Shëtit qenin me veturë të Qeverisë!
Se veturat zyrtare te qeverisë keqpërdorën kjo ka qenë e ditur, mirëpo se ato shfrytëzohen edhe për shëtitjen e qenve kjo vërtetë është e papranueshme.
Kjo veturë zyrtare është fotografuar dje pasdite në fshatin Hajvali të Prishtinës e cila ishte rrugës për Graçanicë.
Se qeni të kënaqet edhe më shumë në vozitje, zyrtari i qeverisë i’a kishte hapur dritaren veturës për pak freski.
Qejfi thonë se është më i madh se Stambolli, por ky qejf i këtij zyrtari qeveritar kalon të gjitha qejfet e qejfeve./Indeksonline/
_______________________________________________________________________________________________________________________________
QEMAJL SHPENZUESI
Nga Express | 03 Maj 2013 15:07
Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa gjatë qeverisjes së Komunës ka harxhuar treqind mijë euro për tri vjet në dreka e darka zyrtare. Ai ka punësuar edhe familjarë në komunë, ndërsa shkel edhe ligjin pasi jeton në Prishtinë dhe jo në qytetin, të cilin e udhëheq.
Nëse Kryetari i Gjilanit, Qamajl Mustafa do ta ndiqte shembullin e kreut të Hanit të Elezit, atëherë në buxhetin e komunës do të kishte së paku edhe treqind mijë euro më shumë.
Kjo për shkak se Komuna e Gjilanit
vetëm për darka e dreka zyrtare ka shpenzuar 296 mijë e 277 euro.
Për këto vite, Mustafa ka harxhuar me veturë zyrtare
15.186,6 litra karburante, apo shprehur në vlerë monetare, janë shpenzuar
18.527 Euro.
Gjersa e tërë Komuna e Gjilanit
për tri vite ka shpenzuar 434.964 euro për karburante për vetura.
Komuna më e madhe e rajonit të Anamoravës ka harxhua mjete edhe për
udhëtime dhe mëditje jashtë vendit në vlerë prej 144 mijë e 335 euro për tri vite.
Krejt këto janë gjetjet e Institutit GAP për Komunën e Gjilanit.
Në raport thuhet se Gjilani ka përmbyllur vitin 2012, duke u kategorizuar si komuna me shkallën më të lartë të borxhit publik, me rënien e nivelit të të hyrave komunale dhe me rritjen e shpenzimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve.
Gjatë fushatës zgjedhore të 2009,
Mustafa kishte premtuar së paku realizimin e 25 projekteve të ndryshme. Në bazë të hulumtimit të GAP del se pas tri viteve të qeverisjes në Komunën e Gjilanit,
8 premtime janë përmbushur, 12 tjera nuk janë përmbushur, ndërsa në 5 premtime ka pasur nisma dhe rezultate evidente, por nuk mund të konsiderohen akoma premtime të përmbushura thuhet pos tjerash në raportin e GAP-it.
Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa gjatë fushatës së vitit 2009 i ftonte gjilanasit të fotografohen në qytet dhe të ruajnë fotografitë si kujtim se pas katër vitesh qyteti i tyre do të ndryshonte rrënjësisht.
Mirëpo, sipas Raportit të GAP’i, pas afro katër viteve të qeverisjes në mandatin e dytë, pamja e Gjilanit është ajo e katër viteve më parë.
Në raport thuhet se Gjilani ka përmbyllur vitin 2012, duke u kategorizuar si komuna me shkallën më të lartë të borxhit publik, me rënien e nivelit të të hyrave komunale dhe me rritjen e shpenzimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve.
Pak muaj pas marrjes së mandatit të dytë, Qemajl Mustafa paralajmëron dorëheqje nga posti me arsyetimin se nuk i ka duart e lira për të qeverisur. Ai me këtë ka akuzuar subjektin e tij PDK se ka zgjedhur drejtorët komunalë me imponim, pa e pyetur atë për profilin e tyre. Një muaj pas kësaj, në prill 2010, Mustafa paralajmëron sërish dorëheqje, kësaj radhe me arsyetimin se niveli qendror i qeverisjes nuk po e mbështet financiarisht për t’i përmbushur objektivat e parapara zgjedhore. Edhe për kundër këtyre paralajmërimeve, Mustafa nuk u tërhoq nga pozita e të parit të komunës, por vetëm nga Kryesia e PDK-së në Gjilan.
Sipas raportit kryetari Mustafa është një ndër kryetarët më të përfolur për përzierjet e tij në procedurat e prokurimit dhe lidhjet e tij me bizneset komunale.
Qemajl Mustafa, para marrjes së postit të Kryetarit të Komunës, ishte një biznesmen i suksesshëm. Lidhjet e tij formale dhe joformale me bizneset vazhduan edhe pas zgjedhjes së tij si kryetar, disa herë duke rënë ndesh edhe me ligjet në fuqi.
Për shkak të këtyre lidhjeve, më 30 maj 2012,
Gjykata për Kundërvajtje në Gjilan ka dënuar Qemajl Mustafën me 700 euro për shkak të konfliktit të interesit.
Administrata komunale e Gjilanit është e mbingarkuar me staf.
Për shkak të kësaj, në gusht të 2011, Ministria e Financave nuk kishte lëshuar pagesat për rrogat e stafit të administratës së Gjilanit për më shumë se një javë.
Përveç mbingarkesës së stafit administrativ, Komuna e Gjilanit për këto tri vite të qeverisjes ka punësuar së paku 38 punonjës me kontratë mbi vepër, pagat e të cilëve nuk figurojnë në listën e pagave por paguhen nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Komuna e Gjilanit ka angazhuar individë me kontratë mbi vepër për periudha më shumë se tre vjeçare. Për këto pozita nuk ka pasur konkurs të shpallur. Në këtë formë
është punësuar edhe gruaja e vëllait të Kryetarit Mustafa, si Zyrtare e Personelit në kuadër të Zyrës së Kryetarit.
Kryetari Qemajl Mustafa është kujdesur që të punësojë edhe gruan e tij në kuadër të Drejtorisë së Arsimit, çfarë ka ngjallur reagime publike të partive opozitare dhe mediave. Përveç në administratë, punësimet në baza familjare dhe partiake janë hasur gjerësisht edhe në sferën e arsimit.
Edhe pse udhëheq me Komunën e Gjilanit, Kryetari Mustafa me banim të përhershëm ndodhet në Prishtinë. Përveç se kjo bie ndesh me Statutin e Komunës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, banimi në një komunë tjetër ka krijuar edhe shpenzime shtesë në karburante, ngase përshkrimi i rrugës Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas bëhet me veturën zyrtare të Komunës.
Qemajl shpenzuesi - Politika - Gazeta Express