Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Fantazisti i kombëtares ndihet mirë te Kotbusi. “Nuk jam më i ri për një klub të madh. Do të rinovoj kontratën”
Pas një pushimi të shkurtër në Austri dhe pranë familjes së tij në Vlorë, Ervin Skela i është kthyer stërvitjes tek Energia Kotbus. Fantazisti i kombëtares është optimist për ecurinë personale dhe ekipit kuqezi gjatë vitit 2009. “Kam besim se do të jetë një vit i mbarë për kombëtaren,”- pohon Skela në një bisedë për “Sportin shqiptar”.
Ndeshja më e afërt paraeliminatore për grupin 1 është më 11 shkurt me Maltën në transfertë, ndërsa më 28 mars me Hungarinë në Tiranë. “Këto dy ndeshjet e para, për ne janë shumë të rëndësishme. Duke parë vlerat që ka ekipi ynë, mendoj se duhet t’i fitojmë të dyja. Me 6 pikë me Maltën dhe Hungarinë bëhet shumë mirë për ne.
Duke qëndruar me këmbë në tokë dhe duke u bërë hyzmetin këtyre dy ndeshjeve, fillimisht asaj në Maltë, jam i bindur që do të marrim më të mirën. Natyrisht, nuk duhet të bëhemi euforikë, sepse Shqipëria jemi,”- ka thënë mesfushori 32-vjeçar, i cili është një nga shtyllat e kombëtares.
Me fanellën kuqezi, deri më tani ka luajtur 54 ndeshje, teksa ka shënuar 10 gola, i fundit në miqësoren me Azerbajxhanin më 19 nëntor. I pyetur nëse e ka menduar një tërheqje nga kombëtarja, vlonjati u shpreh: “Kur të mbaroj ky edicion, që shpresoj shumë se do ta mbyllim me sukses, atëherë do të vendos për të ardhmen time në kombëtare.
Më shumë varet si do të ndihem vet nga ana fizike.” Si “veteran” i kuqezinjve, ai ka diçka për të thënë në lidhje me lojtarët e rinj. “Vitet kalojnë për ne lojtarët e brezit të vjetër dhe tani ka ardhur koha që të punojnë më shumë futbollistët e rinj që janë afruar në kombëtare. Ata duhet ta kuptojnë që duhet vetëm punë, sepse me llafe nuk bëhesh lojtar.”
Ndërkohë, në ditët e fundit të vitit 2008, Ulrih Lepsh, presidenti i Energia Kotbusit, ku bën pjesë Skela, ndër të tjera është shprehur se mesfushori shqiptar është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin gjerman dhe se do t’i kërkohet rinovimi i kontratës.
Në lidhje me këtë çështje, fantazisti ka sqaruar: “Kontrata me Kotbusin më përfundon në verën e këtij viti. Të enjten, ne si ekip do të udhëtojmë drejt Qipros, aty ku do të zhvillojmë fazën përgatitore. Me drejtuesit e klubit rreth kontratës së re do të flas në Qipro. Unë jam i qetë në këtë aspekt, sepse nuk kam asnjë problem.
Ndihem mirë dhe pa dyshim do të rinovoj me Kotbusin.” Ambiciet e Skelës për të kaluar në një klub më të madh, thuajse nuk ekzistojnë. Vetë futbollisti është i ndërgjegjshëm dhe e pranon se nuk ka më kohë për një gjë të tillë.
“Që të jem i sinqertë, s’ka më kohë për një klub të madh. Nuk jam më i ri dhe besoj se edhe dy-tri vite mund të luaj. Gjithsesi, në këtë moment, për mua e rëndësishme është që të luaj gjithmonë, sepse gjërat e tjera vijnë.”
 
wie siehts eigentlich mit cana aus ? wechselt der jetzt zum fcb, es gab ja gerüchte!
 
TIRANE- Shqipëria do të përballet me Maltën më 11 shkurt në atë që mund të konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e edicionit, megjithatë trajnerit Ari Han i duhet të përballet me një seri problemesh. Gjatë gjithë këtyre ditëve, tekniku i përfaqësueses shqiptare ka mbajtur kontakte të shpeshta me njerëzit e Federatës, për të mësuar gjendjen e futbollistëve. Dhe kjo, pasi disa prej tyre janë duke vuajtur nga dëmtimet apo sa janë rikthyer prej tyre. Emrat e Bogdanit, Salihit apo Lalës, e shqetësojnë jo pak holandezin, teksa në Valeta duhen patjetër tre pikët. Tekniku ka paralajmëruar ndryshime në listën e lojtarëve, ndonëse është e qartë se ato nuk do të jenë rrënjësore.
Bogdani-Salihi
Reparti sulmues duket problemi më i madh për trajnerin e Shqipërisë në prag të takimit të 11 shkurtit. Erjon Bogdani sapo është rikthyer nga një dëmtim mbi një muaj e gjysmë dhe ende nuk ka arritur të gjejë vazhdimësi në lojën e tij. Për sulmuesin e Kievos, dje ishte vetëm një vend në pankinë, në sfidën që skuadra e tij zhvilloi në Bolonjë. Në të njëjtat kushte ndodhet edhe Hamdi Salihi. Shkodrani e la pas dëmtimin në fundin e vitit 2008, por sapo ai u rikthye të luajë, kampionati austriak u ndërpre. Burime pranë teknikut të përfaqësueses bëjnë të ditur se të dy mund të jenë jashtë për sfidën e 11 shkurtit, pasi nuk është e nevojshme që të merren 22 futbollistë për një ndeshje të vetme. Sidomos Bogdani, rrezikon jo pak që të mos jetë në Valeta, ndonëse Han ka ndërmend të presë edhe tre javë për të parë formën e tij. Një problem për arsye dëmtimesh mbetet edhe Altin Lala, i cili, pas operacionit të bërë në dhjetor nga hernia diskale, është në dyshim serioz për të qenë pjesë e ekipit për takimin e 11 shkurtit. Në këtë rast, Han ngushëllohet me faktin se ka lojtarë të tjerë në këtë rol, siç janë Cana apo Bulku.
Kapllani-Memelli
Në kushte të tilla, duke parë se Shqipërisë i duhet të mendojë jo vetëm për t'u mbrojtur, por edhe për të shënuar, Ari Han e konsideron shumë të rëndësishëm Edmond Kapllanin, që ka rinisur të luajë me Karlsruhen. Sulmuesi durrsak ka qenë gjithnjë i suksesshëm me fanelën kuqezi, madje në edicionin e kaluar arriti të shënonte 5 gola edhe pse nuk ishte duke e bërë këtë gjë me ekipin e tij. Duke parë edhe formën e treguar në Bundesligë, Kapllani duket lojtari kryesor ku do të mbështetet sulmi kuqezi. Por, ka edhe një tjetër lojtar që Ari Han e pëlqen jo pak: Migen Memelli! Tekniku kuqezi ka mbetur i mahnitur nga forma e sulmuesit pogradecar në ndeshjen me Bylisin, të cilën Han e ndoqi "live" në stadium. Memelli shënoi tre herë në atë sfidë dhe tekniku është gati t'i japë një fanelë kuqezi në Maltë. Ndonëse, Han pritet t'i qëndrojë besnik skemës së tij me një sulmues dhe për Memellin të ketë vend vetëm në pjesën e dytë.
 
Mbrojtësi i kombëtares do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit me ekipin kroat
Më në fund, mbrojtësi i kombëtares, Admir Teli, ka gjetur ekipin e tij të ri. Eshtë Rijeka në Kroaci, ku shkodrani do të luajë për 6 muajt e ardhshëm. Për “Sportin shqiptar” lajmi bëhet i ditur nga vetë futbollisti. “Po, tani mund të them se zyrtarisht jam lojtar i Rijekës. Kemi rënë dakord që të kaloj nga Haxhetepe në formën e huazimit për 6 muaj.
Rijeka është një ekip i njohur në Kroaci dhe shpresoj të bëj më të mirën. Unë nuk dëshiroja ta kthehesha për të luajtur në Shqipëri,”- ka thënë Teli nëpërmjet linjës telefonike. Dje, futbollisti ndodhej në Tiranë, teksa pritet të marrë vizën kroate dhe të niset direkt për t’u prezantuar me ekipin e ri.
Mësohet se ky transferim është bërë i mundur me ndërmjetësimin e ish-futbollistit të kombëtares, Adrian Aliaj, që punon si menaxher dhe jeton në Kroaci. I pyetur për arsyen e largimit nga ekipi turk, Teli u tregua i rezervuar, por burime pranë tij bëjnë të ditur se kanë qenë problemet financiare ato që imponuan largimin.
Megjithatë, Teli ka edhe dy vite e gjysmë kontratë me Haxhetepen, teksa mësohet se Rijeka fillimisht ka kërkuar të blejë kartonin e mbrojtësit. Kjo nuk është pranuar nga klubi turk, që ka dhënë viston vetëm për kalimin në formë huazimi.
Shkodrani tashmë pritet të zërë vendin e Dario Bodrusiçit te Rijeka, i cili u rikthye te Dinamo. Duhet thënë se mbrojtësi ka qenë titullar në ekipin turk, por si ai, ashtu dhe Xhevahir Sukaj, në pjesën e dytë të sezonit do të luajnë në ekip tjetër.
 
[h1]Gerüchte: Holt der HSV den Kapitän von Olympique Marseille?[/h1]
[h2]Countdown! Es geht heiß her auf dem Transfermarkt. Bis zum 31. Januar bleibt den Vereinen nun noch Zeit, sich um Verstärkungen zu bemühen. Dann ist die Transferperiode im Winter beendet. Damit keiner den Überblick verliert, betritt die Goal.com-Redaktion die Gerüchteküche und geht den heißesten Spekulationen auf den Grund. Drei Mal täglich servieren wir Euch das beste Menü vom Transfermarkt und laden Euch zur Diskussion ein. Was ist dran am Wechsel-Theater?[/h2]


177_thumb.jpg





(jr) Hamburg. Beim Hamburger SV steht der Niederländer Nigel de Jong vor dem Absprung zu Manchester City. Mit Lorik Cana von Olympique Marseille hat sich HSV-Spotchef Dietmar Beiersdorfer bereits einen möglichen Nachfolger ins Auge gefasst. .

Lorik Cana zum Hamburger SV: 20%

Sollte Nigel de Jong die Hamburger in den kommenden Tagen in Richtung Manchester zu den „Citizens“ verlassen, wäre Marseilles Lorik Cana ein heißer Nachfolge-Kandidat für den Niederländer. Der 35-fache Internationale wurde in seiner albanischen Heimat von 2003 bis 2006 Fußballer des Jahres und kann in der Defensive mehrere Positionen ausführen. Allerdings liegt der Marktwert des 25-jährigen Kapitäns von Champions League-Teilnehmer Olympique, bei denen er bis 2012 unter Vertrag steht, jenseits der zehn Millionen und wäre für die Elbestädter wohl nicht einfach zu stemmen.
 
Erjon Bogdani është shumë afër Lacios. Dy klubet, Kievo dhe Lacio (drejtor teknik është Igli Tare), kanë rënë dakord dhe pritet vetëm miratimi i trajnerit Delio Rosit. Bogdani më parë ka luajtur në Itali me Kievon (klubi i tij aktual), Livornon, Sienën, Veronën, Salernitanën dhe Rexhinën (klubi i tij i parë në Itali).
 
Zurück
Oben