Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Die Kosovo-Regierung unter Thaci

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Kosova do të marrë vendime të vështira në ditët në vazhdim në bisedimet me Serbinë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të enjten në një takim me gazetarë.

Duket se me këtë qëndrimi i Kryeministrit të Kosovës ka ndryshuar, nuk është ai, që u deklarua në fund të takimit parmbrëmë në Bruksel.

Ai ishte i prerë dhe i qartë se nuk mund të ketë asnjë lëshim nga Kosova, nuk mund të ketë përgjegjësi ekzekutive për Asociacionin e komunave serbe të Kosovës.

Ky ndryshim i qëndrimeve të Kryeministrit të Kosovës nuk është ogur i mirë, përkundrazi mund të ketë prezantimin e një skenari negativ dhe të rrezikshëm për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Kryeministri dorëzohet nga presionet - Kosova - Bota Sot



[h=1]Nuk kaloi mocioni i VV-së për shkarkimin e Bajram Rexhepit[/h]
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Prishtinë, 4 prill - Kuvendi i Kosovës miratoi pak më parë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin nga funksioni të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Nga 95 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit, mocioni i propozuar nuk u miratua pasi kundër tij ishin 51 deputetë, kundër 34 dhe tri abstenime.

Në debatin lidhur me këtë morën pjesë dhjetëra deputetë. Ata të opozitës, VV, LDK dhe AAK, e kritikonin punën e deritashme të ministrit Rexhepi dhe kërkonin shkarkimin e tij, kurse deputetët e pozitës e mbështetnin.

http://koha.net/?page=1,13,141314

Soll heissen, dass 51 Abgeordnete offen zu einem unfähigen Idioten und Dieb halten, damit also nicht im Interesse des Volkes handeln.
Wir erinnern uns an die Pass-Affäre mit der Österreichischen Staatsdruckerei, der diktatorischen Aktion mit der Umstellung des Parlaments, das Niederbrennen von Grenzposten, der Tod Enver Zymberis und und und...
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Habt ihr es gesehen wie die im Parlament abgingen ich dachte es kommt noch zu einer Schlägerei
 
Shëtit qenin me veturë të Qeverisë!


foto.php


Se veturat zyrtare te qeverisë keqpërdorën kjo ka qenë e ditur, mirëpo se ato shfrytëzohen edhe për shëtitjen e qenve kjo vërtetë është e papranueshme.

Kjo veturë zyrtare është fotografuar dje pasdite në fshatin Hajvali të Prishtinës e cila ishte rrugës për Graçanicë.
Se qeni të kënaqet edhe më shumë në vozitje, zyrtari i qeverisë i’a kishte hapur dritaren veturës për pak freski.
Qejfi thonë se është më i madh se Stambolli, por ky qejf i këtij zyrtari qeveritar kalon të gjitha qejfet e qejfeve
./Indeksonline/

_______________________________________________________________________________________________________________________________

QEMAJL SHPENZUESI

prrahmaniqemajlmustafa5.jpg


Nga Express | 03 Maj 2013 15:07

Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa gjatë qeverisjes së Komunës ka harxhuar treqind mijë euro për tri vjet në dreka e darka zyrtare. Ai ka punësuar edhe familjarë në komunë, ndërsa shkel edhe ligjin pasi jeton në Prishtinë dhe jo në qytetin, të cilin e udhëheq.

Nëse Kryetari i Gjilanit, Qamajl Mustafa do ta ndiqte shembullin e kreut të Hanit të Elezit, atëherë në buxhetin e komunës do të kishte së paku edhe treqind mijë euro më shumë.

Kjo për shkak se Komuna e Gjilanit vetëm për darka e dreka zyrtare ka shpenzuar 296 mijë e 277 euro.

Për këto vite, Mustafa ka harxhuar me veturë zyrtare 15.186,6 litra karburante, apo shprehur në vlerë monetare, janë shpenzuar 18.527 Euro.

Gjersa e tërë Komuna e Gjilanit për tri vite ka shpenzuar 434.964 euro për karburante për vetura.

Komuna më e madhe e rajonit të Anamoravës ka harxhua mjete edhe për udhëtime dhe mëditje jashtë vendit në vlerë prej 144 mijë e 335 euro për tri vite.

Krejt këto janë gjetjet e Institutit GAP për Komunën e Gjilanit.

Në raport thuhet se Gjilani ka përmbyllur vitin 2012, duke u kategorizuar si komuna me shkallën më të lartë të borxhit publik, me rënien e nivelit të të hyrave komunale dhe me rritjen e shpenzimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve.

Gjatë fushatës zgjedhore të 2009, Mustafa kishte premtuar së paku realizimin e 25 projekteve të ndryshme. Në bazë të hulumtimit të GAP del se pas tri viteve të qeverisjes në Komunën e Gjilanit, 8 premtime janë përmbushur, 12 tjera nuk janë përmbushur, ndërsa në 5 premtime ka pasur nisma dhe rezultate evidente, por nuk mund të konsiderohen akoma premtime të përmbushura thuhet pos tjerash në raportin e GAP-it.

Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa gjatë fushatës së vitit 2009 i ftonte gjilanasit të fotografohen në qytet dhe të ruajnë fotografitë si kujtim se pas katër vitesh qyteti i tyre do të ndryshonte rrënjësisht.

Mirëpo, sipas Raportit të GAP’i, pas afro katër viteve të qeverisjes në mandatin e dytë, pamja e Gjilanit është ajo e katër viteve më parë.

Në raport thuhet se Gjilani ka përmbyllur vitin 2012, duke u kategorizuar si komuna me shkallën më të lartë të borxhit publik, me rënien e nivelit të të hyrave komunale dhe me rritjen e shpenzimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve.

Pak muaj pas marrjes së mandatit të dytë, Qemajl Mustafa paralajmëron dorëheqje nga posti me arsyetimin se nuk i ka duart e lira për të qeverisur. Ai me këtë ka akuzuar subjektin e tij PDK se ka zgjedhur drejtorët komunalë me imponim, pa e pyetur atë për profilin e tyre. Një muaj pas kësaj, në prill 2010, Mustafa paralajmëron sërish dorëheqje, kësaj radhe me arsyetimin se niveli qendror i qeverisjes nuk po e mbështet financiarisht për t’i përmbushur objektivat e parapara zgjedhore. Edhe për kundër këtyre paralajmërimeve, Mustafa nuk u tërhoq nga pozita e të parit të komunës, por vetëm nga Kryesia e PDK-së në Gjilan.

Sipas raportit kryetari Mustafa është një ndër kryetarët më të përfolur për përzierjet e tij në procedurat e prokurimit dhe lidhjet e tij me bizneset komunale.

Qemajl Mustafa, para marrjes së postit të Kryetarit të Komunës, ishte një biznesmen i suksesshëm. Lidhjet e tij formale dhe joformale me bizneset vazhduan edhe pas zgjedhjes së tij si kryetar, disa herë duke rënë ndesh edhe me ligjet në fuqi.

Për shkak të këtyre lidhjeve, më 30 maj 2012, Gjykata për Kundërvajtje në Gjilan ka dënuar Qemajl Mustafën me 700 euro për shkak të konfliktit të interesit.

Administrata komunale e Gjilanit është e mbingarkuar me staf.

Për shkak të kësaj, në gusht të 2011, Ministria e Financave nuk kishte lëshuar pagesat për rrogat e stafit të administratës së Gjilanit për më shumë se një javë.

Përveç mbingarkesës së stafit administrativ, Komuna e Gjilanit për këto tri vite të qeverisjes ka punësuar së paku 38 punonjës me kontratë mbi vepër, pagat e të cilëve nuk figurojnë në listën e pagave por paguhen nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Komuna e Gjilanit ka angazhuar individë me kontratë mbi vepër për periudha më shumë se tre vjeçare. Për këto pozita nuk ka pasur konkurs të shpallur. Në këtë formë është punësuar edhe gruaja e vëllait të Kryetarit Mustafa, si Zyrtare e Personelit në kuadër të Zyrës së Kryetarit.

Kryetari Qemajl Mustafa është kujdesur që të punësojë edhe gruan e tij në kuadër të Drejtorisë së Arsimit, çfarë ka ngjallur reagime publike të partive opozitare dhe mediave. Përveç në administratë, punësimet në baza familjare dhe partiake janë hasur gjerësisht edhe në sferën e arsimit.

Edhe pse udhëheq me Komunën e Gjilanit, Kryetari Mustafa me banim të përhershëm ndodhet në Prishtinë. Përveç se kjo bie ndesh me Statutin e Komunës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, banimi në një komunë tjetër ka krijuar edhe shpenzime shtesë në karburante, ngase përshkrimi i rrugës Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas bëhet me veturën zyrtare të Komunës.

Qemajl shpenzuesi - Politika - Gazeta Express
 
Lama: Zëvendësministri i FSK-së, spiun i Beogradit

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Publikuar: 02.05.2013 - 22:02

Prishtinë, 2 maj - Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama, në seancën parlamentare të së enjtes e ka pyetur ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, se pse nuk e thonë të vërtetën në lidhje me zëvendësministrin e FSK-së, Sllavisha Filipoviq i cili është zënë duke dërguar në Beograd informacion në lidhje me armatimin e FSK-së.

Çeku, në përgjigjen e tij, e ka konfirmuar se Filipoviq është zënë duke shkëmbyer e-mail me zyrtarët serbë, në të cilat, sipas tij, ata si ministri nuk kanë vërejtur se ka pasur rrjedhje të ndonjë informacioni të rëndësishëm.

Lama, në një prononcim për Telegrafin tha se në rast se një zyrtar i lartë apo çfarëdo shtetasi i Kosovës bën spiunazh, “ai ka kryer vepër penale që sanksionohet edhe me kodin penal të Republikës së Kosovës - neni 131”.

“Të kryhet një vepër e tillë nga zëvendësministri, minimumi që duhet të bëhej ishte të shkarkohet nga pozita e tij dhe pastaj të akuzohej edhe për spiunazh”, shprehet ajo.

Sipas saj, përpjekja e Ministrisë së FSK-së ka qenë që ky problem të mbetet në hije dhe të mos bëhet e madhe në publik.

“Krejt kjo për shkak të koalicionit, sepse ai është person politik. Mirëpo, kjo është shumë e rrezikshme, sepse të dërgosh të dhënat e FSK-së (që pretendon të jetë Ushtria e Kosovës), në Beograd, do të thotë të rrezikosh seriozisht sigurinë e Kosovës në të ardhmen. Të dhënat që i ka dërguar zëvendësministri, kanë qenë në lidhje me llojin e armatimit, por me siguri ka dërguar edhe të dhëna të tjera. Nuk mund të lejohet që në institucionet e Kosovës të punojnë njerëz të cilët bëjnë spiunazh për ndonjë shtet tjetër”, ka theksuar Lama.

Në anën tjetër, drejtori për informim në Ministrinë e FSK-së, tha për Telegrafin se qëndron prapa fjalëve të ministrit Çeku të thëna në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Fadil Demaku ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion shtesë për rastin e zëvendësministrit Filipoviq, përveç asaj që është thënë sot në Kuvendin e Kosovës nga Agim Çeku.

Lama: Zëvendësministri i FSK-së, spiun i Beogradit - Lajme - Koha Net

Der stellvertretende Verteidigungsminister Sllavisha Filipoviq hat Informationen zur Bewaffnung der kosovarischen Sicherheitskräfte (FSK) an Serbien weitergegeben, das gab selbst Verteidigungsminister Agim Ceku zu. Die Frage ist nun, was für zusätzliche Informationen Filipoviq an Serbien weitergegeben haben soll und wieso Thaçi und seine anderen Kriminellen dazu schweigen.




 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Habt ihr mitbekommen das Pandeli Majko die kosovarische Staatsbürgerschaft beantragen möchte?
Falls er das wirklich vorhat dann wahrscheinlich um in der kosovarischen Politik mitzumischen.
Mit Thaci versteht er sich ja ziemlich gut wäre wahrscheinlich ein Kandidat für die PDK.
 
Habt ihr mitbekommen das Pandeli Majko die kosovarische Staatsbürgerschaft beantragen möchte?
Falls er das wirklich vorhat dann wahrscheinlich um in der kosovarischen Politik mitzumischen.
Mit Thaci versteht er sich ja ziemlich gut wäre wahrscheinlich ein Kandidat für die PDK.

Hab ich auch mit bekommen das mit der Staatsbürgerschaft
 
Zurück
Oben