Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
[h=5]Hëna dhe Dielli/Ylli i Yllirëve
Pavao Ritter Vitezoviç, është një studiues kroat që shkroi mbi ringjalljen e Kroacisë dhe mbahet prej tyre si nga ë të njohurit për këtë gjë. Vitezoviç i konsideronte të gjitha tokat sllave si ‘Ilirike’ apo ‘Kroate’. Në 1696 Vitezoviç u bëri thirrje popullsisë së mbretërisë kroate për t’i dhënë atij mbështetje me informacion për rikrijimin e emblemave të familjeve e krahinave të ndryshme, duke ndër mend planin e tij që të botonte librin “De Aris et Focis Illyricorum”. Frytet e kësaj thirrje u shfaqën në librin e heraldikës “Stemmatographia, Sive Armorum Illyricorum Delineatio, Descriptio, et Restitutio”, i publikuar në Vjenë në 1701; botimi i dytë u bë në Zagreb në 1702.
[Banac, Ivo. Grbovi: biljezi identiteta (Zagreb: Grafički zavod Hrvatske, 1991)]
Ndër emblemat e ndryshme që Vitezoviç boton, shfaqet edhe ajo që e Ilirisë apo Illyricum. Një gjysmëhënë me një diell/yll në mes. Ky është një simbol i hershëm ilir dhe nuk ka lidhje me popullsinë sllave. Popullsia sllave nëpërmjet përvetësimit të heraldikës së lashtë ilirë synonte të përligjte edhe autoktoninë në gadishullin Ilirik apo Ballkanin e sotëm. Krahas kësaj embleme do shihni të shoqëruar se ky simbol tërësisht shqiptar ekziston si në arkeologji edhe në traditën shqiptare si veshje, ornamente, stoli etj. Pra kemi të bëjmë me një simbol Ilir të trashëguar prej shekujsh, deri ditët e sotme nga shqiptarët. Ky simbol shfaqet edhe në Maqedoni po aq sa edhe në vende të tjera, një shenjë kjo e vijimësisë ilire (ilustrimi për këtë gjendet në veprën “Mission Archeologique”, Heuzey dhe Daumet, Paris 1876). Një tjetër ilustrim që sjell në këtë krahasim të shkurtër është një detaj prej statujës së Kastori ose Polluksit, Itali, me gjasa shek. 2, ekspozuar në “Nelson-Atkins Museum of Art”. Ndër të tjera, kastori mban mbi krye një qeleshe, veshje tradicionale shqiptare e përdoruar akoma sot gjerësisht në të gjitha trevat shqiptare. Ilustrimi i fundit është marrë nga veshjet tradicionale shqiptare të cilat shfaqin pikërisht një simbol të tillë ilir. Ka edhe raste të tjera përsëritje të së njëjtit simbol, çka tregon se ai është tërësisht një simbol ilir i shqiptarëve, trashëgimtarëve të vetëm të kulturës ilirike.[/h]