Skuadra e Brigades se Reagimit të Shpejtë të FSK-së dekorohet me medaljen e artë në ushtrimin Cambrian Patrol në Britani të Madhe
Prishtinë, 22.10.2016
Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë ,,Cambrian Patrol’’në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.
Ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës.
Ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19 deri me 21 tetor 2016.
Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njejtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë.
Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia.
Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgaditjeve të mjaftueshme janë tërhjekur nga ushtrimi.
Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë. Me qenë se kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi, dekorimi me medaljen e artë i ka lënë të befasuar si vendin nikoqir ashtu edhe vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo performancë e suksesshme e skuadrës ka bërë që FSK të njihet nga vendet pjesëmarrëse si një organizatë serioze dhe shumë profesionale, ku pa dyshim që në të ardhmen si rezultat pritet të rrisë bashkpunimin me ushtritë e vendeve të tjera.
Ftesën për të marrë pjesë në këtë ushtrim qysh në nëntor të vitit të kaluar e ka bërë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ku më pas skuadra e BRSH-së ka filluar procedurat për zhvillimin e trajnimit intenziv. Faza përgaditore për këtë ushtrim ka zgjatur rreth 9 muaj të plotë ku janë përfshirë 3 muaj parapërgaditje, 5 muaj trajnim intenziv dhe një muaj trajnim familjarizues me regjimentin Royal Irish të ushtrisë Britaneze.
Ky sukses ka qenë një tjetër dëshmi që FSK po shkon në hapa të sigurt drejt zhvillimit të një force profesionale duke nxjerrur kuadro të rinjë që në evenimente të ndryshme janë konkurrencë serioze për ushtrit e vendeve të zhvilluara.
[h=1]Ministri i FSK-së Haki Demolli në vizitë ushtarëve në Ushtrimin Fushor të FSK-së ,,Shqiponja 5’’ në Nashec të Prizrenit[/h]Prishtinë, 25 tetor 2016
Në orët e vona të pas ditës të së martës (25.10.2016), Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli i shoqëruar nga zëvendësministri Muhamet Latifi, Sekretari i Përgjithshëm zoti Shkëlzen Sylaj dhe gjeneral brigade Zymer Halimi drejtor i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli ushtrues detyre Komandant i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan kampin e FSK-së në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit. Në këtë kamp fushor janë të vendosur pjesëtarët e FSK-së në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja-5”.
Në fillim ministri Demolli është njoftuar nga komandanti i kampit nënkolonel Mehmet Lladrovci, me skenarin e ushtrimit fushor. Kurse komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë kolonel Xhevahir Geci e ka njoftuar ministrin dhe bashkëpunëtorët me ecurinë e zhvillimit të ushtrimit fushor, motivin dhe angazhimin e ushtarëve për të realizuar objektivat e stërvitjes si dhe kushtet e vendosjes dhe akomodimit. Ministri Demolli i ka përgëzuar ushtarët, oficerët e FSK-së për angazhimin e madh në realizimin e detyrave në ushtrim fushor, po ashtu ai posaçërisht ka falënderuar edhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës, për kontributin e tyre në përgatitjen, por edhe bashkëpjesëmarrjen praktike në këtë ushtrim fushor, duke ngritur nivelin e rezultateve të stërvitjeve dhe ushtrimit fushor “Shqiponja -5”.
Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, në këtë ushtrim fushor për herë të parë janë pjesëmarrës aktiv kudo nëpër njësi, krah për krahë me ushtarët dhe oficerët e FSK-së edhe ushtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës nga SHBA-ja.
Po ashtu më këtë rast ministri Haki Demolli duke numëruar sukseset e FSK-së falënderoi dhe uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së edhe për rezultatin në stërvitjen e marshimit “Cambrian Patrol” në Vells të Mbretërisë së Bashkuar, ku togu i FSK-së u nderua me medalje të artë, duke na bërë që të ndihemi krenar.
Ministri Demolli me këtë rast ka bashkëbiseduar me ushtarë dhe oficerë për rrjedhat e ushtrimit vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë. Po ashtu Ministri së bashku me ushtarë dhe eprorë të FSK-së kanë darkuar në kuzhinën fushore të kampit. Ushtrimi fushor “Shqiponja -5”, mbahet në disa pjesë të Kosovës si; në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
Was für eine fette Schutzweste, hat die Reaktivpanzerung?
Folge dem Video um zu sehen, wie unsere Website als Web-App auf dem Startbildschirm installiert werden kann.
Anmerkung: Diese Funktion ist in einigen Browsern möglicherweise nicht verfügbar.
Wir verwenden essentielle Cookies, damit diese Website funktioniert, und optionale Cookies, um den Komfort bei der Nutzung zu verbessern.
Siehe weitere Informationen und konfiguriere deine Einstellungen