FloKrass
Dvoglavi orao
![Kosovo Kosovo](https://balkanforum.info/misc/flags/shiny/32//Kosovo.png)
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Albanische Kinder aus der Ukraine in albanischen Volkstrachten
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Kulturverein der ethnischen Albaner in der Ukraine
E folmja e shqiptarëve të Ukrainës i ruan dy tipat morfologjike të mbiemrave
Togfjalëshat e tipit ujë mali me gjithë karakterin arkaik të ndërtimit të tyre, vazhdojnë të jenë një tip i gjallë në mbarë shqipen dhe në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës. Megjithatë, gjymtyra e dytë të këtyre togfjalëshave në të folmen në shqyrtim tregon vetëm raportin e tërësisë ndaj pjesës (të ashtuquajtur “pseudo-partitive constructions” [Koptjevskaja-Tamm 2002]): n’i thes kot’e ‘një thes drith’, dymsë mshat ‘gjysma e fshatit’.
3. E folmja e shqiptarëve të Ukrainës i ruan dy tipat morfologjike të mbiemrave. Tipi kryesor është ai me paranyjëzim (i bardë ‘i bardhë’, i mirë), ndërsa përdoren edhe disa mbiemra të panyjshëm (taze bukë ‘bukë taze’). Me interes për të vënë re është prania e mbiemrave të formuar me prapashtesën -shëm (> -shmi, -shma): i mentëshmi djal ‘djali i mençur’, a mentëshma çupa ‘vajza e mençur’, ashtu edhe në gegërishten dhe në gjuhën standarde shqipe, ndërsa një dukuri i tillë nuk i përket sot toskërishtes si dialekt. Sipas mendimit të dialektologëve shqiptarë, “ka të ngjarë të kemi aty ruajtjen e një dukurie, të cilën toskërishtja do ta ketë humbur pas shpërnguljes së shqiptarëve të Ukrainës” [Gjinari, Shkurtaj 2000: 372].
4. Përemrat vetore janë po ata të mbarë shqipes, me përjashtimin e disa formave të ngjashme me ata të toskërishtes juglindore: ma juve ‘me ju’, ta nevo ‘te ne’. Për t’u përmendur është forma aju për vetorin e vetës së tretë, gjinia mashkullore. Kjo formë mund të jetë një zhvillim i lidhur me formën e vjetër ay ‘ai’, që vërehet pikërisht në të folmet e toskërishtes veriore [ADGJSH 2007: 273]. Një formë e ngjashme të përemrit vetor ‘ai’ del në të folmen e Mandricës (aju [Domi, Shuteriqi 1965: 109]). Duhet përmendur edhe fakti se formë të tilla nuk janë karakteristike për të folmet periferike, që ruajnë relativisht mirë trajtat arkaike, d.m.th. për ato të diasporave të Italisë dhe të Greqisë, ashtu edhe për çamërishten [ADGJSH 2007: 273].
5. Në sistemin foljor të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës, përveç inovacione të shumta, shfaqen format e dukuritë e lashta, sidomos:
- dukuri e lashtë në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës është ruajtja e mbaresës -n në të tri vetat njëjës për foljet me -oj (pënon ‘unë punoj, ti / ai punon’, dërgon ‘unë dërgoj, ti / ai dërgon’). N-ja në vetën e parë njëjës rezulton nga forma më e vjetër mbaresës -nj [Sitov 1976: 196], që përmban në thelb një element të mbaresës së dikurshme i.e. dhe ka dalë nga shkrirja e n-së fundore të temës me elementin e parë të mbaresës së lashtë -iõ [Demiraj 2002: 684]. Forma -nj ruhet edhe sot e kësaj dite në të folmet e toskërishtes juglindore dhe në ato të Çamërisë, Italisë dhe Greqisë [ADGJSH 2007: 334], kurse në mbarë shqipen ajo ka dhenë -j (bë-nj > bë-j). Por kjo dukuri në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës mund të trajtohet edhe si një inovacion lidhur me një proces analogjik, pas të cilit forma e vetës së parë njëjës përkoi me atë të vetës së dytë dhe të tretë [Zhugra, Sharapova 1998]. Mund të krahasojmë atë me të folmen e Mandricës, në të cilën mbaresat e vetave të parë dhe të tretë njëjës u njësuan (un / ai shkron, dëften), kurse foljet në vetën e dytë të njëjësit dalin me mbaresën -sh (punosh, bësh). Gjuhëtarët shqiptarë e shpjegojnë këtë dukuri me kontaktin e vazhdueshëm me bullgarishten [Domi, Shuteriqi 1965: 111].
- në të folmen në shqyrtim ruhen mbaresat -ëm (< -ëmë) dhe -ën (< -ënë) për foljet me bashkëtingëllore në vetën e parë dhe të tretë shumës të kohës së tashme: γapëm ‘hapim’, γapën ‘hapin’; dalëm ‘dalim’, dalën ‘dalin’. Për sa u përket të folmeve të shqipes së sotme, trajta e tillë ruhen në mënyrën sporadike në disa pika në Çamëri, Itali dhe aty-këtu në të folmet e gegërishtes verilindore [ADGJSH 2007: 330], kurse në shumicën e të folmeve sot shfaqet një tipar të përbashkët të mbarë shqipes (hapim, dalim etj.).
- veta e tretë njëjës të kohës së pakryer del me mbaresën -n’i: silln’i ‘sillte’, zallaγitn’i ‘fliste’. Kjo mbaresë dëshmohet edhe në disa të folme konservative të diasporës arbëreshe të Italisë si -nij / -nej (për shembull, veshnej / veshej, veshnij / veshij) [ADGJSH 2007: 348]. Mbaresa -te / -nte e shqipes standarde është një mbaresë relativisht e re, që filloi të përdorej në ato raste, kur pas rënies së hershme të mbaresës vetore përkatëse veta e tretë njëjës e së pakryerës i ngjante formës së kohës së tashme (hap, mbyll, banj / bënj) [Demiraj 2002: 770]. Më sa duket, e folmja e shqiptarëve të Ukrainës ruan një tipar e vjetër në të pakryerën, kurse në vetën e tretë njëjës të kohës së tashme përdoren format foljore me mbaresën -n si në mbarë shqipen (pënon ‘ai punon’, etj.).
- foljet ndihmese kam, jam në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës dalin si ish, k’ish / t’ish në vetën e tretë njëjës të kohës së pakryer (khs. ishte, kishte në shqipen standarde). Sipas Shaban Demirajt, “mbaresa -te e vetës së tretë njëjës të kohës së pakryer... është përftuar gjatë evolucionit historik të shqipes dhe është relativisht e re” [Po aty: 688]. Te autorët e vjetër forma pa -te ishin mbizotëruese, megjithatë format e reja me atë mbaresë dalin qysh tek Budi dhe përdoren rëndom krahas formave pa mbaresë. Në shqipen e sotme forma të lashta pa mbaresë ruhen ende në disa nga të folmet e arbëreshëve të Italisë dhe në ato të Çamërisë, kurse në gegërishten lindore ato përzihen me format e mbarë shqipes [ADGJSH 2007: 341].
- mbaresa arkaike -ë e vetës së parë njëjës, e cila është ruajtur vetëm në format e aoristit sigmatik të tipit dha-sh-ë te një numër i kufizuar foljesh [Demiraj 2002: 792] dhe nuk shqiptohet aspak në mbarë shqipen, në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës është vënë në dukje në materialet e fillimit të shekullit XX (nok e paša ‘nuk e pashë’ – te Derzhavini) dhe ruhet mirë deri në kohën tonë: nok a pashë ‘nuk e pashë’.
Gjithashtu një trajtë e re të zhvilluar si rezultat të evolucionit të brendshëm të së folmes është ndërtimi i formave të kohës së ardhshme me pjesëzën at (< ot) / ad (< od) / o: ad jap ‘do të jap’, ad lamë ‘do të lajmë’, adet ‘do të vete’, o vdes ‘do të vdes’. Në të njëjtën mënyrë përbëhen format e kohës së ardhshme në të folmen e Mandricës: o t’vejsh dë klisha, aj o t’të haj [Domi, Shuteriqi 1965: 114]. Sipas mendimit të autorëve që merreshin me atë të folme, format në shqyrtim ndërtohen me pjesëzën do të reduktuar në o, po ashtu si në disa të folme të toskërishtes.
IV. Përfundim.
Siç u vu në dukje në artikullin tonë, në të folmen e sotme të shqiptarëve të Ukrainës elemente e veçori të lashta janë gërshetuar me trajta mjaft të reja, të cilat u zhvilluan në periudhën pas mërgimit të paraardhësve të shqiptarëve të Ukrainës nga trojet shqiptare në Bullgari dhe më pas në Perandorinë Ruse. Disa nga dukuri fonetike dhe morfologjike të së folmes me siguri mund të konsiderohen si të lashta, që vërtetohet me të dhënat e dialektologjisë historike dhe të studimeve krahasuese. Nga ana tjetër, ka edhe trajta të tjera, si, për shembull, monoftongizimi i diftongjeve, të cilat nuk pranohen si arkaizmat në të folmen në shqyrtim, megjithatë ka kohë që këto trajta ekzistojnë në dialekte të tjera të shqipes. Prandaj i mund të konsiderojmë si rezultate të zhvillimit të brendshëm të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës, i cili ndodhej gjatë kohëve në shkëputje nga areali shqipfolës.//
Maria Morozova, Sankt-Peterburg
Gazeta C - Shqiptarët e Ukrainës .E folmja e shqiptarëve të Ukrainës i ruan dy tipat morfologjike të mbiemrave
Anhänge
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.