N
Nik
Guest
Së Bashku
Es wahren 3 soweit ich gelesen habShpërthim në TEC, 2 të vdekur, disa të plagosur. Nxirren nga rrënojat gjallë tre punëtorë
Nga Redaktor {06/06/2014}
(Ne perditesim) Një shpërthim i madh ka ndodhur në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, ne termocentralin “Kosova A” ne Obiliq, prane Prishtines. Nga ky shperthim ka tre të vdekur dhe shume të lënduar, te konfirmuar nga policia.
Shpërthimi ka ardhur nga disa kimikate të cilat bëjnë zbutjen e ujit, por nderkohe flitet per rrezikshmeri te larte. Gazetari i Express, Visar Duriqi, i cili ndodhët pikërisht në vendin ku ka ndodhur shpërthimi i parë, raporton se shkalla e rrezikshmërisë për shpërthime të reja të hidrogjenit vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë.
Drejtori i Prodhimit në KEK, Arben Gjuka, tha për Gazetën Express se shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë është dëgjuar edhe në disa pjesë të kryeqytetit, Prishtinës.
Policia ka bllokuar te gjitha rruget per ne Obiliq dhe vete kryeministri Hashim Thaçi raportohet te jete nisur per ne vendin e ngjarjes.
Nderkohe kryeministri Edi Rama ka reaguar me nje koment ne facebook duke e cilesuar nje lajm trondites. “Dhimbje e solidaritet per familjaret,le te lutemi qe numri i te vdekurve dhe te demtuarve te mos rritet me tutje”. “Sapo fola me Kryeministrin Thaçi për pasojat e shpërthimit tragjik dhe i shpreha ngushëllimet e solidaritetin tonë. Kryeministri ishte i lenduar e falenderues”, shkruan Rama.
Prishtina në gjëndje gatishmërie
Komuna e Prishtinës është vënë në gjëndje gatishmërie pas shpërthimit të ndodhur në termocentralet e KEK në Komunën e Obiliqit. Kryetari Shpend Ahmeti ka deklaruar se komuna i ka vënë të gjitha resurset e saj në dispozicion. “Në gjendje gatishmërie. Pas shpërthimit në termocentralet e KEK në Komunën e Obiliqit, Komuna e Prishtinës i ka vendosur të gjitha resurset e veta në dispozicion për të ndihmuar në operacionet e kërkim/shpëtimit si dhe në trajtimin e të lënduarve. Qendra e thirrjeve emergjente ka pranuar shumë thirrje dhe është në gatishmëri ta ndihmojë komunën e Obiliqit dhe KEK-un në këtë situatë të rëndë”.
Kryeministri Thaçi: Rreziku nuk ka kaluar ende
Kryeministri Thaçi aktualisht është duke qëndruar në Obiliq ndërsa ka thënë se rreziku nuk ka kaluar ende. “Në këto momente jemi duke luftuar për jetët e njerëzve. Edhe pse zjarri është minimizuar rreziku nuk ka kaluar ende. Ne jemi me familjet e personave të cilët kanë pësuar nga ky shpërthim. Ndërsa unë do të qëndroj këtu që të kujdesem edhe personalisht që po bëhet gjithcka e mundur që kjo ngjarje të kaloj sa më me pak pasoja. Ne kemi anuluar të gjithë fushatën e paraparë për sot dhe kjo as që diskutohet”, ka thënë Thaçi.
Shpërthimi në termoncetral, partitë politike ndërpresin fushatën elektorale
Partitë politike në Kosovë kanë ndërprerë fushatën elektorale pas shpërthimit të ndodhur në termocentralet e KEK në Komunën e Obiliqit. Me anë të disa deklaratave për media paritë më të mëdhaja në vend si PDK, LDK, AAK, VV dhe AKR, kanë ndërprerë çdo aktivitet elektoral.
2 Tote in Kastriot. :S
zoti fol shqipAllahu ia mëshiroftë shpirtërat.
Folge dem Video um zu sehen, wie unsere Website als Web-App auf dem Startbildschirm installiert werden kann.
Anmerkung: Diese Funktion ist in einigen Browsern möglicherweise nicht verfügbar.
Wir verwenden essentielle Cookies, damit diese Website funktioniert, und optionale Cookies, um den Komfort bei der Nutzung zu verbessern.
Siehe weitere Informationen und konfiguriere deine Einstellungen