Gentos
Gesperrt
Këtë vit eksportet “Made in Albania” u rritën 70%
Publikuar: E premte, më 20 gusht 2010
Korçë, 20 gusht - Ekonomia shqiptare ka shënuar zhvillimet më të mëdha reale dhe më pozitive gjatë vitit 2010, mes të cilave evidentohet një rritje me 70 për qind e eksporteve “Made in Albania”, deklaroi të premten kryeministri Sali Berisha, në ceremoninë e përurimit të godinës së re të një fabrike birre, një investim i biznesit privat me vlerë mbi 20 milionë euro.
Berisha solli në vëmendje se qeveria që drejton ia ka dalë të krijojë një mjedis më miqësorin në Evrope dhe botë për bizneset. “Shqipëria nga vendi me investime të ndaluara në Evropë dhe botë, është sot vendi që e tejkalon me 27 pikë, për lehtësitë në regjistrimin e biznesit, mesataren e vendeve më të zhvilluara të planetit, anëtare të OECD-së. Për ne, shqiptarët, është një arritje historike fakti se investimi në gjithë sektorët në Shqipëri, krahasuar me vendet mesatare të OECD-së është 7 pikë përpara, 7 për qind më i mirë”, tha Berisha, duke theksuar se “në këto pesë vite ne e ndryshuam mjedisin për investimet”. Në drejtim të investimeve, siç informoi Berisha, Shqipëria qëndron në pozicionet më të larta, në vendin e 14-të në botë, sikurse është një nga vendet me liri fiskale më të lartë në botë, mbi 94 për qind.
Berisha paralajmëroi thellim të mëtejshëm të reformave për të përmirësuar akoma më shumë klimën e biznesit.