A
Ardian
Guest
Gjuriq Editës: S’ mund të bësh asgjë në veri, punimet fillojnë
Kajtaz Gecaj Publikuar: 09.07.2014 - 13:00
Rreth orës 9:40 minuta, punëtorët e kompanisë “Novi Pazar Put” kanë filluar punët në ndërtimin e sheshit në afërsi të urës kryesore të Ibrit, ngjitas me të ashtuquajturin “Park i paqes” nga pjesa veriore, i cili do ta mbajë emrin e Car Llazarit. Në fakt, punët kanë filluar dje pasdite, kur ishin larguar semaforët dhe gjithçka tjetër për t’u përgatitur terreni.
Fillimin e punëve e ka përcjellë nga afër Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili natën e mbrëmshme e ka kaluar në Mitrovicë. Duke folur para medieve, Gjuriq është përqendruar te deklaratat e Edita Tahirit, e cila një ditë më përpara kishte thënë se ka marrë premtime nga Brukseli se “Parku i paqes” do të largohet.
Ai i ka porositur të gjithë qytetarët e Serbisë dhe serbët e Kosovës, se nuk kanë arsye të frikësohen nga kërcënimet e Prishtinës, të cilat kanë ardhur nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Ai tha se kërcëenimet për siç tha ai “shkatërrimin” e “Parkut të paqes” nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemit. Sipas tij, parku është kategori e përhershme që do të mbetet aty ku është.
“Porosia që vjene nga Edita Tahiri për shkatërrimin e parkut dhe kërcënimet e ndryshme, absolutish nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemit. Dëshiroj që nga ky vend të dërgoj mesazhin, se askush, e në veçanti Edita Tahiri nuk do të mund të shkatërrojë dhe të bëjë asgjë këtu në veri të Mitrovicës. Populli serb i Kosovës dhe serbët në veri të Mitrovicës nuk kanë arsye të shqetësohen, ‘Parku i paqes’ është bërë për të mbetur ashtu si është, ndërsa ne në ditët në vijim do t’i vazhojmë punët në ndërtimin e asaj që ne e quajmë ‘Knez Mihajlova’ e Mitrovicës, e ngjajshme më rrugën me të njwjtin emër në Beograd”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij, dëshira është që kualiteti i jetësës së qytetarëve në Mitrovicës të jetë më i mirë dhe që Edita Tahiri nuk do të vendosw për atë se çfarë do të ndërtohet, se çka do të mbillet dhe se çka do të korret në veri të Mitrovicës dhe në ato pjesë në të cilat në pajtim me Ligjin për Vetëvqeverisje Lokale udhëheqin përfaqësuesit e popullit serb të Kosovës.
“Askush nuk mund t’i ndalojë njerëzit tanë t’i rregullojnë punët e veta dhe qytetin e vet në mënyrën që ata e shohin se është më mirë. Serbia qendron dhe do të qendrojë këtu me popullin e vet dhe nuk ka asnjë arsye që me deklarata të zjarrta, të cilat i kemi dëgjuar gjatë këtyre ditëve ta helmohet atmosfera në Kosovë, ku edhe ashtu ka shumë tensione”, ka thënë mes tjerash Marko Gjuriq, pas fillimit të punëve në ndërtimin e sheshit “Car Llazari” në veri të Mitrovicës, të mërkurën.
Wo waren unsere Poltiker all die Jahre lang als es um die Entfernung der Barrikade an der Brücke ging? Jetzt ist es zu spät etwas dagegen zu tun da die Barrikade als der "Park des Friedens" getarnt wird.