Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Prishtina - Bauprojekte

Kolegji "Victory"


01.jpg
 
"Hotel Grand"


26.09.2010
image hosted on flickr
5007390109_d42461576b_b.jpg

Kulla (SSC)




“Grandi” bëhet pjesë e zinxhirit të hoteleve “Sheraton”

image hosted on flickr
5026304116_d1c7b3b29d_z.jpg


Prishtinë, 24 shtator – Në vitin 2012 do të fillojë punën me tërë kapacitetet hoteli “Sheraton Prishtina” me 5 yje, sipas standardeve të zinxhirit të hoteleve “Sheraton”, ka deklaruar pronari i hotelit “Grand”, Zylqef Berisha. Sipas “Kohës Ditore”, Ai ka thënë se që nga viti 2008, kur është nënshkruar marrëveshja me zinxhirin e hoteleve “Sheraton”, i gjithë plani i investimeve dhe të gjitha ndryshimet janë bërë sipas standardeve të “Sheratonit”.
Momentalisht hoteli “Grand” funksion si “Grand”, porse, sipas tij, investimet që janë duke u bërë, përfshirë edhe trajnimin e punëtorëve, do t’i japin emrin këtij hoteli “Sheraton”.
“Fillimisht ne e kishim bërë një plan tonin për investime, por ai është ndryshuar. Plani i ri dhe dizajni i ri i hotelit është bërë sipas rekomandimeve të “Sheratonit”. Këto investime që kemi nisur t’i bëjmë deri në fund do të kalojnë vlerën e 30 milionë eurove”, ka thënë Berisha.
Standardi i dhomave, sallat e konferencave, pishina, disko klubet e natës, dhomat presidenciale, të gjitha, sipas tij, do të jenë sipas standardeve të “Sheratonit”.
“Në bazë të marrëveshjes unë mbetëm pronar i vetëm i hotelit. Na kemi marrëveshje Franqis me Sheratonin. Kjo nënkupton se na e marrim emrin e “Sheratonit” pasi që t’i plotësojmë të gjitha kushtet që kërkohen nga ky zinxhir i hoteleve”, ka thënë Berisha.
Fasada në “Kullën A” është përfunduar dhe tani është duke u punuar brenda.
“Kulla A është bërë me fasadë të klasit më të lartë, ashtu siç ka kërkuar “Sheratoni”. Gjithashtu na është dashur të bëjmë hapësirën për lift, pasi në atë kullë nuk ka pasur. Ka qenë kërkesë e “Sheratonit” që ajo pjesë të ketë lift”, ka thënë Berisha. “Kulla A do të jetë qendër e biznesit. Në këtë kullë do të ketë zyrë, salla të konferencave, hapësira që do të lëshohen me qira”.
Pronari i hotelit “Grand” ka shpjeguar se “Kulla A” do të përfundohet në fund të këtij viti, ndërsa punimet në “Kullën C” do të nisin shumë shpjet.
“Në ‘Kullën C’ do të bëhen dhoma për VIP-a dhe jemi duke punuar që kjo kullë të lëshohet para kremtimit të përvjetorit të pavarësisë”, është shprehur Berisha.
Ndërsa “Kulla B”, apo hyrja kryesore në “Grand” do të rinovohet e fundit. Në këtë pjesë do të rinovohen dhomat, të cilat do të jenë për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë hotel. Pas renovimit, Berisha ka thënë se do të zvogëlohet numri i dhomave në këtë hotel. “Sipas kërkesës së ‘Sheratonit’, numri i dhomave do të zvogëlohet, pra do t’i kemi 230 dhoma, të cilat gjithashtu do të jenë sipas standardeve të ‘Sheratonit’”, ka thënë Berisha.
Marrëveshjen që Berisha e ka nënshkruar me Sheratonin parasheh tri faza.
“Në fazën e parë është paraparë bërja e planeve për investime. Kanë ardhur arkitektë nga “Sheratoni” dhe janë pajtuar se mund të bëhet një hotel me 5 yje në këtë hapësirë, pasi edhe sallat, edhe parku që ka ky hotel i plotësojnë kushtet”, ka thënë Berisha.
Faza e dytë është trajnimi i punëtorëve nga ana e trajnerëve të “Sheratonit” dhe kryerja e investimeve. “Pjesë e kësaj faze është edhe menaxheri që ka ardhur nga zinxhiri i hoteleve “Sheraton”, i cili ka dhënë ide për disa ndryshime që kanë ndodhur, siç është mënyra e veshjeve të punëtorëve, karriget, klimatizimi, të gjitha këto hyjnë në kuadër të marrëveshjes”, ka thënë Berisha.
Dean Moskov, menaxher i përgjithshëm i hotelit “Grand”, i cili është rekomanduar si ekspert nga “Sheratoni”, ka thënë se ka 4 muaj që ka nisur punën në “Grand”.
“Në fillimi kemi punuar në trajnimin e punëtorëve. Gjithashtu, përveç trajnimeve jemi duke angazhuar edhe staf të ri që do ta rifreskojnë stafin e këtij hoteli, siç kërkohen me standarde të “Sheratonit”. Ne jemi duke punuar që këta punëtorë të arrijnë nivelin që të jenë punëtorë të Sheratonit”, ka thënë Moskov për “Kohën Ditore”.
Ai ka thënë se është punuar edhe në renovimin e sallave të konferencave, pasi të gjitha konferencat organizohen në hotelin “Grand”.
“Shumë shpjet do të hapet diskoja, por edhe bari i natës, ku do të ketë bouling. Jemi duke punuar edhe në hapjen e një hapësire për galeri, kur krijuesit mund t’i ekspozojnë pikturat, librat pa pagesë”, është shprehur Moskov.
Faza e fundit nënkupton përfundimin e investimeve dhe përfshirjen e hotelit zyrtarisht në zinxhirin “Sheraton”.
“Në këtë fazë do të ndryshohet edhe emri, për të cilin ende jemi në diskutime nëse do të jetë “Hotel Sheraton Prishtina”, apo “Grand Sheraton Prishtina”, ka thënë ai.

Hoteli “Grand” është privatizuar me spin-off special, që nënkupton zotimet për kryerjen e investimeve dhe mbajtjen e një numri të caktuar të punëtorëve. Numri i punëtorëve të zotuar nga blerësi, Zylqef Berisha, ka qenë 540, që tani janë të punësuar në këtë hotel. Grandi përveç numrit të punëtorëve duhet të plotësojë edhe zotimet për investime, që duhet të jenë në vlerë prej 20 milionë eurove. Për shkak të mospërmbushjes me kohë të këtij zotimi, AKP-ja i kishte aplikuar penallti ndaj këtij hoteli. Mirëpo Berisha shpreson se AKP-ja do të ketë mirëkuptim.
“Ne kemi pasur problem në sigurimin e lejeve nga komuna. Pastaj, siç e dimë të gjithë ne, jemi prekur nga kriza, sepse kemi pasur marrëveshje për kredi me një bankë, marrëveshje që është shkëputur njëanshëm nga kjo bankë. Por tani këto kanë kaluar dhe renovimet kanë nisur, është duke u punuar me intensitet të lartë”, ka thënë Berisha. “Nëse na dënojnë neve, na bëjnë dëme. Deri më tani investime të përfunduara janë mbi 10 milionë, ndërsa i kemi të kontraktuara të gjitha investimet që do të bëhen”, ka thënë pronari i hotelit “Grand”.
Në bazë të dinamikës së punëve, të gjitha punimet dhe investimet prej 30 milionë eurove do të përfundohen brenda vitit 2011.
Hoteli “Grand” është privatizuar me spin-off special me një vlerë prej 8 milionë e 400 mijë eurove. Përveç zotimeve për mbajtjen e numrit të punëtorëve, pronari ishte zotuar se do të investojë 20 milionë euro në këtë hotel, i cili do të jetë me 5 yje sipas standardeve ndërkombëtare.

“Grandi” bëhet pjesë e zinxhirit të hoteleve “Sheraton” - Ekonomi - Koha Net




E kan dhi me kete pamje...
 
Ekran dhe orë gjigante në “Fushën e Pajtimit”
Publikuar: E martë, më 21 shtator 2010

Prishtinë 21 shtator – Ndërtimi i një qendre rekreative-sportive në “Fushën e Pajtimit” të Prishtinës do të fillojë brenda një muaji, nëse planet zbatohen sipas parashikimeve të zyrtarëve.

Një ekran dhe një orë gjigante, si dhe katër fusha sportive do të ndërtohen në lagjen që dikur njihej si “Gollapi”, që më vonë mori emrin “Fusha e Pajtimit” pasi që para 20 vjetëve ishin falur gjaqet dhe hasmëritë nga regjioni i Prishtinës.

Sipas përgjegjësve të Komunës se Prishtinës, aktualisht në lokacionin ku pritet të ndërtohet qendra, janë duke u kryer punët parapërgatitore - janë duke u larguar mijëra tonelata mbeturina të ngurta të cilat janë hedhur në këtë vend nga persona të papërgjegjshëm.

“Në ‘Fushën e Pajtimit’ do të krijohen katër fusha sporti, gjegjësisht do të këtë nga një fushë të futbollit, basketbollit, hendbollit dhe një fushë tenisi”, ka thënë njëri nga personat të cilët e kanë dizajnuar projektin e “Fushës së Pajtimit”, por i cili ka pranuar të flasë vetëm me kusht anonimiteti.

Sipas tij, ngritja e fushave të sportit nuk pritet të jetë një prej elementeve të vetme, por që krahas tyre do të ngrihen edhe disa objekte të cilat do të kenë veçantinë e tyre në kryeqytet. “Janë paraparë ngritja e një ore gjigante në madhësinë 27 metra të lartë dhe 16 metra të gjerë dhe njëkohësisht do të ngrihet edhe bazamenti i vendosjes së një ekrani televiziv i cili do të këtë përmasat e orës” ka thënë ai, teksa ka potencuar që krahas këtyre do të krijohen edhe dy parqe.

“Njëri park do të jetë për fëmijë, ndërsa si më i veçantë do të jetë ngritja e një parku për pleq” ka theksuar ai. Sipas tij, afati i përmbylljes se projektit është paraparë të jetë gjysma e dytë e vitit të ardhshëm. “Punët me gjasë do fillojnë brenda këtyre 10 ditëve, ndërsa përmbyllja e tyre është paraparë të jetë fillimi i shtatorit të vitit të ardhshëm” ka pohuar njëri nga projektuesit.
Ky i fundit ka bërë të ditur që në bazë të planit të hartuar parashihet që fushat e sportit të mund të pranojnë deri në 130 mijë persona në vit. Pohimet e këtij të fundit në një mënyrë janë konfirmuar edhe në Komunë të Prishtinës.
“Komuna gjatë javës pritet ta shpallë projektin fitues për “Fushën e Pajtimit”. Kanë konkurruar 6 projekte, kurse njëri prej tyre e parasheh edhe orën gjigante dhe ekranin”, ka thënë Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës, pa prejudikuar se ai projekt do të fitojë.

“Projekti është dizajnuar në formën e tillë që përveç aspektit sportiv të këtë edhe aspekt atraktiv me diçka speciale” ka thënë ai.
Sipas tij, Komuna e Prishtinës, për këtë vit ka ndarë afro 350 mijë euro për këtë projekt.

“Për këtë vit janë ndarë 350 mijë euro, ndërsa ndarje parash për këtë projekt do të këtë edhe nga buxheti i vitit të ardhshëm dhe po ashtu ky projekt pritet të mbështetet edhe nga donatorët ndërkombëtarë dhe në këtë drejtim kemi premtime konkrete” ka potencuar Gashi.

Ai projektin në “Fushën e Pajtimit” e ka quajtur investim me qëllim të zhvillimin ekonomik të Prishtinës. “Projekti në fjalë pritet të këtë ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e asaj pjese të Prishtinës, e cila deri tani ka mbetur më e varfra në regjion të Prishtinës”, ka potencuar zëdhënësi Gashi.


koha.net
 
petrit_rrahmani_grand_hotel_481991_thumb_large.jpg


Rrënohet një kat i Hotel Grandit

Nga Express më 07 tetor 2010 në ora 15:36

Inspektorati i ndërtimit i Komunës së Prishtinës njoftoi se nesër do të rrënojë një kat të ndërtuar pa leje të Hotel Grandit, në qendër të kryeqytetit.

Rrënimi i katit të këtij objekti pason pas përfundimit të proceduarave të parapara nga inspeksioni i ndërtimit, thuhet në një njoftim të Kuvendit Komunal.

Ndërkaq, sot, janë rrënuar dy objekte në Zllatar, të cilat objekte kanë filluar së ndërtuari pas datë 19 gusht 2010, ku është bërë incizimi satelitor i Prishtinës.

Po ashtu sot, është ndërhyrë edhe në paaftësimin e disa ndërtime pa leje në lagjet qendrore të Prishtinës.

Udhëheqja komunale e Prishtinës u bënë apel të gjithë qytetarëve që kanë ndërmend të fillojnë apo vazhdojnë të ndërtojnë pa leje mos të bëjnë një gjë të tillë, sepse do të rrënohen pa përjashtim.
 
Donika Apartment Building and Office Space

Shega A'Mula
Pristina's Ulpiana neighbourhood, mostly comprising Yugoslav-era apartment blocks, is now home to an eye catching eight-storey building corresponding to current architectural trends and standards.

Since its completion in May 2010, over 70 per cent of the building's living and office space have already been sold. The building has been dubbed Donika by owners Olti Trasing, a national construction company.

The commissioned architects were also a national company, along with every worker that contributed to the realisation of the project. Fitore Beqiri, an architect and employee of Olti Trasing, told Pristina Insight that the fact that the entire project was completed by Kosovars emphasises positive achievements within the country's architecture design and engineering arena.

"There are foreign companies constructing great buildings here, which we learn from, but at least we have shown that we are also capable of doing the same thing," she said. The structure's key feature is a diagonal glass section protruding from the side of the building. The first three levels enjoy most of the benefits, particularly floor to ceiling windows, with immaculate view of the city,
and abundant sources of natural light.

The lobby, comprising a largescale entrance, has two separate elevators – one for the office area, and the other for residential living quarters. High ceilings and bright white walls meet more industrial elements such as metal, glass and raw materials, defining the ultimate look of the interior which is maintained throughout the rest of the building.

During a tour of the residential area, Beqiri points to the wide hallways which spaciously divide separate apartments, and fire safety precaution such as hoses and detectors – elements missing from the majority of Prishtina apartments, including post-conflict
projects.

There are five different apartment models, from 64 to 115 square metres. Each space is bare canvas, ready for any design and functionality features requests by the owner. However, the leading light of the building is the penthouse suit, which fully exemplifies
the potential of Donika's apartments.

The owner of the two-storey suit, equipped with outdoor full-length pool, jacuzzi, and lounging area, has created a stunning contemporary space using furniture and design elements all purchased from national vendors. "I believe that this building and its architecture elements reflect that we have learned how to properly build spaces that reflect current trends around the world," said
Beqiri.

Olti Trasing's next large-scale project is another business and residential building complex located in the neighbourhood of Lakrishte, also incorporating glass facades and modern industrial elements of design.

http://www.balkaninsight.com/en/main...29214/?tpl=297



oldtrasing.jpg

Plisat (SSC)
 
Zurück
Oben