B
Bloody
Guest
Nisin punimet për ndërtimin e anekseve në dy shkolla fillore të Prishtinës
Zyrtarë komunalë dhe ata të USAID-it, inauguruan sot në Prishtinë punimet në ndërtimin e anekseve të shkollës fillore “Iliria” dhe “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, të cilat do të ndërtohen sipas projektit identik, dhe do të kushtojnë nga 137 mijë euro, mjete këto që i ndau komuna e Prishtinës dhe USAID-i. Këto objekte, me nga 6 dhoma mësimi, do të jenë të gatshme për vitin e ardhshëm shkollor. Duke falënderuar USAID-in dhe popullin amerikan për ndihmesën e vazhdueshme në arsim, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa tha se këto 2 anekse do të mundësojnë që të zvogëlohen ndërrimet në këto dy shkolla, që tash për tash punojë me nga 3 ndërrime.
Këto dy objekte janë duke u ndërtuar si pjesë e Projektit të USAID-it për infrastrukturë të vogël të ndërtimit në partneritet në Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale, për zgjerimin e hapësirave shkollore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënës.
RTK