G
Gelöschtes Mitglied 13212
Guest
Talenti/ Mustafi vazhdon me Gjermaninë, harron premtimet si kuqezi
Edhe pse flitej se Shkodran Mustafi mund ta vesh fanellën e Kombëtares shqiptare, qendërmbrojtësi shqiptar megjithatë do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e ekipit U-21 të Gjermanisë. Futbollisti i Sampdorias është ftuar nga tekniku Rainer Adrion, për të marrë pjesë në Evropianin U-21, i cili do të mbahet në Izrael nga 5 deri më 18 qershor 2013. Për t’u përgatitur për Grupin B, ku do të jenë së bashku me Holandën, Spanjën dhe Rusinë, të rinjtë gjermanë do të ushtrojnë në Grasau, Bavari, nga 21 deri më 24 maj, ndërsa më pas do të shkojnë në Qipro, ku do të qëndrojnë nga 27 maji deri më 2 qershor. “Jam i lumtur që do të jem në Evropian, kjo falë sezonit të luajtur me Sampdorian, ku kisha 16 paraqitje dhe ku e kisha mundësinë të përmirësohesha. Tash dua të koncentrohem në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit, e më pas të mendoj për të ardhmen”, ka thënë Mustafi për Samp TV. Pra edhe një tjetër futbollist shqiptar nga Kosova heq dorë të jetë pjesë e skuadrës tonë përfaqësuese.
Talenti/ Mustafi vazhdon me Gjermaninë, harron premtimet si kuqezi | Agjensia e Lajmeve SOT NEWS