Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

KSF - Kosovarische Streitkräfte

Ein sehr direkter Mann :lol:
Aber es wäre schlecht für Holland wenn so einer an die Macht käme. In Frankreich hat die rechte Partei "Front National" wie ich hörte bei den Regionalwahlen die meisten Stimmen bekommen. Krass wie Europa immer weiter nach rechts rückt.
Ist das wirklich so? Mir kommt es eher so vor als wenn es im Schnitt ständig hin und her geht
 
Es wurden wieder erneut einige Übungen absolviert.

Batalioni i Dytë i Reagimit të Shpejtë realizoi Ushtrimin fushor “Ujku në Veprim”



Prishtinë, 11 dhjetor 2015

Pjesëtarët e Batalionit të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë (kompania 2 B ) në Istog, pas përfundimit të trajnimit tre mujor, dje finalizuan ushtrimin fushor 48 orësh në terren të koduar “ Ujku në veprim” në lokalitetin e Istogut.

Për ta përcjellë nga afër ushtrimin fushor “Ujku në veprim” të pranishëm ishin: Komandant i Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSh), kolonel Xhevahir Geci, Komandanti i Batalionit të Dytë, nënkolonel Mehmet Lladrovci, ekipet e Komandës së Batalionit të Dytë dhe ekipet vlerësuese në kuadër të BRSh-së.

Pas përfundimit të ushtrimit u vlerësua lart realizimi, njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga pjesëtarët e Batalionit të Dytë, ku dëshmuan se janë të përgatitur profesionalisht në Planifikim dhe operacione ushtarake, siç janë: Drillet e betejave, Ushtrimet fushore, Lëvizjet taktike individuale, Procedurat e udhëheqjes se trupave, Okupimi i bazës patrulluese, Hyrje në patrullim, Operacione urbane, Pika të kontrollit si dhe disa fusha të tjera.

Trajnimi i brendshëm i Batalionit të Dytë ka filluar më 15 shtator dhe përfundoi më 10 dhjetor. Ky trajnim ishte planifikuar dhe realizuar në Bazë të planit vjetor të trajnimit dhe aktiviteteve të Batalionit të Dytë, listës së detyrave esenciale për zbatimin e misionit dhe planit vjetor të aktiviteteve në Brigadën e Reagimit të Shpejtë.

11_12_2015_1400019_IMG_1039__1_.jpg


-
-
-

Kompania 1A e Batalionit të Parë të BRSh-së përfundoj me sukses Ushtrimin “UJKU GODET”

07_12_2015_2241370_3__Ushtrimi_fushor_Ujku_Godet.jpg

Prishtinë, 7 dhjetor 2015

Në kuadër të fazës trajnuese të Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSh), Kompania 1A e ka realizuar trajnimin tre mujor, nga data: 1 shtator 2015 deri më; 3 dhjetor 2015.

Zëvendëskomandanti i Batalionit, Major Ibrahim Revuqi ka përcjellë nga afër operacionet e Kompanisë dhe njëherë i ka përgëzuar pjesëtarët e Batalionit, për angazhimin, motivimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij ushtrimi.

Pas përfundimit të trajnimit tre mujor, të gjithë pjesëtarët e Kompanisë K1A, janë dislokuar në Malësinë e Marefcit të komunës së Prishtinës, ku për tri dit rresht, kanë realizuar Ushtrimin fushor të koduar “UJKU K1A GODET”.

Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e kompanisë kanë treguar paraqitje të mirë, sidomos gjatë fazës tremujore të trajnimit. Fokusi kryesor i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive planifikuese të liderëve dhe kryerja e detyrave individuale dhe kolektive në kuadër të misionit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij ushtrimi pjesëtarët e Kompanisë 1A të BRSH-së dëshmuan se janë të përgatitur në mënyrë profesionale në operacionet ushtarake, siç janë: Procedurat e Udhëheqjes së Trupave, Rikonicion të terrenit, Patrullimet, Operacionet ofensive, ku ka kulmuar me operacionin e Kordon-Kërkimit.


07_12_2015_5799431_2__Ushtrimi_fushor_Ujku_Godet.jpg


07_12_2015_9826476_4__Ushtrimi_fushor_Ujku_Godet.jpg


-
-
-

Generalleutnant Rrahman Rama zu Besuch in Großbritannien

Komandanti i FSK-së gjeneral Rrahman Rama vizitë zyrtare në Britani të Madhe


Prishtinë, 10 dhjetor 2015

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, nga data: 07-12 dhjetor 2015, po qëndron për një vizitë zyrtare pune në Londër.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama gjatë vizitës në Londër u pritë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Akademinë e Mbrojtjes, si dhe vizitoi edhe Parlamentin, ku pati takime pune me përfaqësues të këtyre institucioneve.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, ka falënderuar Qeverinë e Britanisë si dhe Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha ndihmat e gjithanshme që po japin për FSK-në, si në shkollim, trajnime; me qëllim të ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, etj.

Gjatë takimeve që pati komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në Londër me përfaqësuesit më të lartë shtetëror, ju premtuan përkrahje në të gjitha drejtimet si dhe vazhdimin e shkollimit të oficerëve të FSK-së, edhe në të ardhmen.

Vizita zyrtare e komandantit të FSK-së, në Londër, ka lidhshmërinë edhe me shkollimin e oficerëve të FSK-së, në akademinë ushtarake të Britanisë së Madhe. Gjatë qëndrimit në Londër, gjeneral Rama do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, që është njëra ndër akademitë më të njohura në botë, me një traditë të gjatë shkollimi, ku në këtë gjeneratë, janë pjesë e saj edhe dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, pritet të ketë takime edhe në institucionet tjera të Mbrojtjes në Londër.


10_12_2015_1764343_2__Komandanti_i_FSK_se__gjeneral_Rama_vizite_zyrtare_ne_Britani_viziton_edhe_Parlamentin_.jpg


19_03_2015_4118037_Portreti_zyrtar_i_gjeneral_Rames.jpg


 
Zurück
Oben