet të kryhet në mendjet tona orientale. Pse orientale? Sepse është metoda orientale e qeverisjes që bazohet në botën emocionale të individëve vendimmarrës në superstrukturë, ndërsa në mendjen e metodën perëndimore, ku aspirojmë të gjendemi, zotërojnë perceptimet praktike. E në këtë rast duhej të mbizotëronte interesi për turizmin kulturor e jo ”ruajtja e sekretit”. Ata, Perëndimorët, do e kishin shndërruar këtë zonë ushtarake në territor turizmi e kulture. Askush nuk e kupton dot se pse baza ushtarake ka rrethuar më se 150 km2 tokë shqiptare, duke u mohuar kështu banorëve të saj prekjen e këtij trualli të tyre? Fryma orientale e sekretit, që tashmë nuk ekziston, e ruajtjes së fshehtësisë nën frymën e zakoneve të shoqërive komuniste, në të cilat lulëzonte arbitrariteti i ushtrisë, tani, kur Google Maps e ka bërë botën aq të vogël, të bën ta vësh buzën në gaz.

Paradokset nuk kanë fund. Djaloshi tërheqës e i këndshëm që na shoqëron, në sjelljen që i dikton detyra, i tërheq vëmendjen njërit prej nesh, kur nga kodra e Orikut të lashtë fotografon në atë krah ku shtrihet ajo që ende mban emrin baza ushtarake. ”Nuk lejohet”, thotë shkurt! “Na duhen ca foto që t’u a shesim amerikanëve”- i përgjigjemi me humor. Në mbrëmjen e asaj nate, gjej në Google Maps bazën ushtarake të Pashalimanit dhe e afroj në maksimum. Çdo gjë brenda saj shihet qartë. Ja silueta e vetme e një nëndetëseje. Çfarë ka “sekrete” brenda asaj hapësire është b...zbuluar nga teknologjitë e reja të komunikimit. E megjithatë, trau i kalimit “Zonë ushtarake” qëndron për më se 12 km larg Orikut dhe ne “spiunët” nuk lejohemi të fotografojmë në atë krah ku shtrihet baza!?

Ish-aktori i filmit “Ballë për ballë”, në rolin e të riut shqiptar që rekrutohet e që shërbimin ushtarak e çojnë ta kryejë në bazën e Pashalimanit, tani në postin e rolin e ministrit të Mbrojtjes, duhet t’i lëshojë me dëshirë ca toka që figurojnë “zona ushtarake”, atavizma të shtetit komunist, dhe t’i lejojë qytetarët shqiptarë të shkojnë lirshëm si në Orikun e lashtë ashtu dhe në shkëmbin e Gramatës. Doemos që për këtë duhet një vendim i Këshillit të Ministrave për ndryshim pronësie e për rrjedhojë, nismën e këtij projektvendimi, duhet që ta nxisë e ta nisë drejt Kryeministrisë, Ministria e Kulturës. Bëjeni këtë zotërinj ministra, në të mirë të shoqërisë shqiptare. I gjithë ky ndryshim e lëvizje që do bëni, ka një emër: për një shoqëri të hapur perëndimore.

Autori: Kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë

http://gazeta-shqip.com/kulture/d3c1...66855ef53.html
 
Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.



Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.



Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.



Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.
 
Zurück
Oben