den albanern geht es unten schlecht wenn sie keine arbeit haben, dasselbe gilt auch für alle anderen ethnien.
unsere politiker sind gay und labern kacke, deshalb gehts uns unteranderem auch schlecht.
ich habe nix gegen makedonci wie viele andere unten auch.
gay politiker versuchen die leute aufzuhetzen.
negative erlebnisse hatte ich unten nur mit cigos.
Padi pse fëmijët duan t'u mësojnë shqip
Published or updated- 19/11/2010 18:55:00
Madhësia:
Të hënën duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër prindërve të 11 nxënësve të fshatit të Strugës , Podgorcë të cilët morën padi nga Ministria e Arsimit. Sipas tyre, shteti u ndalon fëmijëve të tyre që të mësojnë në gjuhën amtare shqipe. Ata pohojnë se interesim kishte edhe tek prindërit e nxënësve të tjerë, por për shkak të presioneve dhe frikës nga paditë, ata hoqën dorë nga qëllimi që ti lëshojnë fëmijët në shkollë.
‘Fëmijët tanë i trajtojnë si të çregjistruar përkatësisht se nuk ndjekin kurrfarë mësimi. Para dy ditësh bisedova personalisht me zëvendësministren, më tha se e ka informuar ministrin por ende pret përgjigje. Unë i thash se nuk janë të interesuar për rastin tonë. Të shikoni kur të jenë këtu të pranishëm edhe dy arsimtarët. Askush nuk i përshëndet, as mirëdita nuk u thonë. ‘, thotë Fadil Reckoski, prind.
‘Për tërë këtë problem ne e informuam edhe avokatin e popullit të Maqedonisë i cili është në qëndrimin se fëmijët duhet të shkollohen në gjuhën të cilën e duan. Inspektorati i arsimit për shkak se fëmijët tanë nuk mësojnë në gjuhën maqedonase, por në gjuhën shqipe, na dhanë në gjyq. ‘, rrëfen Sead Sadikovski, prind.
Nga inspektorati shtetëror i arsimit pohojnë për televizionin Alsat-M se shkolla në fshatin Podgorcë të Strugës tash më një vit punon ilegalisht sepse nuk ka leje nga ministria, kështu që edhe fëmijët nuk mund të marrin dëftesa.
“Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë e cila nuk ekziston, që nuk është e verifikuar, që nuk ka pëlqim, që në fakt është e egër. Dmth. nuk është në pyetje fakti që mësimi ndiqet në gjuhën shqipe. Problemi është se ajo shkollë fillore nuk mund të funksionojë pa qenë e përfshirë në sistemin arsimor në Maqedoni. Duhet mendim pozitiv nga Ministria e Arsimit, ndërsa ajo nuk e posedon një gjë të tillë. Të vetmin pëlqim që e posedon është ai që e ka nga këshilli komunal, por ai është i pamjaftueshëm”, thotë Xhorxhe Arsov, drejtor i Inspektoratit shtetëror të arsimit. Ndërkaq nga komuna kërkojnë që ministria të mos u përzihet në ingerencat.
Këshilli i komunës së Strugës vitin e kaluar mori vendimin për formimin e dy paraleleve në gjuhën shqipe që në fillim e pranoi zëvendës ministrja e arsimit Qazimi, por pas dy ditësh atë e anuloi ministri Todorov. Inspektorati i arsimit ngriti padi për prindërit për shkak të sjelljes së tyre në kundërshtim me Ligjin.
Miki Trajkovski