Abrahami, futbollisti nigerian i Tiranes, shume shpejt do te jete “made in Albania”. E thene ndryshe, nenshtetas shqiptar, me pasaporte shqiptare. E cila, mesa duket, shpejt do t’i hape atij edhe rrugen per ne kombetaren shqiptare. Me plot kuptimin, nje pasaporte kuqezi per Abrahamin.
Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, e ka dhënë fjalën dhe dëshiron ta mbajë. Abraham Aleçenu së shpejti pritet të pajiset me pasaportë shqiptare, duke konfirmuar kështu atë që është thënë shumë kohë më parë. Madje kjo ka qenë arsyeja kryesore pse ai ka pranuar në fillim të sezonit të veshë bluzën bardheblu. Sipas informacioneve të sigurta pranë klubit të Tiranës, po përgatitet dokumentacioni përkatës për aplikimin e Abrahamit për pasaportë shqiptare. Gjithçka mund të marrë fund brenda pak ditësh, pasi dokumentacioni i plotë i lojtarit në fjalë të bjerë në dorë të Presidentit Topi. Nënshtetësia shqiptare ka qenë pjesë e “kontratës” me bardheblutë, ku “firmën” kryesore e ka vënë Bamir Topi. Dinamo kampione nuk do ta kishte lëshuar Abrahamin për një shumë të caktuar parash, por kur bëhet fjalë për pasaportën shqiptare, nënshkrimi me Tiranën ishte zgjedhja më e mirë. Abraham ka pasur oferta të shumta gjatë merkatos së dimrit, por nëse ai do të largohej nga Tirana, do ta humbiste mundësinë për t’u bërë “shqiptar”. Pajisja me pasaportë shqiptare do t’i hapte rrugë edhe veshjes së Abrahamit kuqezi. Jane te shumte specialistet shqiptare te futbollit, por edhe media sportive, qe e vleresojne Abrahamin lojtarin me te mire te kampionatit shqiptar ne rolin e tij, por, vleresimi shkon edhe me tej, ajo cka paraqet ne pozicionin ku luan nuk konkurohet dot as nga lojtaret e kombetares. Me nje fjale, konsiderohet nje futbollist me vlera te medah sportive, plotesisht i denje per te veshur fanellen kuqezi dhe per ta perfaqesuar denjesisht ate. Gjithsesi, nga institucioni më i lartë i futbollit në vend nuk është bërë publike ndonjë kërkesë për pajisjen me pasaportë të mbrojtësit të majtë të Tiranës. Më shumë se për kombëtaren, pajisja me pasaportë e Abrahamit ka të bëjë me marrëveshjen që është bërë që në fillim të sezonit me drejtuesit bardheblu. Edhe nëse trajneri i kombëtares, Ari Han, do të shfaqë interes për të, ai nuk mund të jetë gati për Maltën. Ndoshta me Hungarinë nigeriani do të grumbullohet me kombëtaren. Premtimi i presidentit Bamir Topi, qe e detyroi te ikte nga Dinamo dhe per t’u riveshur bardheblu, duket se po behet realitet. Premtim i cili, sipas vete lojtarit, ne komunikimin e ndarjes me Dinamon, kishte te bente ne dhenien e pasaportes shqiptare dhe aktivizimi i tij me kombetaren kuqezi.