-
[h2]Ari Hani shpall listën e kuqezinjve: Fitore ndaj Maltës![/h2]
Lista anti-Maltë
Portierë:
Beqaj, Hidi, Ujkani
Mbrojtës:
Lila, Vrapi, Dallku, Curri, Vangjeli, E.Beqiri
Mesfushorë:
Agolli, Skela, G.Lika, E.Bulku, Bakaj, K.Duro
Sulmues:
Bogdani, Salihi, Sukaj, B.Berisha
Trajneri i kombëtares shqiptare, Ari Han, është shprehur optimist për ndeshjen e radhës me Maltën, ku, sipas tij, kuqezinjtë tanë do të kërkojnë fitoren. Hani ka folur sot para mediave, ku ka shpallur edhe listën e futbollistëve që do të grumbullohen për këtë takim. “Synimi ynë për këtë ndeshje është fitorja, pasi në këtë mënyrë do të mund të kapim kreun e grupit, për të synuar edhe më tej. Megjithatë, duhet të theksoj se nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndaj Maltës duhet të luajmë shumë të kujdesshëm në aspektin mbrojtës, pasi në fushën e tyre ata janë shumë të rrezikshëm. Do të punojmë fort për një mbrojtje solide, në mënyrë që të mos ndëshkohemi nga kundërshtari”, - është shprehur trajneri I kombëtares Ari Han. Pas deklaratës së tij, Hani bërë publike edhe listën e futbollistëve të grumbulluar. Hidi, Beqaj dhe Ujkani do të jenë tre portierët e kombëtares sonë, ku kuptohet titullar do të jetë Arjan Beqaj. Në mbrojtje Hani ka grmbulluar këta futbollistë: Lila, Dallku, Curri, Vangjeli, Vrapi dhe Beqiri. Mesfusha është reparti më problematik, pasi Hani nuk do të ketë në dispozicion Lorik Canën dhe Altin Lalën. Në këtë repart janë grumbulluar Agolli, Skela, G.Lika, E.Bulku, Bakaj dhe K.Duro. Për sulmin holandezi ka parë të arsyeshme të grumbullojnë katër futbollistë: Erion Bogdanin, Hamdi Salihin, Besart Berishën dhe Xhevahir Sukaj e Vllaznisë. Bie në sy mungesa e Edmond Kapllanit, që është shprehur i mërzitur për mosthirrjen e tij në kombëtare. Një hap të madh në karrierë ka bërë edhe Xhevahir Sukaj, i cili vetëm pak ditë më parë shënoi tripletë në takimin ndaj Besës, i zhvilluar në “Loro Boriçi”. Erion Bogdani, megjithëse thuajse nuk është aktivizuar thuajse fare me skuadrën e Kievos, pritet të jetë pika e mbështetëse e sulmit. Hani, me sa duket, i ka besuar eksperiencës së tij në Serinë A, para Kapllanit të Bundesligës, që të paktën është aktivizuar më rregullist se shtatlarti Bogdani. Gjithashtu Hani ka lënë jashtë listës Dorian Bylykbashin, të cilin kishte vendosur ta grumbullonte për shkak të mungesës së dy lojtarëve të mesfushës, Canës dhe Lalës. Lista e shpallur nga Hani pritet të shkaktojë polemikat e radhës. Rezultati përfundimtar me Maltën do të tregojë nëse Hani ka vepruar drejt për sa u përket futbollistëve të grumbulluar.
Per Mue mungojn emra siq Dorian Bylybashi, Edmond Kapllani, Admir Teli dhe Parid Xhinani cilli ne Kampionatin ne Ukrain e gezon nje form te jashtzakonshme..