H
Hamëz Jashari
Guest
SHBA-Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për statusin e forcave
PRISHTINË-Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, William Burns, dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nënshkruan sot pasdite një Marrëveshje për Statusin e Forcave, në zyrën e Kryeministrit Thaçi në Prishtinë.
MPJ kosovare bëri të ditur se nënshkrimi i Marrëveshjes për Statusin e Forcave (MPSF) mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon dhe forcon partneritetin e thellë mes dy shteteve. Kjo mbështet bashkëpunimin dhe partneritetin aktual për të përparuar sigurinë e popullit të Kosovës dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkan.
MPSF siguron kornizën ligjore brenda së cilës personeli civil i ushtrisë amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATO-s, do të veprojnë në Kosovë. Në bazë të kësaj marëveshjeje, ky personel do të punojë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të zhvilluar më tej aftësitë e KSF-së në kryerjen e katër misioneve të saja thelbësore: Zjarrfikjen, Kërkimin dhe Shpëtimin, Largimin e Materieve të Rrezikshme dhe Largimin e Mjeteve Eksplozive.
(d.b/BalkanWeb)