Nach den Korruptionsskandalen in den Ministerien für Gesundheit und Finanzen treten 2 stellvertretende Minister zurück.
Bujar Bukoshi e Astrit Haraqija kanë dhënë dorëheqje
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Publikuar: 09.07.2012 - 17:14Prishtinë, 9 korrik - Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi dhe zëvendësministri i Financave, Astrit Haraqija, që të dytë pjesë e Listës Ibrahim Rugova, kanë dhënë dorëheqje nga postet e larta qeveritare që mbanin.Dorëheqjen e tyre këta zyrtarë e kanë konfirmuar për Koha.net.
Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e dy anëtarëve të kabinetit Thaçi, Bujar Bukoshit dhe Astrit Haraqisë.
Në komunikatën e Qeverisë thuhet se kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Astrit Haraqija deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Sipas komunikatës, zëvendëskryeministri Bukoshi dhe zëvendësministri Haraqija këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre.
Bukoshi dhe Haraqija theksojnë se do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, të bindur në pafajësinë e tyre.
Po ashtu, ata potencojnë se si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës, thuhet më tej në komunikatën e Qeverisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar mirëkuptim ndaj këtij akti moral dhe juridik të dy zyrtareve.
Duke e falënderuar Bukoshin dhe z. Haraqija për punën e tyre në Qeveri, kryeministri Thaçi nga sot i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani.
Bujar Bukoshi e Astrit Haraqija kanë dhënë dorëheqje - Lajme - Koha Net