Es ist wieder soweit nach langem warten das 66 Land erkennt die Unabhängigkeit des Kosovo an und das Land heißt Swaziland(noch nie gehört).
Mbretëria e Swaziland’it është shteti i 66’të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Letra e njohjes nga ky shtet ka ardhur në adresë të partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), ka raportuar Expresss, duke u mbështetur në letën e njohjes të prezantuar në RTK nga nënkryetari i AKR'së, Ibrahim Gashi. Ai ka thënë se e bën këtë “për të treguar një zotim tonin për ato që kishim thënë disa ditë më parë”.
“Njohja de Jure ka ardhur sot në adresë tonë ndërkaq njohja de facto kishte ndodhur dy ditë më parë”, tha Gashi në këtë intervistë.
Mbretëria e Swaziland bëhet kështu shteti i 66-të që njeh Republikën e Kosovës.
Gashi ka thënë se priten edhe njohje të tjera që janë si rezultat i lobimit të liderit të AKR-së Behgjet Pacolli, nëpër botë.