KQZ-ja i ka publikuar zyrtarët përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit. Nga 734.055 votues që kanë marrë pjesë në zgjedhje, PDK-ja i ka fituar 222181 vota apo 30.38 për qind, duke dalë partia e parë në Kosovë.
Pas PDK-së është renditur LDK-ja me 184 mijë vota apo 25.24 për qind, më pas Vetëvendosje më mbi 99 mijë vota apo 13.59. AAK i marrë 69 mijë vota apo 9.54 për qind, Nisma për Kosovën 37 mijë vota apo 5.15 për qind.
AKR i ka marrë 34 mijë vota, por nuk ka mundur ta kalojë pragun, pasi që në përqindje ka dalë 4.67 përqind.
Sa i përket numrit të deputetëve që partitë do t’i kenë në Kuvend, PDK-ja prin me 37 deputetë, LDK 30, VV 16, AAK 11, Nisma 6 dhe Lista Srpska 9 deputetë.
PDK 37, LDK 30, VV 16, AAK 11, Nisma 6 - Lajmet - Gazeta Tribuna
PDK 30.38% / 37 Sitze
LDK 25.24% / 30 Sitze
VV 13.59% / 16 Sitze
AAK 9.54% / 11 Sitze
NISMA 5.15% / 6 Sitze
AKR 4.67%
Srpska 9 Sitze