Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

wer ist überhaubt dieser drini caushi? ist er so glaubwürdig dass ihr alle der meinung seid dass kace für uns spielt ? ich würds mir wünschen
 
Football Rankings: Doni kundërshtar, është Shqipëria

2zxuhab.jpg


Shqipëria është kundërshtari më i mirë për një ndeshje miqësore.

Ose të paktën kështu thonë statistikat që i konsiderojnë kuqezinjtë e Xhani de Biazit si ekipi më i volitshëm për të luajtur këtë verë një ndeshje jozyrtare. Është “Futboll-Rankings”, faqja e specializuar për statistikat në futbollin botëror ajo që pohon një fakt të tillë. Në simulimin e fundit që ka bërë për renditjen e FIFA-s, kjo faqe këshillon dhe ka llogaritur shumë skuadra sikur luajnë me Shqipërinë. Meqenëse ekipi i De Biazit ka progresionin më të mirë në FIFA nga staticienët, Shqipëria shihet si një
skuadër e cila është shumë e fortë në këtë moment dhe mund të shkojë shumë lart në renditje.

Saktësisht kuqezinjtë janë marrë kundërshtarë në shumicën e ndeshjeve të simuluara nga ana e “FR”-së. Mund të themi që kuqezinjtë kështu janë kthyer në skuadrën e cila tashmë merret si rast referimi. Dhe jo më kot, sepse kanë bërë një nga ngjitjet më të mëdha në gjithë botën duke zbritur “top-50”. Edhe pse “Futboll-Rankings” flet vetëm me statistika, e vërteta është se ajo indirekt sponsorizon Shqipërinë dhe futbollin shqiptar duke e konsideruar si skuadrën e momentit. Kuqezinjtë, sipas tyre, janë një skuadër që cilido kundërshtar mund të përballet, pasi tashmë është mes më të mirave të Botës. Madje, në renditjen e muajit të ardhshëm mund të zbresin edhe më, duke qenë mes 30 më të mirëve të Botës.

Herën e fundit që doli renditja e FIFA-s i njëjti staticien i “Football-Rankings” parashikoi ngjitjen e kuqezinjve edhe 5 shkallë. Ndonëse nuk kanë luajtur asnjë ndeshje, kuqezinjtë janë tashmë të 43-tët në Botë. Ishim të 48-tët në prill dhe tani jemi të 43-tët. Për çudi nuk kemi luajtur asnjë ndeshje dhe gjithsesi jemi ende një nga ekipet që vazhdojmë ngjitjen në renditjen e FIFA-s. Një fakt shumë interesat është se jemi e vetmja skuadër nga 50 të parat që kemi ngjitur më shumë vende në renditje.

Pra skuadra e Xhani de Biazit është duke thyer rekord pas rekordi. Për statistikë, në janar të këtij viti ndodheshim në vendin e 63-ët, pra në harkun e pesë muajve kemi ngjitur 20 vende në arenën botërore dhe seleksionohemi si një ekip që mund të jetë një kundërshtar i fortë për ndeshje miqësore.

Ndeshjet e këshilluara:

Gana-Shqipëri
Çeki -Shqipëri
Mali i Zi-Shqipëri
Nigeri-Shqipëri
SHBA-Shqipëri
Japoni-Shqipëri
Peru-Shqipëri
Hungari-Shqipëri
Rumani-Shqipëri
Venezuela-Shqipëri
Ukrainë-Shqipëri
Panama-Shqipëri
Rep.Irlandës-Shqipëri
Serbi-Shqipëri
Tunizi-Shqipëri
Kore-Shqipëri
Shqipëri-Guinea Ek
Paraguaj-Shqipëri
Turqi-Shqipëri
Australi-Shqipëri
Kosta Rika-Shqipëri
Honduras-Shqipëri
Bullgari-Shqipëri
Iran-Shqipëri
Poloni-Shqipëri
Egjipt-Shqipëri

Asport.info

- - - Aktualisiert - - -

Kombëtarja, De Biazi vendos për listën në momentet e fundit

73i0lg.jpg


Ekipi kombëtar shqiptar do të grumbullohet në Durrës më 29 maj, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar me detaje dhe e tapat e kësaj minifaze përgatitore, duke u fokusuar në atë që quhet “kushte optimale për kuqezinjtë në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Norvegjisë”. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, gjithçka shkon mirë e bukur dhe optimizmi është i madh. Por ajo që mban në ankth lojtarët dhe sportdashësit janë emrat e futbollistëve që do të ftohen. Natyrisht që në FSHF e kanë të qartë se cilët do të jenë lojtarët që do të grumbullohen, nisur nga fakti se trajneri Xhani de Biazi i bën ftesat nëpërmjet FSHF-së dhe kjo e fundit u bën kërkesë klubeve ku luajnë kuqezinjtë tanë që t’i lenë të lirë. Çështja që shtrohet është nëse ka ndonjë të dhënë konkrete mbi listën që De Biazi po harton. Kuptohet enigmat lidhen me elementët e rinj që do të ftohen për herë të parë, nisur dhe nga mungesat e rëndësishme që kemi në skuadër pas kartonëve të Canës, Roshit e Lilës, por edhe të dëmtimit të papritur të Alban Mehës, që nuk do të jetë për disa muaj pjesë e Kombëtares tonë nga dëmtimi i rëndë në menisk. Duke u kthyer te grumbullimi i Kombëtares në Durrës, duhet shtuar se FSHF dështoi të provonte atë që në fillim vetë e kishte reklamuar, pra një grumbullim në Zvicër si dhe një miqësore me 1 qershor me shumë gjasë ndaj Turqisë. Shanset për të bërë një ndeshje miqësore me një skuadër të caktuar të huaj ekzistojnë matematikisht ende, por të ndodhë praktikisht është e vështirë, pasi duhet programuar që më parë një ndeshje e tillë, gjë që FSHF nuk ka mundur ta realizojë. Tashmë skuadrës dhe De Biazit u mbetet të punojnë fort me kushtet që kanë, në mënyrë që më 7 qershor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të kemi një fitore të madhe që të bëjë sportdashësit shqiptarë të ëndërr ojnë deri në fund për një kualifikim në Botëror.

http://www.sot.com.al
 
Anscheinend auch Kace nominiert. Mal schauen wie er reagieren wird.
Die Liste wird wohl recht spät publiziert, damit der Gegner sich nicht darauf einstellen kann.
 
Zurück
Oben