Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i Ligës së Kombeve, vëzhguesit e talenteve nga Kombëtarja, kanë nisur punën për të afruar në skuadër lojtarë të cilët mund të ndihmojnë Shqipërinë si në këto eliminatore, ashtu edhe në Europian apo Botëror.
Këtë radhë, Kristian Panuçi ka dhënë dritën jeshile për talentin Besir Demiri i cili ka qenë pjesë e Maqedonisë U21 në Euro 2017, ndërkohë që në miqësoren me Azerbaixhanin, Demiri ka debutuar edhe me skuadrën e parë të Maqedonisë, por fakti që debutimi ka ardhur në ndeshje miqësore, nuk e pengon atë të luajë për Kombëtaren kuqezi.
Aktualisht, Demiri aktivizohet me skuadrën e Meriupolit në kampionatin ukrainas, ndërkohë që më parë ka luajtur për Vardarin, ku edhe ka shkëlqyer në kampionatin maqedonas. FSHF ka nisur nga puna për të plotësuar dokumentacionin dhe për t’i dhënë pasaportën shqiptare Demirit e më pas, për të pritru debutimin e tij me Shqipërinë.