Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Albanien

Das Ende der organisierten Verbrecher in Albanien ist endlich gekommen.
Nieder mit diesen Kriminellen, die unser Mutterland seit 23 Jahren kontrollieren!
Nieder mit der Gesetzlosigkeit!
:al3:
 
[h=1]Lazarat: Jepet urdhër për vrasje pa paralajmërim, shpallet gjendje e jashtëzakonshme[/h]Bota Sot | 19.06.2014 09:01
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services



largea__albania-marijuana-21403166093.jpg


​Lëkunden themelet e kështjellës së krimit. Miti i paprekshmërisë së Lazaratit po avullon si një ëndërr e ligë nga autoblindat e shtetit ligjor dhe tymi i drogës së djegur.
Lazarati mes tymit, flakëve dhe plumbave. Katër ditë rrethim, luftë frontale me autoblinda, kundërtanke, mitralozë, kallashnikovë dhe snajpera, plane për asgjësime fizike, thirrje për dorëzim, ultimatume dhe mbledhje sekrete. Në ditën e katërt, autoblindat e policisë kanë depërtuar në zemër të çerdhes së mafies, aty ku për tetë vite me radhë bënte ligjin Kushtetuta e kartelit dhe baronëve të drogës. Në ditën e katërt të aksionit, beteja e armatosur mes policisë dhe bandave kriminale, po zhvillohet ballë për ballë. Operacioni ka hyrë në fazën e tij më delikate, në atë të luftës frontale.
Forcat speciale kanë zënë pozicionet në shtëpi, mure grupi, gardhe dhe objekte të tjera. Armët më të sofistikuar janë drejtuar drejt shënjestrës, bandave të drogës. Ka breshëri armësh nga grupi rebel dhe kundërpërgjigje nga forcat e policisë dhe ato speciale. Një pjesë tjetër e forcave speciale po krehin shtëpitë e çliruara, ndërsa të tjerë djegin drogën. Gazeta SOT paralajmëroi një ditë më parë në lojë kanë hyrë snajperët, të cilët mund të dëmtonin forcat speciale deri në tre kilometra. Po ashtu, gazeta paralajmëroi edhe planin B të Ministrisë së Brendshme për asgjësimin fizik të anëtarëve të bandave dhe ekzekutimin pa paralajmërim.
Dhe plani është konfirmuar dje. Vendimi është finalizuar një ditë pas deklaratës së fortë të ambasadës amerikane dhe pas një konsultimi të ministrit të Brendshëm, kryeministrit dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. “Policia e Shtetit është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës, duke ju kundërvënë me armë uniformave blu”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Po gjatë ditës së djeshme, Ministria e Brendshme ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit të mos dalin nga shtëpitë, deri në një njoftim të dytë të policisë. Kjo masë është në funksion të planit për asgjësimin e anëtarëve të bandave, të cilët nuk u janë përgjigjur thirrjeve për dorëzim.
“Po ashtu në funksion të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre u kërkohet të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, që të mos dalin nga banesat deri në përfundim të operacionit policor. Të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë. Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor”, thuhet në njoftim.
800 forca rrethojnë bandat

Mbi 800 forca policie kanë rrethuar prej katër ditësh kartelin e drogës në Lazarat, në përpjekje për të shembur Kolumbinë e Evropës. Ndërkaq, në një njoftim të fundit, policia shprehet se është e vendosur për të shkatërruar të gjitha plantacionet e drogës me çdo çmim. “Policia e Shtetit po vazhdon me vendosmëri operacionin për kapjen e personave që kanë qëlluar me armë ndaj uniformave blu si dhe për identifikimin e shkatërrimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Ministria e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen e saj drejtuar banorëve të Lazaratit, që të distancohen hapur dhe prerë nga elementët kriminalë që synojnë të mbajnë peng gjithë fshatin dhe të ardhmen e tij”, thuhet në njoftim.
Plani i policisë

Policia e Shtetit synon që me anë të presionit psikologjik të përçajë bandat drogës në Lazarat dhe t’i detyrojë që të dorëzohen. Dhe plani ka funksionuar deri diku. Tetë persona janë dorëzuar dhe arrestuar deri më tani. Ndaj dhe rrethimi vijon. Ndërkaq, 800 forca janë gati në urdhërin final për të nisur betejën frontale me bandat. Aktualisht urdhëri është që të qëllohet çdo anëtar i bandës pa paralajmërim.
800 forca në terren
Në terren janë të angazhuara rreth 800 forca policore, të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.
 
Zurück
Oben