Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

KSF - Kosovarische Streitkräfte

[h=1]Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore kolonel Naim Haziri vizitoi kadetët e FSK-së gjatë stërvitjes në ”Kampin Veror 2015”[/h]Prishtinë, 09 qershor 2015 - Dje, shefi i Shtabit i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kolonel Naim Haziri së bashku me bashkëpunëtorë vizitoi kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Kampin Veror 2015” që po mbahet në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit.

Koloneli Haziri fillimisht u prit nga komandanti i QSU-së, kapiten Avni Kiçina i cili e njoftoi më hollësisht rreth mbajtjes së ushtrimit në Kampin Veror 2015.

Shefi i Komandës së Forcave Tokësore me bashkëpunëtorë, përcolli nga afër ushtrimin fushor, ku i përgëzoi instruktorët dhe kadetët e QSU-së, për angazhimin maksimal që po tregojnë gjatë ushtrimit e që është mjaft i rëndësishëm për kadetët dhe FSK-në.

Ushtrimi “Kampi Veror 2015” ka filluar nga data: 05 qershor dhe do të përfundojë më 20 qershor 2015, e ku po marrin pjesë të gjithë kadetët dhe stafi i QSU-së, si dhe ekipet mjekësore.

“Kampi Veror 2015” vjen si rezultat i planit vjetor për ushtrime fushore, ku qëllimi i këtij “Kampi” është vlerësimi i aftësive taktike të kadetëve të QSU-së, në planifikim, përgatitje dhe ekzekutim të operacioneve luftarake, ku gjatë kësaj kohe kadetët do kenë mundësinë të praktikojnë në terren operacione luftarake të mësuara gjatë këtij viti.
 
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
11209663_724209617685151_3680917723669459356_n.jpg


10888445_728545103918269_7251516496143656896_n.jpg


11536036_458206761027600_7365594761674630733_n.jpg


-
-
-

Instruktorët e Gardës Kombëtare të Aiovës zhvilluan trajnim për pjesëtaret e Komunikimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 19 qershor 2015

Në Kompaninë e Komunikimit në Kazermën ‘’Adem Jashari’’, në Prishtinë, u mbajt ceremonia e certifikimit të 14 pjesëtarëve të cilët përfunduan trajnimin “ Bashkëpunimi në Fushën e Komunikimit”

Gjeneral Rrahman Rama në fjalën e tij, pasi përshëndeti ekipin e instruktorëve nga Garda Kombëtare e IOWA-s, si dhe pjesëtarët e FSK-së, tha se: “Komunikimi është truri i ushtrisë, pa një komunikim të mirë dhe se nuk mundemi të kemi operacione të suksesshme, realisht, tha gjeneral Rama edhe në të kaluarën kemi pasur sfida, mirëpo besoj se me investimet që kemi bërë me ratifikimin e marrëveshjes kemi arrit që t‘i kemi pajisjet të cilat janë ndërvepruese me ato të Ushtrisë Amerikane, në ketë rast të Gardën Nacionale të IOWA-s, që ka qenë edhe qëllim i yni.

Në fund gjeneral Rama deklaroj se ’’në lëmin e komunikimit FSK-ja ka investuar shumë dhe se për këtë nivel komunikimi dhe perfeksionim komunikimi ne kemi pasur nevojë dhe njëkohësisht kemi vlerësuar se në procesin ku jemi si organizatë, ne kemi nevojë për përvoja, të kemi një ndërveprim jo vetëm në aspektin profesional por edhe në kuptimin njerëzor të shkëmbimit të njohurive dhe ndërtimit të urave mes nesh”, u shpreh komandanti i FSK-së.

I kënaqur nga ky bashkëpunim u shpreh edhe Komandanti i Kompanisë së Komunikimit kapiten Fatmir Kajtazi i cili e falënderoi ekipin e IOWA-s për një punë të mrekullueshme që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke dhënë maksimumin për t`i përcjellë përvojat e tyre deri tek pjesëtarët tanë”.

Ky trajnim u realizua nga ekipi i instruktorëve të Gardës Kombëtare të IOWA-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej 15-19.06.2015 gjatë së cilit pjesëtarët u trajnuan për zhvillimin e planit të komunikimit dhe ndërveprueshmërinë në mes radiove Falcon II dhe Falcon III.

Në këtë ceremoni të certifikimit të pranishëm pos Komandantit të FSK-së ishin të pranishëm edhe Atasheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në Prishtinë, koloneli Chad Butts, Shefi i zyrës së ODC-së në Kosovë kolonel Bruce A. Murphy , drejtori i departamentit të Komunikimit në MFSK Beqir Bytyqi, etj.

Gjeneral Rama në shenjë falënderimi ndau mirënjohje për ekipin e Instruktorëve

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që të ngritët niveli i njohurive për gjithë pjesëtarët e komunikimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


-
-
-

Ministri i MFSK-së zoti Haki Demolli u takoi sekretarin e Marinës Ushtarake të SHBA-ve zotin Raj Mebus

Prishtinë, 23 qershor 2015

Sot, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefin e Kabinetit Xhevdet Halili, në ndërtesën e Qeverisë të Republikës së Kosovës, patën një takim pune me Sekretarin e Marinës Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Ray Mabus, i cili shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-ve, në Prishtinë, zonja Tracey Jacobson dhe atasheu ushtarak i SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Anthony Butts.

Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin dhe përkrahjen e pakursyer të cilën ja afron SHBA-ja, MFSK-së dhe FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e saj. U konstatua se kjo përkrahje afrohet si formë e trajnimeve për FSK-në, donacioneve financiare dhe materiale, programeve dhe projekteve ushtarake, si dhe këshillimeve profesionale. Po ashtu u diskutua edhe për procesin transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës, pas përfundimit të të cilit u vlerësua se, do të krijohet një forcë e armatosur e cila nuk do të paraqet kurrfarë kërcënimi për regjionin. Forcë kjo, që do të jetë e gatshme për të afruar kapacitete e veta për mbrojtjen dhe integritetin e vendit, si dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e minoriteteve në Kosovë dhe do të ketë trajtim të drejtë të çështjes gjinore.
 
11667302_376325292572705_8429905829355680700_n.png


11707850_376325205906047_719137962497062967_n.jpg


11012987_376325219239379_1777758192068876435_n.jpg


1535037_376325279239373_296775924692815643_n.jpg


10986934_376325262572708_6246576850986488494_n.jpg


11667267_376325302572704_8536712922631847627_n.jpg


1743577_376325229239378_2340023224220391954_n.jpg


- - - Aktualisiert - - -

Ministri i MFSK-së Haki Demolli i informoi diplomatët e Kosovës për transformimin e FSK-së dhe integrimet në NATO

Prishtinë, 26 qershor 2015 - Në ditën e dytë të Konferencës së Tretë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli e informoi stafin diplomatik të Kosovës, me procesin e transformimit të FSK-së dhe integrimin në NATO.

Z. Demolli pos tjerash, në konferencë, tha: “Komform rekomandimeve Ministria e FSK-së, ka hartuar draft ligjin për hartimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së, në Forca të Armatosura të Kosovës, të cilin draft ligj, ne si Ministri e kemi dorëzuar në muajin Mars në Qeverinë e Kosovës, dhe jemi në pritje të procedimit të tij, në Kuvendin e Kosovës, ku pritet aprovimi i amendamenteve kushtetuese në të cilat do të bëhen ndryshimet kushtetuese të cilat kanë të bëjnë me këtë proces të transformimit”.

Ai, gjithashtu i njoftoi diplomatët për misionin, që do ta kenë Forcat e Armatosura të Kosovës, “ Misioni i FAK-ut, do të jetë mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, afrimi i përkrahjes për autoritetet civile në situatat emergjente dhe të jashtëzakonshme, si dhe pjesëmarrja në misione të ndryshme ndërkombëtare qofshin ato paqeruajtëse apo humanitare”.

Ministri Demolli, për praktikat e integrimeve Evro-Atlantike dhe sfidat e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO-s, tha: “Republika e Kosovës aspiron anëtarësimin e saj në NATO, jemi deklaruar pro marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, për të qenë një faktor konstruktiv në ndërtimin e paqes rajonale, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitet ekonomik. Republika e Kosovës është në pritje të institucionalizimit të marrëdhënieve me NATO-n, më konkretisht deri më tani KFOR-in dhe dy ekipet këshilluese të NATO-s, që bashkëveprojnë me Ministrinë e FSK-së; NAT, (Ekipi Këshillues i NATO-s) NLAT (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s) janë mekanizmat kryesor të cilët kanë ndërmjetësuar në bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet NATO-s dhe MFSK. Sa i përket bashkëpunimit bilateral, ministri Demolli, tha se, MFSK-ja në rrafshin bilateral ka bashkëpunim me 11 shtete si dhe potencoi se “jemi në proces të nënshkrimit edhe të marrëveshjeve tjera, me shtete të rajonit dhe më gjerë”.

Ndërsa, për programin e partneritet shtetëror me Ajovën, Ai tha: “është forcuar bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-të dhe është e pakontestueshme se pikërisht SHBA-të janë kontribuuesit kryesor në ndihmën dhe përkrahjen e FSK-së, në fushën e edukimit dhe të trajnimit të oficerëve dhe nënoficerëve, po ashtu edhe në fusha të tjera”. Ndërsa, pos Shqipërisë që kemi nënshkruar marrëveshjen “Sofa”, pritet, që edhe me Republikën e Maqedoninë ta nënshkruajmë këtë marrëveshje. MFSK po merr pjesë në shumë konferenca regjionale të sigurisë, siç janë “Karta e Adriatikut”etj.

Ministri Demolli foli edhe për Bashkëpunimin bilateral, ku theksoi se, “Ministria e FSK-së ka bërë hapat e parë në krijimin e rrjetit të diplomacisë në fushën e mbrojtjes dhe në nivelin bilateral kemi 6 atashe, ndërsa në të ardhmen planifikohen të dërgojmë atashe edhe në disa vende të tjera, që janë me interes të përgjithshëm”.

“Ne me KFOR-in bashkëpunojmë edhe në fushën e sigurisë, dhe në fushën e trajnimeve, ku qëllimi dhe synimi ynë përfundimtar është anëtarësimi në mekanizmat e NATO-s”, shtoi në fund, ministri i MFSK-së, zoti Haki Demolli.
 
Traurig wenn man klugscheist aber trotzdem Schwachsinn erzählt. Das sind keine APCs sondern Infantry Mobility Vehicle (IMV).
Nebenbei sind die türkischen Otokars schrott. Der Humvee oder Fuchs ist besser.

schrott ist dein neid...mein lieber christianist wir werden die kosovarische armee weiterhin unterstuetzen und aufbauen..

Kosovo%2BCobras.jpg
 
Traurig wenn man klugscheist aber trotzdem Schwachsinn erzählt. Das sind keine APCs sondern Infantry Mobility Vehicle (IMV).
Nebenbei sind die türkischen Otokars schrott. Der Humvee oder Fuchs ist besser.

Wer hier Klugscheißt liegt kristallklar auf der Hand.

Was dich betrifft ist es keine Schande unkundig zu sein, sondern saudoof nicht belehrbar sein zu wollen und falsche Elemente auch noch als richtig zu verkaufen.

APC ( armored personal carrier) ist ein Grundbegriff für gepanzerte Fahrzeuge zum Transport von Sicherheitskräften, die für unterschiedliche Aufgaben konfiguriert werden.

An infantry mobility vehicle (IMV) is a wheeled armored personnel carrier (APC) serving as a military patrol, reconnaissance or security vehicle

https://en.wikipedia.org/wiki/Infantry_mobility_vehicle


Na? Hat es wenigstens jetzt bei dir "Ding Dong" gemacht?

Das nächste mal bitte 10mal( in deinem Fall mind. 20 mal) überlegen bevor du dich erneut blamierst.
 
Zurück
Oben