Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nur in albanischer Sprache!! .

  • Ersteller Ersteller Albo-One
  • Erstellt am Erstellt am
Migjeni - Recital i Malsorit

O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
 
Hab vorhin Gjergj Fishta's "Gjuha Shqipe" bei einem Radiosender aus Struga gehört. Und wie es vorgetragen wurde... Gänsehaut pur..


Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmeti,
njashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tuj kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallku... njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashgim, që na la i pari,
trashgim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huj, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mas dore.


Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden Stina e Moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djalit.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi këndu, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë për Besë Jetike,
kah kan dek k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë... edhe njai Leka,
qi'i rrezullim mbretnin s'i a, xúni,
qi ka bihta i shkelte Dega,
Shekllit t'mar t'list t'ranë i vuni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.


Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!




Edit:
E paska pas recitu Reshat Arbana:

GJUHA SHQIPE (Gjergj Fishta) - [recitu nga Reshat Arbana] - YouTube
I kam permirsu do pjes n'poezi se kishin mungu..
 
Ambel e tharptë

Kjo ndjesi që ma ki dhon' osht përnime e shenjtë
Edhe pse po m'dhem shumë mrena që s'po don me nejtë
Hera parë mas qaq shumë vjetve që i kom prap trembdhjetë
Veq plagët s'jon mo n'sipërfaqe

M'ki bo mi marrë vesh disa sene që ndryshe s'mirren vesh
E po shpresoj që në t'ardhmen prapë me t'bukrën m'bjen me u ndeshë
Se s'kish ma zor se me pa e mos me mujtë me pasë
E me u ngri n'ven sa herë që t'bjen n'men

Ska qenë kurrë zor mu mendja zemrën me ma mujtë
Veq tash p'e shoh që kurrë s'e kom rrokë krytë
Se e kom pasë t'kthjellun e kom mujtë me pa n'rrugë
E s'kom ca kry për stuhi

Kaniher po thom ma mirë që s'di qysh osht me ty
Se kisha mujtë me krahasu e s'kish qenë kurrë n'qat naltësi
E po thom ma leht qishtu krejt k'to me përballu
Veq e ambla bashkë me t'idhtën shpesh dijnë shijen me ta hupë

Deri sot ska qenë hiq lehtë për toke mu me m'rrxu
E qysh p'e sheh hala jom n'komë jom n'luftë mos me u dorzu
Veq po m'vynë me marrë pak frymë e n'bashqe pak me u ulë
Se jom lodhë e spo di cka po ndodhë

Me mu...
...
Çka po ndodhë me mu...
...

Tash kena mrri n'udhëkryqe verdha osht dhezë
Jom gzu që na ra bashkë me ecë
Veq tash po shkoj n'shpi teme se po du me flejtë
E nesër prapë m'duhet me ecë vet
 
Osman Kuka - Oso Kuka
ai ishte nga Shkodra por familja e tij kishte origjinen ne Peje.
Luftetar kunder turqve, shkive t'Cernagores edhe t'Serbise.

Oso Kuka Lahuta e Malcise - YouTube

ndihmo zot si m'ke ndihmue
500 vjet kishin kalue e te bukuren kete malesi
turku e mbante ne robni
krejt tu e la t'mjerren gjak
frymen tu ia zanun jak
e as tu e lane jo as drite me pa
rrihe e mos e lene me kja

[...]
jo, Shqiptari s'perbihej
e as me u shkel besa s'po lihej
kur t'i mushet mendja vet
ndash ta msyn krajl edhe mbret

[...]

ni fjale t'madhe que e kan mbretit
jo se veç ni knjazit nuk i lajme kurr page t'dheta
po as mbretit te stambollit s'du me ia ba ma tungatjeta

se kete vend nuk po e kishte fale Perendia per cerkez
turq manove likurazez po per do Sokola Mali qi Shqiptar
bota po i qujte, per ta gezuar keta djal mas djalit
der qi jeta mos t'iu shujte.
 
"S'ka poshtërsi më të madhe se të përpiqesh t'i bësh keq një njeriu, duke përfituar nga thjeshtësia e zemrës dhe qëllimi i tij i mirë."
 
Zurück
Oben