Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Besian Idrizaj (22) an Herzinfakt gestorben

Echt krass.. endlich erfüllt sich sein Traum Profifussballer zu werden und dann das..


RIP
 
kuqi-490x320.jpg




Rruga e mbetur në gjysmë
E përjetoi shumë rëndë ndarjen e Besian Idrizajt nga jeta. Me të marrë lajmin e hidhur, ka udhëtuar drejt Austrisë për ta ndarë dhimbjen me familjen e tij. Shefki Kuqi, i përlotur, rrëfen për Express bisedën e fundit që kishte me Besianin dhe për planet që i kishin bërë së bashku për sezonin e ri.

Nga Valdet Hasani më 17.05.2010 në ora 10:28
Idrizaj.jpg
Besian Idrizaj

Me të marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e bashkëlojtarit Besian Idrizaj – sulmuesi i Swansea Cityt, Shefki Kuqi menjëherë ka marrë rrugën drejt qytetit austriak, Linz.

Kosovari me pasaportë finlandeze ka bërë gjithçka që të udhëtojë drejt Linzit, qytet në të cilin ka ndërruar jetë të shtunën sulmuesi i talentuar, për të qenë sa më afër familjes së Besianit dhe për ta ndarë dhimbjen me ta.

Gazeta Express, të dielën ka kontaktuar reprezentuesin e Finlandës, zëri i të cilit nuk ishte ai që jemi mësuar ta dëgjojmë gjatë intervistave të kaluara. Me të filluar bisedën për tashmë ish-bashkëlojtarin e tij, Kuqi ka filluar të qajë.

“Këta pesë muajt e fundit i kam kaluar me të dhe me familjen tij. Pesë muaj kanë qenë si pesë vjet. Besiani nuk do t’i mungojë vetëm familjes së tij, klubit apo Kosovës, por do t’i mungojë gjithë botës, sepse kush ka dëgjuar për vdekjen e tij, është tronditur me lajmin”, ka thënë vushtrriasi.

“Besiani ka qenë një person jashtëzakonisht i mirë. Ka qenë njeri i atillë që asnjë njeri nuk ka mundur ta thotë një fjalë të keqe për të. Ka qenë një talent shumë i madh. Një djalë shumë inteligjent. Nuk ka shprehje për ta përshkruar atë”, thotë Kuqi i mërzitur tej mase.

Ish-sulmuesi i Crystal Palaces ka kujtuar edhe bisedën e fundit që kishte me Besianin, para se ky i fundit të udhëtojë nga Uellsi drejt Austrisë për të mos u kthyer kurrë më në Liberty Stadium, ku kishin bërë disa plane për sezonin e ri.

“Biseda e fundit që e kam pasur me të është ajo kur i thashë: Besian, prej sezonit tjetër, te ne të dy kanë me ndryshuar shumë sene. I thashë se unë do të të marr përsipër ty, e jo trajneri i ekipit. I thashë se dy javë pa nisur sezoni, unë dhe ti do të stërvitim bashkë, e më pas do të luajmë tandem në sulm në çdo ndeshje. Ai më tha: Në rregull Shefki, çka të thuash ti, unë do të dëgjoj ty. Por ai vdiq dhe më la vetëm”, ka rrëfyer Kuqi, duke qarë me zë.

32-vjeçari ka treguar se Besiani kohëve të fundit ishte në kontakte edhe me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ku kishin biseduar rreth angazhimit në Kombëtaren shqiptare.

Varroset në Kosovë

Shefki Kuqi ka bërë të ditur se ish-futbollisti i Liverpoolit do të varroset në vendlindjen e babait të tij, në Pejë. Sipas 32-vjeçarit, Besianit lamtumira e fundit pritet t’i jepet gjatë kësaj jave.

Përpjekje të kota për ta shpëtuar

Ai i cili e gjeti i pari Besian Idrizajn pas sulmit kardiak gjatë mesnatës së premte, ishte vëllai i tij, Qerimi. Ai ka shpjeguar për mediat austriake momentet tronditëse që përjetoi.

“Kur e pashë, jam munduar që t’ia jap ndihmën e parë dhe ta ringjall vëllanë tim. E kemi dërguar në spital dhe mjekët ishin në luftë për ta rikthyer në jetë për katër orë të plota. Por, fatkeqësisht ishte e kotë”, ka sqaruar Qerim Idrizaj, i cili tregoi se familja e tij e ka përjetuar rëndë këtë humbje të papritur të më të dashurit të tyre.

Besian Idrizaj, i cili ka lindur më 12 tetor 1987 në Baden bei Wien, afër Vjenës, gjatë karrierës kishte kolapsuar dy herë në fushë. Së pari në shkurt të 2008-s, sa ishte pjesë e klubit Wacker Innsbruck, dhe në muajin nëntor, kur bartte fanellën e ekipit austriak, Lask Linz.

FFK ngushëllon familjen Idrizaj

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në emër të klubeve, futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës, u kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Idrizaj, për vdekjen tragjike.
“Vdekja e Besianit është pritur me pikëllim të thellë nga të gjithë në Kosovë. Kjo vdekje është një humbje e madhe edhe për futbollin gjithëshqiptar, e në veçanti këtë të Kosovës, sepse Besiani llogaritej njëra prej shpresave ndërtuese të përfaqësueses së Kosovës për të ardhmen që na pret”, thuhet në ngushëllimin e krerëve të futbollit kosovar.

Swansea, në zi

Vdekjen e papritur të Besian Idrizajt e kanë përjetuar rëndë edhe bashkëlojtarët, trajneri dhe udhëheqësit e klubit Swansea City. “Është një periudhë mjaft pikëlluese për ne. Është pikëlluese për të gjithë familjen e Swanseas, por edhe më shumë për familjen e tij të ngushtë. Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për ta”, ka thënë menaxheri i Swanseas, Paolo Sousa.

Ai ka njoftuar se llogariste në tashmë të ndjerin Idrizaj, për sezonin e ardhshëm, duke e parë zhvillimin e tij që kishte bërë si futbollist.

“Ai ishte futbollist tek i cili kisha gjithmonë besim. Ai punonte shumë gjatë gjithë sezonit për të qenë i fortë dhe për ta rikthyer formën më të mirë. Mendoj se në fund të kampionatit të gjithë bashkëlojtarët e tij do të mund ta shihnin se çfarë djaloshi i talentuar ishte. Ai po rritej dhe po bëhej më i mirë dhe më i fuqishëm, kështu që prisja nga ai që t’ua shfaqte të gjithëve talentin në Championship sezonin e ardhshëm duke luajtur rregullisht”, tha Sousa.

“Ai po luftonte fort për ta realizuar ëndrrën e tij dhe është e vështirë të kuptohet se pse shkoi në moshë aq të re. E vetmja mirësi është se ai nuk po vuante dhe ishte afër familjes së tij në atë kohë”, vazhdoi Sousa.

Kosova nderon Idrizajn

Në ndeshjet e xhiros së 30-të të Superligës është mbajtur një minutë heshtje në nderim të Besian Idrizajt.
Kuqi spricht über den Verlust seines Sturmpartners :(
 
rip...am ende steht der anfang....mein beileid an die angehörigen.....

es häuft sich in den letzten jahren die todeszahl der profi sportler vorallem im fussball...es ist tragisch und unvorstellbar das junge menschen die sich dem gesunden und sportlichen leben gewidmet haben dann auf einmal an nem herzinfarkt jung sterben.....tragisch und traurig
 
die Nachricht hat mich sehr hart getroffen
hatte noch vorher gehört das er probleme hatte aber das es so kommt ...
rahmet shpirti i past
 
Besian Idrizaj (22) ist tot! Die große Nachwuchshoffnung des heimischen Fußballs starb an einem Herzinfarkt. Sein Bruder fand die Leiche.

Fußball-Österreich steht unter Schock! Besian Idrizaj (22), eines der wohl größten heimischen Stürmer-Talente, ist tot. Der 22-Jährige starb in der Nacht auf gestern völlig unerwartet an einem Herzinfarkt in der Wohnung seiner Eltern in Linz-Urfahr.




Zuletzt stand Idrizaj bei dem englischen Zweitligisten Swansea City unter Vertrag und wollte seine freien Tage am verlängerten Wochenende zu Hause bei seiner Familie in Österreich verbringen.

Sein Bruder versuchte noch, ihn zu reanimieren
Besonders tragisch: Sein Bruder Qerim (24) bemerkte die Tragödie als Erster und versuchte verzweifelt, das Leben von Besian zu retten. Vier Stunden lang kämpften die Ärzte im Krankenhaus um Idrizajs Leben – vergeblich.
Der 22-Jährige zählte zu den größten Talenten im österreichischen Fußball. Er war Nationalspieler, zuletzt spielte er bis zum Jahr 2008 in der U21.
Mit 16 Jahren debütierte der Stürmer in der Kampfmannschaft des LASK. Nur kurz danach sorgte er mit einem Sensationstransfer zum englischen Traditionsklub FC Liverpool in der Fußballwelt für Aufsehen. Im Frühjahr 2008 wurde er an Wacker Innsbruck in die Bundesliga verliehen.

Schon gegen Sturm Graz brach er einmal zusammen
Idrizaj war bereits zwei Mal ohne Fremdeinwirkung am Spielfeld zusammengebrochen. Am 20. Februar 2008 beim Spiel gegen Sturm Graz blieb der Jungstar einige Minuten lang bewusstlos am Rasen liegen. Die Ärzte stellten eine Rechtsherz-Überlastung fest, verordneten Idrizaj eine Pause.
Noch im selben Jahr passierte im November bei einem LASK-Probetraining dasselbe. Einer Operation wollte sich Idrizaj bis zuletzt aber nicht unterziehen. „Es ist ihm körperlich noch nie so gut gegangen wie jetzt gerade“, erzählt sein Bruder Qerim.
Umso unerwarteter wurde die Familie Idirizaj vom Tod getroffen. „Wir sind völlig am Boden zerstört“, trauert Qerim.
 
Herr Idrizaj, Sie waren der Erste, der Ihren Bruder nach dem Herzinfarkt in der Nacht gefunden hat. Wie haben Sie reagiert?

Qerim Idrizaj: Ich habe sofort versucht, Erste Hilfe zu leisten und meinen Bruder zu reanimieren. Im Krankenhaus kämpften die Ärzte noch weitere vier Stunden um sein Leben. Doch leider vergeblich.

Wie kann man sich seinen Tod erklären? War er denn gesundheitlich stark angeschlagen?

Idrizaj: Nein, überhaupt nicht! Es ist ihm körperlich noch nie so gut gegangen wie jetzt gerade. Aber er hatte schon in der Vergangenheit Probleme mit dem Herzen. Bereits in Innsbruck beim Match gegen Sturm und bei einem LASK-Probetraining ist er zusammengebrochen.

Wie geht es jetzt der ganzen Familie nach diesem tragischen Schicksalsschlag?

Idrizaj: Es ist einfach furchtbar. Wir haben uns so auf seinen Besuch aus England gefreut, wollten die Tage gemeinsam verbringen. Unsere Eltern, mein Bruder und meine Schwester sind völlig am Boden zerstört. Die Gefühlslage schwankt zwischen Trauer, Entsetzen und Aggression.
 
Hatte wirklich Talent, Aber wie Legija schrieb häufen sich solch Tragödien im Profisport. Mein Beileid der Familie. Wußte gar nicht dass er aus Linz ist der Junge.

Ich kenne den Krankheitsverlauf nicht aber wie kann es passieren dass bei Untersuchungen ein scheinbar schweres Herzleiden nicht bemerkt wird? Hochleistungssport wäre ja nicht mehr denkbar.

Traurig...
 
Zurück
Oben