Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Die Kosovo-Regierung unter Thaci

32 kamionët e Zvonko Veselinoviqit punuan në “Rrugën e kombit”



17zvonko_1701120845_1.jpg



Publikuar: 17.01.2012 - 08:44


Prishtinë, 17 janar – Vepra me të cilën krenohet kryeministri Hashim Thaçi është ndërtuar edhe nga persona të kërkuar për krim të organizuar. Kamionët e kriminelit të shumëkërkuar Zvonko Veselinoviq kanë kontribuuar në ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Këtë fakt e ka nxjerrë Prokuroria e Beogradit, e cila ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga Zvonko Veselinoviq dhe dy personave të tjerë, kamionë këta të kompanisë ’Hipo alpe Adria lizing’.

Prokurori serb Milko Radisavleviq ka thënë për mediat serbe se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e autostradës së parë kosovare. Sipas prokurorit, përveç Veselinoviqëve, të dyshuar për këtë janë edhe Milan Radojnçiq dhe Dragan Qurçiq.

“Sipas prokurorit Radisavleviq, këta kamionë janë përdoruar në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Tiranë”.

32 kamionët e Zvonko Veselinoviqit punuan në “Rrugën e kombit”

Ist ein Artikel vom Januar aber leider fand das in der Öffentlichkeit keinen grossen Anklang. Zvonko Veselinovic, einer der grossen Kriminellen des Nordens, hat an der ersten Autobahn des Kosovo mitgearbeitet. Zahlreiche Leser hatten auch berichtet, dass man LKW's mit Belgrader Autoschildern an den Baustellen beobachtet hat. Diesem Z.V. wird nun wohl der Prozess gemacht, da er auf illegale Art und Weise sich diese 32 LKW's angeeignet hat.

Kranke Welt, kranke Kosovo-Regierung.
Hier nochmal die Grafik, welche die Beziehung zwischen Hashim Thaci und Zvonko Veselinovic aufzeigt.
75688157.png


Hier ein Auszug aus einem brandaktuellen Artikel, der sich mit den Spannungen in Nord-Mitrovica befasst, bei dem Polizeistützpunkte angegriffen wurden und ein albanischer Zivilist ums Leben kam (weitere 5 Personen wurden verletzt):

Burime të gazetës njoftojnë se grupit prej 200 serbëve iu ka prirë Zharko Veselinoviq, vëllai i kapos së krimit të veriut të Kosovës, Zvonkos.
Zu Deutsch: Quellen der Zeitung berichten, dass die Gruppe, bestehend aus 200 Serben, von Zarko Veselinovic, dem Bruder des Oberkriminellen im Norden, Zvonko Veselinovic, angeführt wurde.
Serbët pushtojnë pikat statike të policisë në Mitrovicë - Lajme - Koha Net

Perversion auf höchstem Niveau. Go Drenica!
 
Nach den Korruptionsskandalen in den Ministerien für Gesundheit und Finanzen treten 2 stellvertretende Minister zurück.

Bujar Bukoshi e Astrit Haraqija kanë dhënë dorëheqje



Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Publikuar: 09.07.2012 - 17:14Prishtinë, 9 korrik - Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi dhe zëvendësministri i Financave, Astrit Haraqija, që të dytë pjesë e Listës Ibrahim Rugova, kanë dhënë dorëheqje nga postet e larta qeveritare që mbanin.Dorëheqjen e tyre këta zyrtarë e kanë konfirmuar për Koha.net.
Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e dy anëtarëve të kabinetit Thaçi, Bujar Bukoshit dhe Astrit Haraqisë.
Në komunikatën e Qeverisë thuhet se kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Astrit Haraqija deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Sipas komunikatës, zëvendëskryeministri Bukoshi dhe zëvendësministri Haraqija këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre.
Bukoshi dhe Haraqija theksojnë se do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, të bindur në pafajësinë e tyre.
Po ashtu, ata potencojnë se si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës, thuhet më tej në komunikatën e Qeverisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar mirëkuptim ndaj këtij akti moral dhe juridik të dy zyrtareve.
Duke e falënderuar Bukoshin dhe z. Haraqija për punën e tyre në Qeveri, kryeministri Thaçi nga sot i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani.

Bujar Bukoshi e Astrit Haraqija kanë dhënë dorëheqje - Lajme - Koha Net
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Ambasadori Selimi në “BMW 7”

8:38 / 8.06.2012

Ish-komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi, duket se ka pasur arsye të forta që ka lënë jetën ushtarake, edhe pse një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij e kaloi në uniformë.
Menjëherë pasi që u bë ambasador, ai i ka vendosur që rrugët e Shqipërisë t’i përshkojë me veturën më të re të markës BMW, dhe jo me atë të paraardhësit të tij, shkruan “Zëri”.

Burime të “Zërit” nga kjo ambasadë kanë treguar se Selimi ka kërkuar që gjatë shërbimit si ambasador i Kosovës të ketë në dispozicion veturë të re, “më të fortë sesa shumica e ambasadorëve tjerë në Tiranë”


“Ai kur ka ardhur në Tiranë, e ka pasur në dispozicion një veturë “BMW 5”, por nuk i ka pëlqyer. Nga fillimi i majit e ka thirrur në drekë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe gjatë drekës në restorantin ‘Grepi i Artë’, që është njëri ndër restorantet më në zë në Shqipëri, e ka shfaqur dëshirën që të ketë një veturë të re, e ka kërkuar decidivisht një BMW 7”, thotë ai.

Ky zyrtar i Ambasadës së Kosovës në Tiranë, thotë se personeli i MPJ-së nuk ia kanë “prishur qejfin”, ndërsa me procedurë të shpejtë ia kanë blerë atij veturën e preferuar, vlera e të cilit sillet rreth 50 mijë euro.

“Ambasadori ka dashur që të ketë veturë tepër luksoze... Në Tiranë vetëm ambasadori amerikan dhe ai i Turqisë i kanë veturat më të mira sesa ky”, rrëfen ai, duke thënë se edhe vetura e mëhershme vazhdon të mbetet në shërbim të ambasadës.

Mirëpo, zyrtarët e MPJ-së e kanë një arsyetim tjetër. Sipas tyre, MPJ ka qenë e obliguar që ta blejë një veturë të tillë, me qëllim që ta ketë në dispozicion gjatë takimeve të ndryshme që zyrtarët e MPJ-së kanë në Tiranë, me zyrtarë të vendeve të ndryshme perëndimore.

“Ajo është blerë për nevoja të ambasadës, jo të ambasadorit dhe është blerë për shkak se kemi fluks të madh të delegacioneve të Kosovës atje për shkak të aktiviteteve që ne i bëjmë në Tiranë. Ajo është në procedurë të blerjes, Komisioni ka qenë i formuar prej MPJ-së dhe janë duke i zhvilluar procedurat për blerjen e veturës”, thotë sekretari i MPJ-së, Nagip Skenderi. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/lajme/ambasadori-selimi-ne-bmw-7-2-22933.html
 
Ndiqet penalisht kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku

Publikuar: 10.06.2012 - 08:35
Prishtinë/Drenas, 10 qershor – Nexhat Demaku mund të ketë fat të njëjtë me Xhabir Zharkun e Bajrush Xhemajlin. Po akuzohet për vepër penale të dënueshme deri në dhjetë vjet burgim.

Kundër Demakut, kryetar i Komunës së Drenasit, ka nisur tashmë një proces gjyqësor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëkryerje me dy zyrtarë të tjerë komunalë. Aktakuza e ngritur nga prokurorja e Qarkut të Prishtinës, Drita Hajdari, është konfirmuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nuk është mbajtur ndonjë seancë deri tash.

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku (1976), që është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, akuzohet se ka kryer këtë vepër penale, duke mos respektuar vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilat e detyronin që t’ia njihte të drejtën pronësore të një toke në Drenas familjes Hasi. Të akuzuar bashkë me të janë edhe drejtori i Kadastrës, Mehdi Kurrumeli (1960), dhe referenti në Drejtorinë e Kadastrës, Shefqet Morina (1958).
 
Pacolli mashtroi Antikorrupsionin
Pacolli mashtroi Antikorrupsionin - Lajme - Koha Net

Në Dubai me pare të shtetit
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/47817/ne-dubai-me-pare-te-shtetit/


SHIRITI I KORRUPSIONIT

Nga Lirita Halili 21 Prill 2012 08:14

Prokuroria e Qarkut ka ngritur aktakuzë kundër dy ish-ministrave, Astrit Haraqija e Valton Beqiri. Mbi ta rëndojnë dyshimet për dëmtim të buxhetit të Kosovës për 388 mijë euro. Për të njëjtat vepra akuzohen edhe Armond Morina e Nehat Fazliu. Këta të fundit, sipas Prokurorisë, i morën paratë, por filmat nuk u realizuan kurrë.

Për 388 mijë euro, dy ish-ministra kosovarë do të ulen shumë shpejt në bankën e të akuzuarve. Astrit Haraqisë e Valton Beqirit i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë nën dyshimet se në kohën sa kanë qenë ministra të kulturës, që të dy kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me lidhje të dëmshme të kontratave.

Këta dy ish- ministra dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën e tyre zyrtare. Kështu ata tash janë të obliguar të dalin para gjykatës e të japin përgjegjësi penale për projektet e parealizuara të filmave “Mysafiri në sofër” dhe “Power Cuts”.

Astrit Haraqia akuzohet për dy vepra penale të shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë, vepra e parë ka të bëjë me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Concordia Pictures” me pronar Nehat Fejzën, me ç’rast i pandehuri Haraqija, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 188 mijë eurosh.

Edhe vepra e dytë penale, që rëndon mbi këtë ish-ministër, është e ngjashme me atë të parën. Dallimi i vetëm është shifra më e vogël e të hollave, me të cilat ai ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Shiriti i Korrupsionit - Nacionale - Gazeta Express

 
Politikanët më të pasur se shteti, Grabovci dhjetëfishoi pasurine

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet (PDK), Adem Grabovci, në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro.
Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar 1 milionë e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në bankat në vlerë prej 21 mijë euro.
Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro.

Në vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro. Për pesë vjet pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar.
Ish- komandanti i UÇK-së, Azem Syla, ka deklaruar 170 mijë euro pasuri të paluajtshme, 30 mijë euro veturë të markës “Landrover”.
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar 255 mijë euro pasuri të paluajthshme dhe 17 mijë euro veturë.
Më i varfër se të gjithë deputetët është lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, i cili nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme. Ai ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi prej më pak se 18 mijë euro dhe 1384 euro në vit të ardhura si kolumnist në gazetën “Zëri”.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri, nuk e ka deklaruar pasurinë. Ndërsa bashkëpartiaku i Beqirit, Arben Gashi, ka deklaruar 150 mijë euro pasuri të paluajtshme, 35 mijë euro vetura, 15 mijë euro para të gatshme në banka*.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar 460 mijë euro pasuri të paluajtshme, vetura në vlerë prej 15 mijë euro.

Politikanët më të pasur se shteti, Grabovci dhjetëfishoi pasurinë - Lajme - Koha Net

In 5 Jahren sein Vermögen verzehnfacht...
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Zurück
Oben