Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Albanien

Tre të plagosur nga snajperat në Lazarat/ 4700 policë kundër 2000 banorëve civil (pleq dhe fëmijë)

Bota Sot | 18.06.2014 09:39
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services



largea_296-bpeco-aust-551403077139.jpeg


Tri persona janë plagosur dje në Lazarat gjatë operacionit të policisë që po mban nën terror 5 mijë banorë. Bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur dy barinj dhe një punonjës policie. Rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme mbeti i plagosur në dorë dhe në këmbë një 19-vjeçar nga Ura Vajgurore që punonte si bari. Bariu ka mbetur i plagosur në qendër të fshatit të Lazaratit. 19-vjeçari ishte duke shkuar në dyqan për të marrë një paketë duhani, por ka mbetur i plagosur pas të shtënave të armëve.
Pas mjekimit të marrë në spitalin e Lazaratit, i plagosuri është transportuar në spitalin e Tepelenës. Ky vendim është marrë nga ekipi mjekësor. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tregoi për mediat se i riu ishte futur në dyqan për të marrë një paketë cigare. “Sapo ka dalë nga dyqani ai është qëlluar me plumba në dorë dhe në këmbë. Pamë se si u rrëzua në tokë, ndërsa dora iu mbulua me gjak. Dy persona e morën dhe e dërguan në spital”, tregon një nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes.
Pa kaluar as gjysmë ore nga plagosja e 19-vjeçarit, rreth orës 16:25 u plagos në bark një tjetër bari në qendër të fshatit Lazarat. Përsëri i plagosur nga plumbat ka mbetur një bari. Bëhet e ditur se 33-vjeçari F.M., nga Pogradeci ka mbetur i plagosur rëndë në bark në qendër të fshatit nga breshëritë e plumbave. “Edhe bariu tjetër mbeti i plagosur në qendër të fshatit. I plagosuri nuk është nga Lazarati, por banon prej vitesh këtu. Kërkuam makinë që ta dërgonim në spital”, u shpreh kreu i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.
Gjendja e 33-vjeçarit nga Pogradeci është mjaft e rëndë si pasojë e plagëve të marrë nga plumbat dhe për këtë arsye ai është nisur drejt Spitalit Ushtarak. Fillimisht bariu që u plagos në Lazarat u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, por pas plagëve të marra në bark, ka nevojë për mjekim më të specializuar.
I plagosuri i tretë është një punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, i cili ishte i dislokuar me shërbim gjatë natës në Lazarat. Punonjësi i policisë i është nënshtruar një operacioni dhe tani është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se polici, pjesë e FNSH-së së Shkodrës, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit.
Ndërkohë, gjendja në Lazarat vazhdon të jetë mjaft e tensionuar. Mijëra banorë përjetojnë çaste tmerri dhe paniku.
 
Tja, das hat man davon, wenn man in der Gesetzlosigkeit lebt. Mir tun die unschuldigen Menschen wirklich leid, aber Kinder und Betagte werden von der Polizei ja geschont.
 
''THERRET LAZARATI, MORI SHKODER''..
Dil ne shesh se te kam moter
Thirr Tropojen edhe Puken
Ky shtet po na ndalon buken
Edhe Dibra ka qu fjale
Shok ne mal duhet me dale
Me rremby pushket kallashin
Te mbrojm nderin dhe hashashin
Flet Mirdita, Tiranaaa e LACIIIIIIIIIIII I
Konferenc mban Arvizuja
T'mbillet kodra ,mali,gropa
Kerkon mall e gjith europa
Sajmir Tahirit i ben thirrje
Ky problem e do nje zgjidhje
Ose hashashin te kultivojm
Ose na gjej pun te punojm
Thrret Saranda kurveleshi
Dhe kjo pun u bo pun leshi
Ose na lini te bejm pare
Ose mos e kishim mjell fare
Fieri Lushnja e Divjaka
Kan dal ne fushe pleq e plaka
Kan ngref kasolle e stan
Gjasme sikur jan coban
Por ne fakt jane shoket tane
Qe kan mbjellur anembane
Por policia si kap dot
Se si Lazarati ka plot
Ndaj do dalim me pushk ne dore
 
Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.
 
Zurück
Oben