Warum eigentlich??
Ah ja hast du gehört
Kercova(kicevo) wird albanisch
Ahmeti bashkon Kërçovën
Nga viti i ardhshëm, Zajazi, Osllomej, Vraneshnica e Drugova do t'i bashkëngjiten Kërçovës, me çka dhe do të ndryshojë përkatësia dominante etnike e qytetit, njoftojnë mediet shqipe në Maqedoni. Me këtë Kërçova përfundimisht mbetet komunë me dominim të shqiptarëve
Postuar më, 4 gusht 2011 - Nga viti i ardhshëm, Zajazi, Osllomej, Vraneshnica e Drugova do t'i bashkëngjiten Kërçovës, me çka dhe do të ndryshojë përkatësia dominante etnike e qytetit, njoftojnë mediet shqipe në Maqedoni. Me këtë Kërçova përfundimisht mbetet komunë me dominim të shqiptarëve. Kjo sipas burimeve të ekipit negociues mes BDI-së dhe VMRO-së, ka qenë një vendim nga e cila lideri integrist Ali Ahmeti nuk ka lëshuar pe dhe ka qenë këmbëngulës dhe nuk është tërhequr asnjëherë nga ky vendim.
"Ekipi negociues i VMRO-së ka kërkuar nga ana jonë që bashkëngjitjen e këtyre katër komunave ta anulojmë në vitin 2017, por ne kemi qenë të prerë se Kërçova nuk është objekt i negociatave dhe këtu nuk ka shans që të lëshojmë pe", ka thënë për medie një funksionar i lartë i BDI-së.
Sipas të njëjtit burim, negociuesit e Ahmetit kanë rikujtuar kolegët e VMRO-së se gjatë formimit të qeverisë në vitin 2008, BDI ka lëshuar pe në shenjë të vullnetit të mirë dhe besimit të ndërsjellë, midis partnerëve të koalicionit dhe në vend që kjo të ndodhë në vitin 2009 sipas ligjit të ndarjes territoriale, bashkëngjitja e këtyre komunave të ndodhë pas 4 viteve, pra në vitin 2013.
Pas Strugës, Dibrës, Gostivarit e Tetovës, që me ndarjen territoriale nga viti 2005 janë me dominim të shqiptarëve, nëse përmbushet edhe kjo me Kërçovën, atëherë do jetë kjo komuna e pestë e qytetit me dominim të popullatës shqiptare. Kjo përveç kësaj nënkupton se edhe kryetarët e komunave do jenë nga bashkësitë më të mëdha etnike.