Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Ein friedvolles Weihnachtsfest. "Mir Božji Hristos se rodi“
    Wünscht das BalkanForum-Team

Prekaz

  • Ersteller Ersteller Gelöschtes Mitglied 13212
  • Erstellt am Erstellt am
23797430.jpg



Në këtë kullë kanë ngrënë bukë Azem Bejta me shokë, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Shaban Jashari e shumë e shumë të tjerë. Shumë nga këto kulla, të cilat janë historia jonë kombëtare, sot i mungojnë Drenicës dhe Kosovës. Pas vitit 1912 pushteti serb me dhunë filloi spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga Kosova, duke ushtruar gjenocid për t’i dëbuar për në Turqi. Kështu kishin filluar edhe në Prekaz, kuhasën në rezistencë të vendosur të prekazasve të prirë nga Ahmet Delia. Nga xhandarmëria serbe aty mbetën të vrarë tetë veta. Sakrifica sublime e Ahmet Delisë dhe gjaku i tij, në atë kohë, shënojnë flijimin e parë në themelet e Kosovës. Që nga ajo ditë e deri më sot, për liri të tokave shqiptare ranë shumë dëshmorë. Pa dyshim, mbi gjakun e tyre, populli ynë do të shënojë emrin Liri dhe asgjë tjetër. Lufta për lirinë tonë kombëtare nuk pushoi, edhe pse ajo pati baticat dhe zbaticat e saj. Ajo gjeti mbështetje të fuqishme tek strategët tanë politikë të kohës e herë pas herë edhe te faktori ndërkombëtar. Figurat madhore, të cilat bënë çmos që zëri i shqiptarit të dëgjohej edhe në parlamentet e Evropës, si Abdyl Fërashëri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Hoxhë Kadria etj.,
i bashkërenditën kërkesat, që u mbështetën edhe nga masat e gjera, për t'i treguar botës se lirinë do ta realizojmë edhe me çmimin e gjakut.



n27planiudb-2[1].jpg


Shkruan: Mehmet BISLIMI

Kullat tona në përgjithësi, tek ne (në mungesë të institucioneve të mirëfillta që ishin nën diktat të pushtuesit), kanë luajtur rol shumë pozitiv në kontributin e ngritjes së vetëdijes sonë qytetare, kombëtare, por edhe edukative, madje kanë mbajtur gjallë frymën tonë liridashëse dhe atë të besës e traditës sonë. Në themelet e kullave tona legjendë, kanë zënë fill shkëndijat e lirisë sonë kombëtare, ato shekuj me radhë kanë ruajtur dhe kanë bërë frymëzimin tonë për të qenë të lirë e sovran në tokat tona.

Janë tri faza të përjetësimit të kullave tona:

1- Kullat fortifikatë, që kemi shembuj të shumtë në historinë tonë.
2- Kullat Legjendë, që janë përjetësuar nga sakrificat tona heroike për liri.
3- Kullat Muze, ku ruhet meritueshëm historia jonë e bujshme ndër shekuj.

Krahasueshëm me shoqet e saja qëndron kryelartë edhe kulla e Tahir Mehës. Kjo kullë me simotrat e saja si kulla e barotit të Oso Kukës, Ali Pashë Tepelenës, Haxhi Zekës, Sulejman Vokshit, Kamer Loshit, Zhujë Selmanit, Nak Berishës, Ahmet Delisë, Shaqir Smakës, Azem Bejtës Galicës, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Tahir Mehës, Shaban Jasharit e dhjetëra kullave tjera më me zë ndër ne.

Kulla e Tahir Mehës:

Edhe kulla e Tahir Mehës ka historikun e vet, sa të dhimbshëm, por edhe krenar e kryelartë. Kjo kullë së bashku me kullat tjera të rezistencës sonë kombëtare, deri tek kulla e Komandantit Legjendar Adem Jashari, bënë historinë tonë duke nxjerr nga gjiri i tyre luftëtarët me të denjë të lirisë. Sigurisht se themelet e saja datojnë që nga stërgjyshërit e largët të Tahir Mehës, pra që nga prindërit e Mehës së parë, mirëpo pas djegies së saj nga Suharia e Aqif Pasha Turgutit e deri tek djegiet pasuese që ia bënë asaj nga xhandarmëria e Serbisë së parë, menjëherë pas kongresit të Berlinit. Kështu që në Kosovë filloi fushat e vrasjeve dhe djegieve të qendrave tonë të rezistencës që kryesisht organizoheshin dhe mbaheshin nëpër kulla ku merreshin vendime të mëdha historike për popullin shqiptarë, si në kullën e Ahmet Delisë, ku Hasan Prishtina kishte mbledhur parinë e Drenicës për të marrë vendime të prera për një kryengritje të përgjithshme kundër pushtuesit Serb.
Pas djegies së kullës së Mehës së parë dhe ngritjes së saj të sërishme, ajo ishte djegur prapë nga Serbia e Karpateve. Emin Lati me shokë, merr vendimin që kullën e legjendës ta rindërtonin përsëri , që në vitin 1913, punimet për ngritjen e kullës vazhduan dhe kulla ishte gati për banim në pranverë të vitit 1916. Në ngritjen e saj kontribuuan lagjja Mehaj, miqtë dhe shokët e bashkëluftëtarët e Emin Latit.
Në pranverën e viti 1916 përurimin e kullës e bënë bashkëluftëtarët e Emin Latit, atë botë Shaqir Smaka, Azem Bejta, Mehmet Delia, Fazli Berani, Rifat banjska, Shaban Mangjolli, Mursel Delia, Xhemë Ternavci, Halit Bajrami, Bajram Zena, Lim Qerimi e dhjetëra bashkëluftëtarë tjerë të Emin Latit.
Në këtë kullë kanë bërë konak dhjetëra figura të larta kombëtare, ku janë marrë vendime të rëndësishme kombëtare si: Hasan Prishtina, Azem Bejta, Mehmet Delia, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica e deri tek Shaban Jashari me dy të bijtë. Këtu kanë gdhirë me net të tëra burrat e dheut, duke qarë hallet e vatanit!

Kulla e Emin Latit ishte djegur prapë në vitin 1945, nga Çetnikokomunistët Jugosllav. Serbia familjen e Emin Latit- Mehaj e kishte pengesë të vazhdueshme, prandaj filloi fushatën kundër saj, por tani me metoda më të sofistikuar duke e goditur atë në brezin pasues! Nebih Meha, ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, dhe pasi që kishte shpëtuar gjallë, filloi zbatimi i masave kundër familjes së Emin Latit. Në fakt kullën e djegur me 1945 e ngritën prapë lagjja Mehaj me vet kontributin e tyre- mbase jo në atë arkitekturë që kishte më parë, ngase pushteti komunist i Jugosllvit nuk i lejoj. Me 13 maj 1981, kjo kullë, pra tani kulla e Tahir Mehës digjet serish po nga pushteti Serbosllav për t’u kthyer tani më në Kulla Legjendë e Tahir Mehës nga Prekazi.
Ky është vetëm një historik i shkurtër i Kullë së Emin Latit dhe trashëgimtarit, përkatësisht nipit të tij Tahir Mehës.

Loza e Mehës së parë:

Që nga Meha i parë i cili në luftime të rrepta me xhandarmërinë Serbe, bie heroikisht me 1912 në fshatin Kollë, aty plagosët rëndë edhe i vëllai i Mehës, Emin Lati.
Emini vazhdon përpjekjet e tija për liri në radhët e çetës së Azem Bejtë Galicës. Ndërkaq më pastaj i biri Nebihu vazhdon përpjekjet për liri të atdheut si bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës.
Me 1951, UDB-ja e atëhershme Jugosllave fillon persekutimet ndaj familje së Emin Latit, duke e izoluar atë ekonomikisht dhe politikisht. Kështu, me 1951 ia arreston dhe dënon me vite burg të rëndë, Mehmetin, djalin e vogël të Eminit. Me 1959, ia arreston dhe dënon me vite burg të rëndë në Goli-Otok, edhe djalin e madh të Nebihut, Beqirin.
reprezaljet e pushtuesit serbosllav kundër Mehajve nuk pushuan me kaq, me 13 maj 1981, Policia dhe Ushtria Jugosllave, rrethojnë kullën e Tahir Mehës dhe vrasin Nebih e Tahir Mehën, babë e birë, ua djegin atyre kullën dhe plagosin rëndë vajzën miturake të Tahirit.
Në këto luftime, pushteti i atëhershëm Jugosllav mori një leksion të mirë nga Tahiri dhe Nebihu. Loza e Emin Latit- Mehaj, po ringjallej, si Feniksi. Rrugën e lirisë së atdheut në radhët e UÇK-së i vazhdoi Beqiri , i cili ra heroikisht me pushkë në dorë në fushën e nderit me 1999. Plagoset i biri i tij Enveri, ndërkaq stërnipi i Emin Latit- Plak, sot Emin Lati- i ri, bartë me nder petkat e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, i cili edhe pse në moshë të re atëbotë, po ashtu pa hezitim ishte bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prirë nga Komandanti ynë Legjendar Adem Jashari.
Përmbledhur në pika të shkurtra, kjo është loza e Emin Latit nga Mehajt e Prekazit.

16. 8. 2008


18657796.jpg


I biri i Ahmet Delisë, bashkëpjesëmarrës në rezistencën e njohur të Prekazit me 1913. Luftëtar dhe burrë bujar. Më vonë i bashkangjitët çetës kaçake të Azem Bejtës, së cilës nuk iu nda për asnjë çast. Vdiq në një spital të Shkupit me 1931 nga një sëmundje jo e rëndë! Dyshohet se e kanë helmuar me të diktuar se ishte i biri i Ahmet Delisë. Atje është i varrosur, ngase xhandarmëria e Serbisë nuk kishte lejuar që ta sillnin kufomën në Kosovë,madje e kishin ruajtur ca kohë edhe varrin e tij!… Në kullat e shumë burrave të Prekazit, në të cilat kishin ngrënë bukë, kishin ndenjur e kuvenduar burrat e dheut si Hasan Prishtina, në kullën e Ahmet Delisë, ku kishin lidhur besën e madhe “për me dhanë rob e gjanë e mos me iu nënshtrua robnisë…”, pastaj në kullën e gjyshit të Tahirit dhe në kullën e Bajram Zenës, ku kishin ngrënë bukë me dhjetëra herë Azem Bejta me shokë, më vonë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, pastaj në kullën e Murat Jasharit etj., Tahiri ishte rritur duke i dëgjuar tregimet e vërteta, nga vetë pjesëmarrësit e tyre.



49760085.jpg


Emin Lati me të vëllain Mehën si të rinj kishin dhënë prova duke qenë kurdoherë pranë luftëtarëve të lirisë. Emini, kur ra Ahmet Delia ishte njëzetë vjeç. Në organizimin e lëvizjeve kaçake tanimë ai kishte një prëvojë të mirë. Azem Bejta Eminin e donte dhe i besonte shumë. Kur Azemi i kishte gratë në Shqipëri të shumtën e rasteve e dërgonte Eminin për t’ia sjellë në Kosovë. "Të gjithëve iu dua, thoshte Azemi, por Eminin e kam më për zemër. Jam i sigurt se ai më parë do të bjerë, se do të tërhiqet pa u vrarë së bashku me gratë e mia, po që se bie në ndonjë grackë të mundshme të xhandarmërisë serbe.” Vërtet Emini ishte i tillë. Ai mund edhe të vritej, por kurrë të dorëzohej. Ishte betuar se: “Një herë kam me e dhanë këtë shpirt. Mbasi që po u dashka me e dhanë, atëherë do ta jap për shqiptari dhe për shokët e mi!”
Bashkëluftëtar i pandarë i Azem Bejtës, atdhetar i devotshëm dhe pjesëmarrës i dhjetëra luftimeve e aksioneve kundër xhandarmërisë serbe. Si njëri ndër figurat kyçe të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, ishte shumë i respektuar nga shokët. I ka shpëtuar gjithë asaj lufte e katrahure dhe ka vdekur në moshë të shtyrë pleqërie në Prekazin e tij të dashur. Azem Bejta, tanimë kishte bërë emër dhe përvojë si prijës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Ai e rekrutoi Selim Dervinën nga fshati Kollë i Vushtrrisë në radhët e xhandarmërisë serbe si “çaush”, për të qenë në shërbim të çështjes, pra për ta njoftuar Azem Bejtën për planet që mund t’i bënte Serbia kundër kësaj lëvizjeje. Kjo zgjati për dy-tri vite. Pasi që xhandarmëria serbe e diktoi Selimin se po i nxirrte informatat jashtë, vendosi që ta përcillte. Një natë dimri, me gjasë të vitit 1920, Selim Dervinën e rrethojnë në shtëpinë e vet, meqë e kishin diktuar se brenda në shtëpi i kishte edhe bashkëluftëtarët e Azemit, Eminin Latin me të vëllain, Mehën. Kërcet pushka dhe lufta zgjat deri afër mëngjesit. Aty vritet Selim Dervina se bashku me nipin e vet, pastaj edhe i vëllai i Eminit, Mehë Lati si dhe dy luftëtarë të tjerë. Njëkohësisht, në atë përleshje, kishin mbetur të vrarë edhe 11 xhandarë serbë. Tahiri, që në rini kishte dëgjuar për ngjarje të tilla, për këta njerëz të mirë që kurrë nuk flisnin në veten e parë njëjës. Ata kurrë nuk thoshin se unë e bëra atë dhe këtë. Ata gjithmonë pohonin: “Shokët në krye me Azemin e bënë luftën për liri, ndërkaq ne u kemi ndihmuar duke ia bërë nga një argat atdheut!” Bujaria dhe urtësia filozofike e këtyre njerëzve të mirë e brumosi Tahirin edhe më me përkushtim për të qenë i gatshëm për sakrifica më sublime që mund të bëjë njeriu për atdheun e vet. Ai do të
tregojë edhe një interesim të madh edhe për Kryengritjen e Drenicës, të udhëhequr nga Shaban Polluzha, së cilës më vonë iu bashkëngjit edhe Mehmet Gradica


54074674.jpg


Mehmet Delia Ose "Mehmeti i Vogël" – siç e thërrisnin shokët e çetës. Luftëtar i shquar që nga viti 1916. Bashkëluftëtar i Azem Bejtës dhe udhëheqës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës që nga viti 1924-1927. Ishte strateg i shquar dhe shumë i afërt me shokët e çetës. Pas vitit 1927, përpjekjet e veta për liri të atdheut i vazhdoi në Shqipëri. Vritet në Bari të Italisë nga regjimi fashist si i zënë rob lufte, diku në maj të vitit 1945.


74043514.jpg




Atdhetar i shquar, tribun popullor që gëzonte autoritet. Udhëheqës i Kuvendit Popullor që u mbajt në Morinë të Drenicës në mars të vitit 1903, ku morën pjesë mbi 5000 burra të të gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa për të mos u nënshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht në Prekaz të Drenicës në shkurt të vitit 1913 në përleshje me forcat shoviniste të xhandarmerisë serbo-malazeze. Përleshja e përgjakshme që u bë në Prekaz ndërmjet bandave të xhandarmërisë serbe dhe bashkëluftëtarëve të Ahmet Delisë (shkurt 1913), shënoi fillimin e pakënaqësive të shqiptarëve (për padrejtësitë që Evropa i bëri ndaj tyre). Me këtë rast, botës së civilizuar, shqiptarët i treguan se nuk do t’i njohin as edhe një herë kongreset e ndryshme të cilat ndanë tokat tona sipas shijeve të shteteve grabitqare fqinje. Evropa, në fakt, nuk e dëgjoi zërin e shqiptarëve për një shekull të tërë lufte e përgjakje, dëbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi që Serbia i ushtroi mbi popullin tonë! Mirëpo, Prekazi që ndodhet në zemër të Kosovës, i tregoi botës se sëpata e Ahmet Delisë do të godasë pa mëshirë çdo marrëveshjeqë do të bëhet në dëm të shqiptarëve. Që nga rënia e Ahmet Delisë e deri të rënia e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari ka një lidhje. Kjo lidhje gati njëshekullore është ajo që e mbajti gjallë frymën tonë kombëtare. Tahir Meha duke i dëgjuar këto gjëra si: historirat dhe bëmat për Ahmet Delinë, për Shaqir Smakën, Azem Bejtën, Mehmet Delinë, Emin Latin, Bajram Zenën, pastaj për shumë trima të kohës si ata të Lidhjes së Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymëzimin dhe qëllimin e rrugës së tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugën e tij prej guximtari, që në momentin e duhur të jepte gjithçka prej vetes në shërbim të atdheut e të shoqërisë në përgjithësi, duke u bërë shembull i flijimit për brezat që do të pasojnë, gjithnjë drejt shtigjeve të lirisë së atdheut tonë të dashur.

66608789.jpg


Pjesëmarrës i Kryengritjes së Drenicës. Nebihu asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesit serb. Ai e kundërshtoi atë në mënyrat më të ndryshme duke luftuar edhe me pushkë në dorë. As pas vitit 1945 e këtej nuk e pushoi veprimtarinë e tij për liri. Më 1981, në moshën 71 vjeçare, ra heroikisht së bashku me të birin Tahirin në një luftë të pabarabartë me pushtetin antishqiptar jugosllav. Për luftën e Shaban Polluzhës Nebihu i kishte folur shumë Tahirit. I kishte treguar se si kishin luftuar dhëmbë për dhëmbë me forcat e pushtuesit. Ai i kishte folur edhe për trimat dhe udhëheqësit e rrallë të asaj kohe, siç kishin qenë: Miftar Bajraktari, Gani Agë-Spahia, Jetullah Rezalla etj., të cilët kishin rënë heroikisht në fushën e nderit pa u tërhequr për as një çast nga vija e frontit.

- - - Aktualisiert - - -

n23emininebihitahiri.jpg

n24tahirmeha.jpg

n29tahirmehaivrare.jpg


n30varriitahirenebihmehes.jpg

n22vajzatetm.jpg


n26planiudb-1.jpg
 
Auch in Prekaz/Skenderaj steigt gerade das Hochwasser

295621_348154778617392_2010105222_n.jpg


Lumi i Prekazit

544246_348123415287195_1449652887_n.jpg



Një gjëndje mjaftë e rëndë sot ne Komunen e Skenderajt për shkak te reshjve te shumta te shiut

531721_348160565283480_1123722485_n.jpg
 
Poah in Pej gehts auch ab mit dem Regen

Prekaz ein sehr Schöner Ort voller Helden
 
Zurück
Oben