D
Dadi
Guest
finde sie meistens nur in Albanisch oder Englisch, probier's mal mit Google Translate oder was anderem..
Google Translations is fürn Arsch, übersetz du es mir, Wort für Wort.

finde sie meistens nur in Albanisch oder Englisch, probier's mal mit Google Translate oder was anderem..
Google Translations is fürn Arsch, übersetz du es mir, Wort für Wort.
![]()
Kosovë: Fillon prodhimi i energjisë elektrike me erë
![]()
Prishtinë, 16 shkurt - Shoqëria aksionare “Wind Power”, e cila është kompania e parë në rajon që fillon me prodhimin e energjisë së ripërtërishme, sot ka zyrtarizuar fillimin e punës së saj, duke lëshuar në funksion tre impiantë (gjenerator) për prodhimin e energjisë elektrike.
Në ceremoninë e aktivizimit në punë të gjeneratorëve, në kodrën e Goleshit, kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, drejtues të Rregullatorit Energjetik të Kosovës, pjesëtar të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, drejtues të Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës dhe qytetar të shumtë.
Zyrtarizimi i fillimit të punës së gjeneratorëve është bërë nga ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula, dhe drejtori menaxhues i kompanisë “Wind Power” Esad Sadrija.
Ministrja Shiroka-Pula ka thënë se kyçja e tre gjeneratorëve me erë është projekti i parë i këtij lloji në rajon.
“Këta janë gjeneratorët e parë të këtij lloji jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Qeveria së bashku me Zyrën e Rregullatorit po përgatit gjithë dokumentacionin dhe legjislacionin që ka të bëjë me mundësinë e shfrytëzimit të këtyre gjeneratorëve dhe të nxisë investitorët privatë të investojnë në burime të ripërtërishme. Inaugurimi i këtyre tre gjeneratorëve është në përputhje me strategjinë dhe politikën e qeverisë për të zhvilluar sektorin e energjisë dhe për të bërë diversifikimin e burimeve të ripërtërishme” është shprehur Shiroka – Pula.
Ndërkaq, menaxheri i “Wind Power”, Esad Sadrija ka falënderuar të gjitha institucionet e Kosovës që kanë ndihmuar në realizimin e projektit. Ai ka thënë se meritë të veçantë kanë Rregullatori i Energjisë Elektrike, Korporata Energjetike e Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Minierave, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia e Pyjeve dhe Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës.
Ai ka theksuar se gjeneratorët e lëshuar në funksion të martën kanë kapacitet të prodhimit simbolik.
“Ne që kemi investuar këtu jemi kosovarë, investimi s’ka përfunduar ende se janë pika tjera që janë në fazën e investimeve. Kapaciteti momental në Golesh është 1.35 megavat, këto janë investime fillestare”, ka sqaruar Sadrija.
Shoqëria Aksionare “Wind Power” është kompani shqiptaro-gjermane që ka për qëllim prodhimin e energjisë elektrike nga era, duke kontribuar kështu në ruajtjen e ambientit dhe shfrytëzimin e erërave në pjesë të caktuara të Kosovës.
Kjo kompani prodhimin e energjisë elektrike e ka filluar në kodrën e Goleshit, ku janë vendosur tre gjeneratorë, ndërsa pritet së shpejti që gjeneratorë të tillë të vendosen edhe në pika të tjera, duke filluar nga Artana, Rahoveci, Ferizaj e Gjilani.
“Wind Power” rreth dy muaj më parë ka marrë licencën për gjenerimin e energjisë elektrike, ndërsa shumë shpejt do të nënshkruaj kontratë të shitblerjes me Korporatën Energjetike të Kosovës.
Shqipëri-Kosovë, prioritet energjia, turizmi, dhe bujqësia
Synimi për të dalë nga tregjet nacionale dhe hyrë në ato rajonale ka drejtuar bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Energjia, turizmi dhe bujqësia mbeten fushat prioritare me interes të ndërsjelltë.
Në harkun kohor të dy viteve Shqipëria ka nënshkruar me Kosovën rreth 50 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi ekonomik shifër kjo, që përbën numrin më të madh në krahasim me vendet e tjera të rajonit për të njëjtën periudhë kohore.
Ky intensifikim i marrëdhënieve ekonomike përbën një ecuri logjike për aspiratat e përbashkëta për zhvillim dhe integrim në BE. Kosova është vendi i parë në rajon, me të cilin Shqipëria nënshkroi në tetor 2003, Marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë, dhe hoqi taksimin e dyfishtë. Filozofia e këtij hapi ishte që atëhere përtej marrëdhënieve dypalëshe: “Kosova nuk është parë nga Shqipëria vetëm si një treg i ri por si një treg, që i bashkohet tregut të përbashkët rajonal,” thotë zv. Ministrja e Jashtme Edit Harxhi, eksperte për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Por infrastruktura tejet e varfër, mungesa e rrugëve dhe hekurudhave mes dy vendeve e bënin të vështirë aplikimin e kësaj filozofie.
Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës rezultonin ndër më të ultat në rajon. Sipas burimeve zyrtare nga INSTAT-i deri në mesin e vitit të kaluar, eksportet shqiptare kapnin vetëm 2 përqind të totalit të importeve të Kosovës.
Pas përfundimit të rrugës Durrës – Kukës – Morinë nisen të duken shenjat e para të rritjes së volumit të shkëmbimeve tregtare. Sot ato jane 40% më të larta.
“ E veçanta në marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Kosovën është gjallërimi i tyre i dukshëm me ndërtimin e “Rrugës së Kombit” siç quhet autostrada Durrës- Kukës- Morinë,” thotë Edit Harxhi, nënshkruese e disa Marrëveshjeve dhe Memorandumeve të Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve.
Përfundimi i rrugës Durrës- Kukës solli një ngjarje tjetër të rëndësishme në marrdhëniet ekonomike mes dy vendeve: dhënien me koncesion Kosovës të Portit të Shëngjinit, marrëveshje që shënon të parën herë që Shqipëria jep një port me koncesion dhe të parën herë që Kosova ka dalje në det.
Energjia
Kombinimi komplementar i burimeve të energjisë elektrike në të dyja vendet, kërkesat në rritje për energji në rajon e kanë sjellë bashkëpunimin në sektorin energjitik në krye të projekteve dy palëshe. “Kosova e bazon prodhimin e energjisë elektrikre tek termocentralet, duke përdorur qymyrin apo linjitin, me të cilin ajo është shumë e pasur. Kurse Shqipëria nga burimet hidrike. Kombinimi i tyre do të sjellë një funksionim më të mirë të sistemit energjitik jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por në nivel rajonal, në synimin e krijimi të një tregu energjitik rajonal,” thotë Zonja Harxhi.
Këtij qëllimi i shërben realizimi i linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri- Kosovë, e financuar nga Banka Gjermane KfW me një shumë prej 80 milion eurosh. Përfundimi i projektit vitin e ardhshëm do të krijojë mundësi që sistemet energjitike të dy vendeve të integrohen në rrjetin energjitik rajonal.
Turizmi dhe Bujqësia
Vecoritë sprecifike dhe përkimi i interesave e bën bashkëpunimin edhe në këto dy sektore një prioritet për të dyja palët.
"Ekonomia e Shqipërisë si tani ashtu edhe në të ardhmen do të bazohet në bujqësi dhe turizëm. Edhe Kosova po ashtu bazohet në bujqësi. Natyrisht do të shihet në të ardhmen se çfarë do të ndodhë me Veriun e Mitrovicës, me Trepçen, thesarin e Kosovës por bujqësia mbetet për Kosovën bazë,” thotë Zv. Ministrja e Jashtme, Edit Harxhi.
Në bregdetin shqiptar tanimë kanë mbritur investitorë nga Kosova që kanë ndërtuar hotele, restorante, lokale shërbimi apo vende argëtimi. Për Shqipërinë ardhja e investitorëve në fushën e turizmit nga Kosova sjell edhe kulturën e shërbimeve., ku ata janë mjaft më përpara.
”Kanë punuar për një kohë të gjatë në Perëndim dhe kur janë kthyer kanë sjellë përvojën e Londrës, Berlinit, Bonit etj. Shqipërisë do ti duhet që nga ky vit të përmirësojë shumë shërbimet në hoteleri, restorante, ku eshte prapa,” parashikon Edit Harxhi.
Thaçi: Këtë javë nënshkruhet autostrada
Prishtinë, 22 mars - Fjalën e fundit mbi çështjen e nënshkrimit të kontratës me konsorciumin “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Besi do ta thotë Qeveria e vendit këtë të mërkurë. Ekzekutivi, para se të “shtrëngojë duart” me punëkryerësin, pret vendimin e Komitetit Ndërministror për ndërtimin e autostradës që pritet të takohet të martën.
“Afati nuk do të tejkalohet. Këshilli ndërministror të martën e ka takimin e fundit dhe do të marrë vendimin përkatës, ndërsa të mërkurën Qeveria gjithashtu do të vazhdojë me vendimin e saj”, ka thënë kryeministri Thaçi, të dielën në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Konferenca ndërkombëtare e mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, shkruan sot Koha Ditore.
Afati dhjetëditor i kryeministrit për nënshkrimin e kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel & Enka” e vlefshme për ndërtimin e autostradës zyrtarisht kalon këtë të hënë.
“Mund të jetë çështje orësh sa i përket dhjetëditëshit që është përmendur më herët”, ka thënë ai.
Punimet në projektin e autostradës se Kosovës të gjatë rreth 103 pritet të ndahen në dy faza. Për 24 muaj planifikohet të kryhet segmenti Vërmicë - Arllat, ndërsa për 12 muaj do të përfundojë segmenti Sllatinë - Besi.
Përveç afrimit të datës për nënshkrimin e kontratës, zyrtarë qeveritarë ende nuk kanë saktësuar se nga do të merren financat e para për nisjen e punimeve në autostradë. Njëri nga opsionet e mundshme të financimit të autostradës është marrja e kredive nga bankat e kompanisë me të cilën arrihet marrëveshja.
“Në momentin kur të nënshkruhet kontrata aty përcaktohet saktë edhe momenti i fillimit të punimeve”, pati deklaruar ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, duke theksuar se paratë për ndërtimin e autostradës janë të siguruara nga kompania amerikano-turke.
Ministri Limaj, ndërkaq, pati siguruar banorët se asnjë milimetër e tokës që do t’ua marrë autostrada nuk do të mbetet pa u kompensuar.
“Çdo milimetër e pronës në të cilën kalon autostrada do të shpronësohet me çmimin e tregut. Kështu e thotë Ligji mbi shpronësim”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Limaj ka paralajmëruar edhe disa nga format e financimit të ndërtimit të autostradës. Përveç mjeteve prej rreth 22 milionë eurosh të siguruara nga buxheti i Kosovës, Korporata Amerikane e Investimeve (OPIC) ka shprehur interesim që ta mbështetë projektin me 80 milionë euro, ndërsa përmes Bankës Gjermane mund të sigurohen 60 milionë euro. Edhe Banka Amerikane është interesuar që të japë kredi të buta për ndërtimin e autostradës së Kosovës.
Në janar të këtij viti Qeveria ka miratuar propozimin e Komitetit Ndërministror për ndërtimin e autostradës, për të filluar negociatat me kompaninë “Bechtel & Enka”, e cila ka ofruar që një kilometër autostradë ta ndërtojë për 7,5 deri në 8 milionë euro
Deklarimet e mëparshme të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në lidhje me financimin e autostradës, nuk japin përfundim se në cilin institucion financiar saktësisht do të hyjë kredi Republika e Kosovës për ndërtimin e autostradës. Dihet se financimi i autostradës do të bëhet 50 për qind nga kreditë dhe 50 për qind nga investimet nga buxheti i Kosovës.
“Bechtel&Enka” bën gati automjetet për në Kosovë
![]()
Kukës, 23 mars - Konsorciumi amerkian”Bechtel&Enka” po bën përgatitjet logjistike për t’u transferuar në Kosovë për të ndertuar autostraden Vermicë-Prishtinë-Besi, vazhdim i autostardës Durrës-Kukës-Morinë. Ndërkohë që fjalën e fundit mbi çështjen e nënshkrimit të kontratës me konsorciumin “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Prishtinë-Besi do ta thotë Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë. Një numër i madh automjetesh ku përfshihen autobetoniere, autovinça, automjete të tonazhit të rëndë, rula, eskavatorë, autobusë të tipit amerikan “Blue Bird” si dhe automjete të vogla fuoristarda të tipit “Mitsubishi” për transportimin e personelit inxhiniero-teknik, i janë nënshtruar servisit dhe janë të gatshme në pritje të urdhrit për në Kosovë. Këto automjete janë te parkuara në një shesh në hyrje të portalit verior të tunelit të Kalimashit. “Këto automjete i janë nënshtruar servisimit pasi kanë punuar për rreth katër vjet në ndërtimin e autostradës Rreshen-Kalimash dhe tunelit dhe janë në pritje për fillimin e punës në Kosovë”, thotë Asllan Braha, pronar i kompanisë së sigurisë “Braha” që ruan kantieret e kompanisë ‘Bechtel&Enka”. Të gjitha automjetet janë me regjistrim të Tiranës dhe në Shqipëri kanë hyrë me kilometër zero, ndërkohë që Shqipëria ka përfituar të ardhurat nga zhdoganimi i këtyre automjeteve. Kampingu i Fushë-Dukagjinit, rreth 10 kilometër në dalje të qytetit të Kukësit do të jetë fillimisht selia që do drejtojë projektin e rrugës Vërmicë-Besi, por edhe qendra e akomodimit, trajtimit e të gjithë personelit inxhiniero-teknik dhe punëtoreve, me përjashtim të zyrtarëve të lartë të projektit të cilët do të akomodohen nëpër shtëpi private në qytetin e Prizrenit.”Kostoja e lartë e zhvendosjes nga Fushë-Dukagjini në Kosovë si dhe çmimi i lartë i tokës janë disa nga arsyet që na detyrojnë që të mos lëvizim nga Fushë-Dukagjini, të paktën kur punimet do të vazhdojnë në rajonin e Prizrenit”, thekson një burim pranë kësaj kompanie. Kampingu “Bechtel&Enka” nuk përjashtojnë mundësinë e ndërtimit të një kampingu tjetër në Kosovë,pikërisht në Zhur dhe një tjetër në afërsi të Prishtinës, por kjo do të ndodhë kur kompania të ketë avancuar punën më në thellësi të Kosovës.
Folge dem Video um zu sehen, wie unsere Website als Web-App auf dem Startbildschirm installiert werden kann.
Anmerkung: Diese Funktion ist in einigen Browsern möglicherweise nicht verfügbar.
Wir verwenden essentielle Cookies, damit diese Website funktioniert, und optionale Cookies, um den Komfort bei der Nutzung zu verbessern.
Siehe weitere Informationen und konfiguriere deine Einstellungen