Du verwendest einen veralteten Browser. Es ist möglich, dass diese oder andere Websites nicht korrekt angezeigt werden. Du solltest ein Upgrade durchführen oder einen alternativen Browser verwenden.
[h=1]30 pjesëtarë të FSK-së certifikohen në fushën e Sigurisë [/h]
Prishtinë, 28 gusht 2015
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 30 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës të cilët përfunduan trajnimin “Sigurimi fizik, sigurimi i informacionit të klasifikuar dhe mbrojtja e Forcës”. Edhe ky trajnim u bazua në planin e trajnimeve Bilaterale me SHBA-të, dhe u realizua nga një ekip i instruktorëve nga USAEUR-i, në fushën e inteligjencës, nga data: 24-28.08.2015.Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin; gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i drejtorisë për Operacione në MFSK, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, shefi i G2 të KFT-së, nënkolonel Ilir Shyti etj.Me këtë rast, gjeneral Halimi falënderoi ODC-në, si dhe Ushtrinë Amerikane, të cilët janë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe në ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në nivel sa më të lartë. Gjeneral Halimi falënderoi edhe ekipin e instruktoreve për punën dhe vullnetin e treguar gjatë këtij trajnimi, si dhe foli për rëndësinë e trajnimit që ka për FSK-në. “Ne kemi nevojë për bashkëpunimin dhe eksperiencën tuaj, në këtë fushë mjaft të rëndësishme për zhvillimin e forcave tona dhe shpresoj që edhe në të ardhëm do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim si deri më tani”. Ndërsa, instruktori amerikan, kapteri i parë, Erik Aderson u shpreh mjaft i kënaqur me të arriturat e këtij trajnimi “pas pesë ditësh trajnimi dhe diskutimi mund të them, se ja vlen që të vazhdojmë trajnimin me disa prej jush, për disa javë, apo edhe muaj, pasi është shumë e dobishme të punojmë se bashku për një kohë”.Gjeneral Halimi në shenjë respekti për punën dhe angazhimin e instruktorëve u dha mirënjohje, ndërsa pjesëmarrësit u nderuan me Certifikata.
Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e SHBA-ve zotin Greg Delavie
Prishtinë, 3 shtator 2015 -Sotministri i FSK-së zoti Haki Demollipriti ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie. Ministri Demolli pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë, zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së, përgatitjet që janë bërë deri më tani dhe procedurat nëpër të cilat duhet të kalojë ky proces, gjegjësisht sfidat me të cilat do të ballafaqohet. Po ashtu ministri Demolli foli edhe për shkallën dhe dinamikën e bashkëpunimit në mes të MFSK-së përkatësisht FSK-së me ushtrinë e SHBA-ve, donacionet e shumta që janë dhënë nga SHBA-të, trajnimet e ndryshme duke theksuar partneritetin e shkëlqyeshëm që ekziston në bashkëpunim mes Gardës Kombëtare të IOWA-së dhe FSK-së. Ministri Demolli shprehi bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Delawie ky bashkëpunim do zgjerohet dhe thellohet edhe më tutje.
Nga ana e tij ambasadori Delawie shprehi kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes departamentit të Mbrojtjes dhe MFSK-së ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së, duke vlerësuar arritjet e FSK-së dhe punën e mirë që është bërë deri më tash në fushat përkatëse duke treguar një kujdese të posaçëm integrimit të minoriteteve. Me këtë rast ambasadori Delawie u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori Delawie theksoi se siguria rajonale është njëra nga prioritetet dhe lavdëroi përkushtimin e FSK-së për të stërvitur me ushtrinë amerikane dhe aleatët tjerë, brenda mandatit që mbanë.
Në takim morën pjesë Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Shefi i kabinetit të ministrit Xhevdet Halili, Michel Polyak shef i Politikave Ushtarake në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë dhe Anthony Butts Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë.
[h=1]Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e Italisë Andreas Ferrarese[/h]Prishtinë, 7 shtator 2015 - Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese të cilin e falënderoi për ndihmën që Qeveria e Italisë po jep për Kosovën dhe FSK-në. Ai njëherësh e njoftoi ambasadorin edhe me zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me zhvillimet lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Gjithashtu, ministri Demolli çmoi lartë kontributin e pjesëtarëve italianë që janë pjesë e KFOR-it dhe NLAT-it, në mbështetje të drejtpërdrejtë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Demolli dhe ambasadori Italian Andreas Ferrarese biseduan edhe për bashkëpunimin e mëtejmë të dyanshëm, si nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe për mundësinë e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së në “Kampin Villagio Italia”në Pejë.
Nga ana e tij, ambasadori italian z. Andreas Ferrarese shprehi kënaqësinë për pritjen që iu bë nga ministri Demolli, dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Ambasadori Ferrarese në fund u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mike dhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë.
-
[h=1]FSK-ja po merr pjesë në Ushtrimin fushor “ Reagimi i Menjëhershëm” në Republikën e Kroacisë dhe Sllovenisë[/h]Prishtinë, 7 shtator 2015 - Në organizim të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe të Sllovenisë dhe në përkujdesjen e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR) nga data: 06-22 Shtator 2015, po mbahet Ushtrimi fushor “Reagimi i Menjëhershëm 2015” ku po marrin pjesë vendet e ndryshme të rajonit, kurse FSK-në, po e përfaqëson një Kontingjent prej 12 pjesëtarëve.
Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi fushor është që pjesëtarët që po marrin pjesë në këtë trajnim të arrijnë nivel sa më të lartë të ngritjes profesionale dhe koordinimit të aktiviteteve të tyre.
Para nisjes së kontingjentit të FSK-së, (5 shtator) për Kroaci-Slloveni, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrrolli i uroi për pjesëmarrjen në këtë ushtrim mjaft të rëndësishëm për FSK-në, por njëkohësisht kërkoi nga ta, që të bëjnë më të mirën e mundshme gjatë ushtrimit. “Kërkoi nga ju qe të bëni më të mirën të mundshme, pasi që rëndësia e paraqitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës është e veçantë, jemi në fillimin e bashkëpunimeve si në këto ushtrime, por edhe në aktivitete të ndryshme, jemi në procesin e integrimit që do vijë shumë shpejt, e rëndësishme për ne është faktikisht, që këtë flamur që e mbajmë ta prezantojmë më së miri, dhe t’iu tregojmë të tjerëve që më të vërtetë jemi të interesuar që FSK-në, ta shtyjmë atje ku do ta këtë vendin dhe ku e ka vendin”.
Gjeneral Hazrolli me këtë rast, kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së, që një rëndësi të veçantë t’i kushtojnë sigurisë se tyre, “mbi të gjitha është siguria e juaj, pra shpresoj që ta kryeni detyrën tuaj dhe të ktheheni me një sukses të lartë dhe të jepni sa më shumë nga eksperienca juaj, pasi keni një eksperiencë, që shumë kush do dëshironte ta kishte” shtoi në fund, gjeneral Hazrrolli. Në përcjellje të kontingjentin të FSK-së, ishte edhe kolonel Xhevahir Geci, ushtrues detyre i Komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë ( BRSH) dhe shefi i Departamentit të Operatives të KFT-së, kolonel Bashkim Shillova. Ushtrimi fushor “Reagimi i Menjëhershëm 15” pritet të përfundojë më 22 shtator 2015.
[h=1]Koloneli Italian Francesco Materrase vizitoi Brigadën për Reagim të Shpejtë[/h]
Prishtinë, 11 shtator 2015 - Brigadën për Reagimtë Shpejtë (BRSH) të FSK-së, në Istog, dje e vizitoi këshilltarinë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, koloneli Francesco Matarrese, të cilin e priti ushtruesi i detyrës së komandantit të BRSH-së, Koloneli Xhevahir Geci.
Me këtë rast, Koloneli Geci e njoftoj kolonelin Matarrese për të arriturat e përgjithshme të BRSH-së, kurse, ushtruesi i detyrës së Shefit të Shtabit të BRSH-së, Majori Ejup Maqedonci përmes një brifingue njoftoj me funksionimin, operimin dhe me të arriturat e pjesëtarëve të BRSH-së, në të gjitha trajnimet, brenda dhe jashtë vendit.
Ndërsa,Koloneli Francesco Matarrese falënderoj kolonelin Geci për pritjen dhe përgëzoi për arritjet dhe performancën e pjesëtarëve të BRSH-së. Ai premtoi angazhimin e tij, më qëllim të ngritjes profesionale të BRSH-së, dhe të bashkëpunimit të FSK-së (BRSH) me KFOR-it Italian, në Pejë. Në fund, koloneli Matarrese vizitoi edhe Batalionin e Dytë të BRSH-së, ku nga komandanti i saj, Nënkolonel Mehmet Lladrovci u njoftuar me të arriturat e përgjithshme.
- - - Aktualisiert - - -
[h=1]Ministri Haki Demolli priti ambasadorin e Shqipërisë Qemajl Minxhozi [/h] Prishtinë, 8 shtator 2015
Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi. Ministri Demolli me këtë rast e njoftoi ambasadorin Minxhozi me të arriturat e përgjithshme të MFSK-së dhe FSK-së, me theks të veçantë ai foli për bashkëpunimin e mirë në mes të dy ministrive; Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu në takim u diskutua për përpjekjet e bëra në procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ministri Demolli dhe ambasadori shqiptar z. Minxhozi biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushën e shkollimit dhe të trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së, në Republikën e Shqipërisë, duke filluar nga trajnimet bazike deri te nivelet me larta në fushën e mbrojtjes.
Gjithashtu, ministri Demolli kërkoi mbështetjen nga ambasadorit Minxhozi mbështetjen e Shqipërisë në fushën e integrimet euro-atlantike dhe rajonale.
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Minxhozi duke falënderuar ministrin Demolli për pritjen e ngrohtë, rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes dy shteteve, duke pohuar se ky bashkëpunim është në të mirë të dy shteteve, por edhe në të mirë të sigurisë së rajonit dhe më gjerë. Vizita e ambasadorit të Shqipërisë në MFSK kishte karakter pune dhe u zhvillua në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy ministrive.
[h=1]FSK-ja mban Ushtrimin Fushor ,,Shqiponja 4”[/h] Prishtinë, 9 tetor 2015
Forca e Sigurisë së Kosovës ka planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor të koduar me emrin ,,Shqiponja 4”, që do të realizohet, nga data: 11-16 tetor 2015, në regjionin e Ferizajt dhe të Suharekës.
Ky ushtrim është planifikuar deri në detaje nga grupet planifikuese dhe të mbështetura nga ekspertë të fushave të ndryshme të Gardës Kombëtare të IOWA, të SHBA-ve.
Qëllimi i mbajtjes së ushtrimit fushor është verifikimi dhe ngritja profesionale e kapaciteteve ekzistuese nga njësitet e nivelit taktik dhe operacional, si dhe mbajtja e nivelit të gatishmërisë për reagim dhe arritja e objektivave të Komandantit të FSK-së.
Misioni i çdo pjesëtari të FSK-së është realizimi i detyrës së shenjtë për t`i dal në ndihmë çdo qytetari. Këtë detyrë duhet ta kryej me nderë e disiplinë dhe angazhim në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit.
Njoftojmë opinionin publik, se gjatë ditëve të mbajtjes së ushtrimit fushor (11-16.10.2015), lëvizja e njësiteve të FSK-së nëpër rrugët e vendit do të jetë më e madhe, e cila do të bëhet pa penguar lëvizjen e lire të qytetarëve dhe me të vetmin qëllim, që në raste të fatkeqësive reale, njësitet e FSK-së të jenë në gjendje që në kohën më të shkurtë t`u dalin në ndihmë qytetarëve të Kosovës.
Lëvizjet e FSK-së do të jenë 24 orë, gjatë, gjithë kohës së mbajtjes së ushtrimit fushor “Shqiponja 4”.[h=1]
-
-
-
Ministri i FSK-së Haki Demolli vizitoi Brigadën për Reagim të Shpejtë[/h] Prishtinë, 01 tetor 2015
Ministri i FSK-së Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtorin e NLAT-it gjeneral brigade Stefan Fix, zëvendëskomandantin e KFT-së gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, atasheun ushtarak amerikan major Juan Murillo, nënkolonelin Daved Jones dhe kolonelin Omer Turgut, këshilltar i komandantit të FSK-së, sot qëndruan për një vizitë pune në kazermën ,,Ushtarët e NATO-s” në Istog, në kuadër të vizitave të planifikuara nga MFSK-ja në njësitë e FSK-së.
Ministri dhe delegacioni i FSK-së, u njoftuan nga komandanti i BRSH-së kolonel Xhevahir Geci dhe shefi i Shtabit major Ejup Maqedonci me misionin, strukturën, trajnimet, aktivitetet, planifikimin dhe sfidat e BRSH-së. Më pas, ata përcollën nga afër trajnimin e njësiteve të Brigadës për Reagim të Shpejtë, ku ata po praktikonin tema të rëndësishme që kanë për qëllim ngritjen dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të BRSH-së, lidhur me detyrat që mund të caktohen nga komanda madhore e që ndërlidhen me misionin aktual dhe misionin në të ardhmen.
Në fund, ministri Demolli dhe gjenerali Rama premtuan se do ta mbështesin BRSH-në në realizimin e synimeve të saj.
-
-
-
[h=1]Ministri i FSK-së Haki Demolli takoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz[/h] Prishtinë, 30 shtator 2015
Ministri i Forcës së Sigurisë sëKosovës (FSK), z. Haki Demolli, priti sot, në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz.
Me këtë rast, Ministri Demolli e njoftoi ambasadorin e Hungarisë z. Markusz me të arriturat e FSK-së, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal që ka FSK-ja, duke u fokusuar në veçanti me përgatitjet rreth transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Gjatë takimit, Ministri Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me Hungarinë si dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi shtroi nevojën për thellimin e bashkëpunimit të MFSK- FSK-së me Ushtrinë e Hungarisë si dhe përcaktimin e fushave përkatëse, me interes të dyanshëm, të bashkëpunimit.
Nga ana e tij, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz shprehi kënaqësinë për pritjen që iu bë nga Ministri Demolli. Ai premtoi angazhimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, në veçanti në mes Ushtrisë së Hungarisë dhe FSK-së.
Në takim morën pjesë; shefi i Kabinetit të Ministrit, z. Xhevdet Halili dhe sekretari i parë i Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, z. Imre Vekas-Kovacs.
-
-
-
Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e Austrisë Johann Brieger
Prishtinë, 09 tetor 2015
Sot, ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli priti ambasadorin e Austrisë në Kosovë, zotin Johann Brieger. Ministri Demolli, me këtë rast, ka përshëndetë ambasadorin e Austrisë dhe ka falënderuar për ndihmën që Austria ka dhënë dhe po jep për Kosovën.
Gjithashtu, ministri Demolli e ka njoftuar ambasadorin Brieger me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë, zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së, përgatitjet që janë bërë deri më tani dhe procedurat nëpër të cilat duhet të kalojë ky proces, gjegjësisht sfidat me të cilat do të ballafaqohet. Ministri i FSK-së, z. Demolli shprehi interesimin e posaçëm për nismën e përgatitjeve për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë.
Nga ana e tij, ambasadori Johann Brieger shprehi kënaqësinë për pritjen si dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve. Ai, gjithashtu premtoi për angazhimin e tij, për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive, në fushat me interes të përbashkët.
-
-
-
[h=1]Ministri Haki Demolli priti Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrisë e Mbrojtjes së Gjermanisë [/h]
Prishtinë, 5 tetor 2015
Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli priti sot, një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë Federale të prirë nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, zotin Markus Grubel. Ministri Demolli e falënderoi delegacionin e Gjermanisë për ndihmat e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në. Zoti Demolli theksoi se një rol të rëndësishëm në këtë drejtim po e luajnë edhe instruktorët Gjermanë që janë në Ministrinë e FSK-së, në NLAT dhe NAT.
Nga ana e tij, Sekretari i Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, zoti Markus Grubel ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive dhe FSK dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë në të gjitha fushat e përbashkëta që janë me interes të dyanshëm, si dhe angazhimin për integrimin e FSK-së në strukturat e Evro-Atalntike.
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë pati takime të ndara edhe me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të MFSK-së, zotin Shkëlzen Sylaj. Gjatë këtyre takimeve të dy delegacionet biseduan për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen, në shkollim, trajnime si dhe për pjesëmarrjen e njësiteve të FSK-së, në trajnimet rajonale. Gjithashtu, edhe Sekretari i MFSK-së, zoti Sylaj e njoftoi homologun e tij Gjerman me zhvillimet e Ministrisë së FSK-së.
Në takimin e Ministrit morën pjesë edhe zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, këshilltarët e Ministrit; Xhevdet Halili dhe kolonel Fadil Hadërgjonaj, ndërsa në delegacionin e Gjermanisë, gjeneral brigade Wolf Jurgen Stahl, drejtori i NLAT-it, gjeneral Brigade Linux Fix, kolonel letënant Hauke Lutzen dhe zoti Bernd Saure.
Presidentja Jahjaga vlerësoi lartë Ushtrimin e FSK-së ,,Shqiponja 4’’ që u zhvillua në Jezerc
Prishtinë, 16 tetor 2015
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo FIGLIUOLO vizituan sot operacionet përfundimtare të Ushtrimit fushor ,,Shqiponja 4’’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Jezerc të Ferizajt.
Me këtë rast e para e vendit dhe njëherësh Komandantja e përgjithshme, zonja Jahjaga pasi pa nga afër demonstrimet e Njësive të specializuar dhe pjesëtarëve në vend incidente u shpreh tejet e lumtur mbi të arriturat profesionale të njësive dhe pjesëtarëve gjatë zhvillimit të operacioneve, me motivimin , disiplinën dhe përkushtimin për të realizuar detyrat sipas skenarit të paraparë për ushtrim.
Presidentja Jahjaga e uroj ministrin Haki Demolli e gjithashtu edhe Komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën për profesionalizmin e treguar me këtë ushtrim me të cilin janë provuar dhe demonstruar shkathtësitë reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të qenë e gatshme për intervenim kurdo që kërkohet në situata reale. Në fund presidentja e vendit tha se ky përkushtim i këtyre djemve dhe vajzave, ky seriozitet dhe ky përparim është treguesi më i mirë që FSK-ja është e gatshme për tu transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës, më të cilin do të kompletohej infrastruktura e sigurisë në vend.
Pas vizitës që Ministri Haki Demolli u bëri katër vend incidenteve gjatë operacioneve të ushtrimit ,, Shqiponja 4’’, u shpreh i lumtur për realizimin me sukses të ushtrimit më të madh vjetor të FSK-së, si dhe përgëzoj gjeneral Rrahman Ramën për suksesin e FSK-së të treguar gjatë pesë ditëve të operacionit. Gjithashtu, Ministri falënderoj edhe këshilltarët ndërkombëtarë në kuadër të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s(NLAT). Në fund Ministri Demolli tha se MFSK-ja dhe FSK-ja janë duke vepruar aktualisht në kuadër të misionit, ndërsa procesi i transformimit tha Ai do të jetë plotësisht transparent dhe do të bëhet në koordinim me partnerët tanë strategjik, si ShBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO.
Nga ana e tij, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpreh tejet i lumtur me demonstrimet gjatë ushtrimit të sotëm. Më tej Komandant Rama tha se ,,Ne kemi arrit synimin dhe qëllimin tonë e gjithashtu pas analizës dhe nxjerrjes së mësimeve të mësuara do ti masim rezultatet, por në bazë të kësaj çka ne të gjithë pamë sot, unë jam i kënaqur që jam komandanti kësaj Force.
Skenari i ushtrimit ishte reagimi i FSK-së në ndihmë autoriteteve lokale pas një tërmeti në rajonin e Ferizajt dhe kërcimet që dalin nga tërmeti si: fatkeqësi natyrore, dëmtim të infrastrukturës, lëvizje të popullatës dhe daljen në skenë të organizatave kriminale si pasojë. Për këtë qëllim FSK-ja angazhoj njësitë e specializuara të Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike, të Deminimit dhe Eleminimit të Mjeteve të Pashpërthyera, Njësinë e mjekësisë, Kërkim shpëtimin urban si dhe Brigadën për Reagim të Shpejtë.
Objektiv i Ushtrimit fushor ,, Shqiponja 4’’ ishte trajnimi i liderëve dhe njësive për Detyrat Kolektive, me qëllim të realizimit të operacioneve komplekse në mbështetje të autoriteteve civile në fazën e Planifikimit, Ekzekutimit si dhe atë të Analizimit.
Gjithashtu objektiv tjetër ishte edhe që të mbahet niveli i gatishmërisë operacionale dhe të zhvillohen aftësitë ekzistuese, përmirësimi i koordinimit me institucionet e tjera të sigurisë në operacion, dislokimi i forcave nga vendbazimi i përhershëm në zonën e operacionit dhe Implementimi i sistemit të Mësimeve të Mësuara.
Aktivitetet e ushtrimit i vizituan edhe ambasadorët e ShBA-ve, Shqipërisë, Turqisë, pastaj atashetë ushtarak të vendeve partnere, gjithashtu edhe kryetarët e komunave Ferizaj dhe Suharekë si dhe oficerë nga Policia e Kosovës dhe peronalitete vendore dhe nderkombëtarë.
Në Ushtrimi fushor ,, Shqiponja 4’’ të Forcë së Sigurisë së Kosovës i cili u zhvillua nga data 11 deri më 16 tetor 2015, në lokacionin e jezercit , komuna e Ferizajt, ishin të angazhuar rreth 400 trupa me rreth 65 automjete.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama po merr pjesë në Konferencën
vjetore të Ushtrive të shteteve të Evropës, në
Gjermani
Prishtinë, 27 tetor 2015
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën vjetore të ushtrive të shteteve të Evropës, sponsorizuar nga Komanda e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për Evropë (U.S. Army Europe), që filloj punimet sot, në kazermën ,,Lucius D. Clay’’, në Wiesbaden të Republikës Federale të Gjermanisë.
Punimet e Konferencës vjetore të ushtrive të shteteve të Evropës i shpalli të hapura Komandanti i përgjithshëm i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges i cili ju dëshiroj të gjithë pjesmëmarrësve, komandantve të ushtrive të shteteve të Evropës, mirëseardhjen si dhe suksese në punime të Konferencës.
Konferenca sipas programit do të zgjasë dy ditë, pra me 27 dhe 28 tetor 2015, dhe pritet që të prezentohen punime dhe të diskutohet mbi Kombinimet operacion dhe inteligjencë, si dhe në sesione.
Në sesionin e pare të Konferencës do të debatohet mbi të ashtuquajturin ,,Studimi rus ( Russian Study)’’, pastaj në sesionin e dytë do të diskutohet mbi Mjedisin aktual të Sigurisë në Evropë, ku panelistët për këtë seancë do të përqendrohen në ndryshimet e fundit në mjediset e sigurisë rajonale në Evropë, duke nënvizuar krahun jugor në Evropë, si dhe dy sesionet tjera që pritet të zhvillohen nesër gjatë punimeve të ditës së fundit të Konferencës.
[h=1]Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë testoj aftësitë fizike me ,, Marshi i NËNTORIT''[/h]
10 nëntor 2015 - Batalioni i Tretë i Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH) ka realizuar me sukses marshin kondicional “Marshimi i Nëntorit”, në gjatësi prej 30 kilometra, të kombinuar me automjete dhe këmbë. Marshimi është realizuar në bazë të planit vjetor të aktiviteteve dhe trajnimeve të Batalionit të Tretë, për vitin 2015.
Marshi është realizuar në zonën e përgjegjësisë së Batalionit të Tretë, në rajonin e Mitrovicës, më sakt në komunat: Vushtrri dhe Mitrovicë. Pjesëtarët kanë përfunduar me kohë marshimin me ngarkesë në gjatësi prej 30 kilomentrash, duke dëshmuar kështu se pjesëtarët e Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë posedojnë një përgaditje të lartë fizike dhe janë të gatshëm në përballimin e çfardo detyre dhe sfide.
Në marshim ka marrë pjesë stafi Komandues i Batalionit të Tretë i udhëhequr nga major Beton Retkoceri, Komandant i Batalionit si dhe oficerë tjerë të Batalionit dhe këshilltarë të Ekipit ndërlidhës Këshillues të NATO-s(NLAT) për FSK-në.
Qëllimi i këtij marshimi ishte testimi dhe mbajtja e kondicionit fizik të pjesëtarëve të Batalionit në distanca të gjata.
Certifikohen 30 pjesëtarë të FSK-së nga Instruktorët Amerikanë
Prishtinë, 20 nëntor 2015 - Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia e certifikimit të 30 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët për pesë ditë më radhë ndoqën trajnimin “ Zhvillimi i specifikimeve teknike dhe hulumtimi i tregut II” nga ekipi mobil i instruktorëve të “SATMO-s ” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës( SHBA).
Për të përcjellë këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli me bashkëpunëtorë. Ai, me këtë rast, i përgëzojë instruktorët dhe pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë trajnimit, “ Është kënaqësi që kemi mundësi të organizojmë trajnime të tilla nga ekspert të fushave të ndryshme e që janë mjaft të rëndësishme për të ardhëm FSK-së, siç është kjo e prokurimit”. Gjeneral Hazrolli, ka falënderuar ekipin e instruktorëve Amerikanë, për bashkëpunimin dhe ndihmën profesionale gjatë trajnimeve të ndryshme , “të gjitha këto trajnime të cilat po realizohen si rezultat i bashkëpunimeve të ndryshme kanë ndihmuar pjesëtarët e FSK-së, që të ecin përpara në zhvillimin e njohurive të tyre. E falënderoj ekipin e instruktorëve për këtë trajnim si dhe pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e treguar. E vlerësoj gjithë atë që kemi arritur falë këtyre trajnimeve, dhe jam i sigurt që gjithë këto njohuri që i keni përfituar do të na ndihmojnë shumë në të ardhmen tonë ”, shtoi në fund zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral Hazrolli.
Qëllimi i këtij trajnimi të realizuar në kuadër të bashkëpunimit bilateral me SHBA-në ishte që të investohet sa më shumë në aftësimin dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Trajnimi ka filluar më 16 nëntor dhe përfundoi më 20 nëntor 2015, ku u shtjelluan tema të ndryshme, si: Etika e tregut, hulumtimi i tregut, specifikat teknike si dhe cilësia e tregut.
Ndërsa, Koloneli Dejvisi nga ekipi i SATMO-s dhe Nënkolonel Zejnullahu nga FSK-ja, u shprehën të kënaqur me realizimin e këtij trajnimi, dhe të cilët vlerësuan lart bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e këtij trajnimi.