Topi i kërkon Arabisë Saudite të kërkojë njohje për Kosovën
Presidenti Bamir Topi i ka kërkuar sot kryetarit të Asamblesë Konsultative të Mbretërisë Arabisë Saudite, Abdullah Bin Mohamed Bin Ibrahim Al-Sheik që Mbretëria e Arabisë Saudite të ndikojë në Organizatën e Konferencës Islamike për rritjen e numrit të njohjeve të reja për Kosovën. Pasi i shprehu mirënjohjen për qëndrimin korrekt të Arabisë Sadike si dhe për njohjen e Kosovës, kreu i shtetit ka kërkuar më shumë ndikim në Konferencën Islamike për të rritur numrin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Çështja e Kosovës ka qenë dhe gjatë takimit që kryetari i Asamblesë Konsultative të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Bin Mohamed Bin Ibrahim Al-Sheik pati me kryeministrin Sali Berisha. Ky I fundit shprehu mirënjohjen për atë çka Arabia Saudike ka bërë për Kosovën, dhe foli për atë çka ka sjellë pavarësia e Kosovës për rajonin. Gjatë takimit me kryeministrin Berisha është folur dhe për progresin e Shqipërisë këto vite që kulmoi me liberalizimin e vizave si dhe në marrëdhëniet shumë të mira tradicionale miqësore midis dy vendeve dhe kombeve. Kryeministri Berisha i falënderoi parlamentarët saudit për mbështetjen dhe ndihmën e madhe e bujare, që madhëria e tij kujdestari i dy xhamive mbreti Abdulla, qeveria dhe populli mik i Arabisë Saudite, i ka dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më tej të dy palët rikonfirmuan angazhimin dhe vendosmërinë e dy vendeve dhe qeverive për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, në veçanti në fushën ekonomike dhe investimeve të investitorëve saudit në Shqipëri, duke u angazhuar për të plotësuar gjithë kuadrin ligjor të nevojshëm për mbarëvajtjen e këtyre marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ekonomike, tregtare dhe mbrojtjen e investimeve të ndërsjella në dobi të interesit më të mirë të ekonomive të dy vendeve dhe prosperitetit të qytetarëve.
Unsere Brüder aus Albanien setzen sich mehr für Kosovo ein als unsere eigene Regierung