Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

KSF - Kosovarische Streitkräfte

Bürger Kosovas stimmen für eine Umtransformierung der FSK Schutztruppe in eine Armee.

Qytetarët e Kosovës kërkojnë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura

Prishtinë, 15 dhjetor 2015

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), të transformohet në Forca të Armatosura, kështu kanë deklaruar 88% e qytetarëve të vendit të cilët janë anketuar. Këto janë rezultate të Barometrit të Kosovës për Siguri, të publikuara sot nga Qendra e Kosovare për Studime të Sigurisë, në Prishtinë.

Po sipas këtij hulumtimi, FSK-ja është shpallur institucioni më i besueshëm në vend për vitin 2015, për herë të tretë, në tre vitet e fundit, duke lënë pas të gjitha institucionet tjera të sigurisë. Sipas rezultateve të Barometrit të Kosovës për Siguri, FSK ka dalë e para dhe më e besueshmja, pra 69 % e të gjithë të anketuarve i besojnë FSK-së, duke lënë kështu pas institucionet tjera të sigurisë.

Duke ju referuar rezultateve të publikuara nga BKS, 73% e të anketuarve kanë deklaruar se Forca e Sigurisë të Kosovës nuk është e prekur nga korrupsioni.

Ky është viti i tretë që FSK-ja del e para sipas rezultateve të Barometrit të Kosovës për Siguri, pra prinë me besueshmëri dhe në përgjithësi perceptimi i qytetarëve për FSK-në është jashtëzakonisht pozitiv. Ky perceptim i qytetarëve është një vlerësim për punën dhe angazhimin e gjithë ushtarëve , nënoficerëve, oficerëve dhe stafit komandues të saj si dhe përkrahjes dhe besimit të pareshtur që popullata e Kosovës ka për FSK-në.

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është një program specifik i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë i hartuar për të shërbyer si një publikim vjetor. Fokusi primar i BKS është të matë perceptimet e opinionit publik drejt institucioneve të sigurisë.

15_12_2015_927703_IMG_1039__2_.jpg
 
:ks2::al3:
 
SHBA-të donacion për Kompaninë e Deminimit të FSK-së

Prishtinë, 22 dhjetor 2015

Sot, në Kazermën e Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC), të FSK-së, në Prizren u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnerëve për Deminim, Eliminim të Mjeteve të Pashpërthyera (EOD) dhe pastrim të fushëbetejave (BAC), si dhe u zhvillua dorëzim- pranimi i një donacioni me pajisje specialistike për operacione të Deminimit, dhuruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në vlerë prej afër 200 mijë euro.

Në ceremoni ishin prezent ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori i SHBA-ve, në Prishtinë, z. Gregory Delawie, zv. komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i RMC-së kolonel Shaip Haziri, shefi i ODC (Zyra për Bashkëpunimin Ushtarak e Ambasadës Amerikane) kolonel Jerzy S. Zubr, si dhe instruktorët amerikanë dhe deminerët e FSK-së.

Me këtë rast, ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli fillimisht falënderoi Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovës për donacionin dhe mbështetjen në kontunitet të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve dhe përmbushjen e misionit të saj në mënyrë efikase. Ai, me këtë rast, shtoi se ekzistimi i zonave të minuara dhe mjeteve të pashpërthyera në zonat e afektuara nga to, nuk përbën vetëm një rrezik për jetën e njerëzve e banorëve, por e rëndon edhe gjendjen ekonomike të tyre për shkak të pamundësisë së punimit të tokave bujqësore dhe shfrytëzimit të produkteve malore. Mënjanimi i rrezikut nga minat dhe mjetet e pashpërthyera është parakusht për rindërtimin e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve të saja natyrore. Për këtë, njësitë e deminimit të FSK-së, jo vetëm që na bëjnë krenarë, por tregojnë edhe punën e shkëlqyer që kanë kryer, nga e cila punë janë shpëtuar shumë e shumë jetë njerëzish. Në tersi, që nga viti 1999 e këndej nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese janë pastruar mbi 50 milion metra katror sipërfaqe dhe janë gjetur mbi 90 mijë mina dhe mjete të pashpërthyera.

I tërë ky sukses nuk do të ishte i mundshëm pa ndihmën e miqve tanë nga SHBA-të,
të cilët kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në këtë fushë, si me trajnime, pajisje e mbështetje tjera, që është një kontribut i jashtëzakonshëm për FSK-në, sepse deminimi është njëra prej fushave veprimtarive themelore të FSK-së. Në fund, Ministri Demolli falënderoi edhe instruktorët amerikanë, ndërsa pjesëtarët e sapo certifikuar të FSK-së, i përgëzoi ata, se vazhdimisht po kryejnë një mision sa fisnik po aq edhe human.

Ndërsa, ambasadori i SHBA-ve, në Prishtinë, z. Gregory Delawie tha se jam i nderuar që po marrë pjesë në këtë ceremoni të certifikimit pas trajnimit trajno-trajnerët si dhe aftësimin e tyre për përdorimin e pajisjeve specialistike. Jam i nderuar që në emër të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë Amerikane për FSK-në ti dhurojë sot, FSK-së, këto mjete specialiste me qëllimin që këto mjete të lehtësojnë punën e deminierëve në terren në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt për qytetarët e saj.

Komandanti i Kompanisë së deminimit, kapiten Sejdi Krasniqi tha se; qëllimi i këtij trajnimi specialist të pjesëtarëve të Kompanisë së deminimit të RMC-së, është që të jenë të përgatitur në aspektin profesional për përgatitjen e gjeneratave të reja në të ardhmen.

Donacioni në vlerë prej afër 200 mijë dollarëve është siguruar nga programi për ndihma i Komandës së SHBA-ve për Evropë.

Në fund të ceremonisë, ministri Demolli, ambasadori amerikan, z. Delavie, gjeneral Rama, koloneli Zubr, shef i ODC, u dhanë certifikatat 15 pjesëtarëve që kryen trajnimin trajno-trajnerët niveli parë, faza e dytë për deminim dhe instruktorëve amerikanë. Në fund u bë dorëzim-pranimi i donacionit me pajisje specialistike për operacione të deminimit.

22_12_2015_8167798_2__20_.jpg

22_12_2015_7976149_3__10_.jpg

22_12_2015_968372_4__5_.jpg

22_12_2015_449290_5__4_.jpg

22_12_2015_7704752_6__4_.jpg
 
Zurück
Oben