Arbanasi
Antikosovarism
Illyrian Airways, aviokompania e parë
Illyrian Airways është aviokompania e parë ajrore që do të licencohet nga institucionet e Kosovës. Burime të Expressit tregojnë se zyrtarizimi i kësaj licence do të ndodhë në fillim të muajit dhjetor. Si destinacione të para të kësaj kompanie ajrore do të jenë Italia dhe Zvicra.
Nga Albulena Maloku më 27 nëntor 2010 në ora 14:27
Kosova shpejt do të bëhet me aviokompaninë e parë ajrore në vend. Ajo është kompania Illyrian Airways. Ajo do të jetë kompania e parë që do marrë licencë ajrore nga institucionet e Kosovës.
Burime të gazetës Express tregojnë se në fillim të muajit dhjetor pritet të zyrtarizohet kjo licencë dhe të fillojnë fluturimet e para të saj drejt Italisë dhe Zvicrës. Hyrja në treg e kësaj kompanie do të shtojë konkurrencën dhe do të ulë çmimet e biletave. Illyrian ka filluar edhe me përgatitjet e personelit. Numër i madh i stjuartëve dhe stjuardesave kosovare janë certifikuar nga kompania në përputhje me standardet evropiane të aviacionit civil. Si destinacione të para të kësaj kompanie ajrore do të jenë Italia dhe Zvicra, ndërkaq në fazat e tjera edhe vendet e tjera evropiane. Zyrtarë në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit thanë për gazetën se kjo kompani ende nuk është certifikuar. Ata pranojnë se kjo ka aplikuar dhe është në shqyrtim e sipër.
Burime të Expressit tregojnë se kjo kompani i ka plotësuar kushtet dhe në fillim të muajit të ardhshëm do të pajiset me licencë nga Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë. Ky burim tregon se fluturimet e para kësaj kompanie do të nisin në fillim të muajit të ardhshëm. Zëdhënësi i MTPT-së, Xhevdet Pozhari thotë se Illyrian Airways është në fazën finale të vlerësimit të qëndrueshmërisë financiare nga ana e ekspertëve të kësaj ministrie.
“Shqyrtimi i aplikimit të kësaj kompanie për t’u pajisur me licencë nga MTPT-ja është në fazën përfundimtare. Ata e kanë paraqitur planin e tyre të biznesit ku përshihet edhe programi financiar apo qëndrueshmëria financiare e kësaj kompanie”.
Pozhari thotë se ekspertët e kësaj ministrie janë duke e shqyrtuar gjendjen e kësaj kompanie dhe pajisja me certifikatë do të bëhet me rastin e përfundimit të vlerësimeve.
“Çdo kompani që dëshiron të dalë në treg, së pari duhet të aplikojë në ministrinë tonë, e mandej të pajiset me licencë, sepse mund të ndodhë edhe të dështojë certifikimi”, tha zëdhënësi i MTPT-së.
Zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Altin Ahmeti, tha se çdo kompani e re që futet në tregun e Kosovës është e mirëseardhur për ANP-në.
“Ne mirëpresim çdo kompani të re për shkak se çdo hyrje shton konkurrencën dhe njëkohësisht ul çmimet e biletave duke rritur kështu edhe numrin e pasagjerëve”, tha Ahmeti, duke shtuar se i gëzohen këtij fakti që një kompani po hyn në tregun italian në të cilën përbërja e stafit është shqiptarë.
Me rastin e prezantimit të kësaj kompanie, ditë më parë, është thënë se qëllimi i saj do të jetë që të gjithë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë me kosto sa më të arsyeshme dhe me orare sa më të përshtatshme. Halil Shala, drejtor komercial i Illyrian Airways, deklaroi se tani si kompani vendore do të krijojnë stabilitet në tregun e Kosovës dhe do të rrisin kapacitetet tekniko-profesionale të stafit në vend.
“Kompania jonë është e përqendruar kryesisht në banorë të Kosovës që kanë bizneset e tyre apo që punojnë në vende të ndryshme evropiane. Po ashtu, ne si qëllim kemi edhe rregullimin dhe stabilizimin e tregut të aviacionit civil kosovar, krijimin e komoditeteve, nivelizimin e çmimeve, lidhjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me shume vende me të cilat nuk ka frekuencë të fluturimeve si dhe ngritjen e numrit të pasagjerëve”.
Drejtori Shala tregoi se si destinacione të para do të kenë Italinë, e pastaj në fazat e tjera, edhe vendet e tjera evropiane, siç është Zvicra dhe Suedia. Tha se do të bëjnë nivelizim të çmimeve, ku do të jenë të përafërta për tërë vitin, e jo më ngritje drastike nëpër sezone. Pilotët e kësaj kompanie do të jenë të huaj, përderisa stjuartët dhe stjuardesat janë vendorë. Fillimisht kjo firmë do të ketë një aeroplan, e më vonë edhe dy të tjerë. Përderisa më 28 nëntor do të bëjë përurimin e fillimit të punës dhe të fluturimeve në disa destinacione evropiane. Me këtë rast do të bëhet prerja e shiritit të aeroplanit të parë nën stemën Illyrian Airways, gjithashtu në po të njëjtën ditë do të realizohet edhe fluturimi përurues Prishtinë – Tiranë – Prishtinë. me rastin e Ditës së flamurit kombëtar.
Illyrian Airways u krijua në Vitin 2005 si Tour Operator dhe Agjent Shitje i Përgjithshëm në Kosovë. Ishin ndër të parët qe besuan në zhvillimin lidhur me emigrimin e popullsisë shqipfolëse në Itali dhe vende të tjera evropiane. Në bashkëpunim me Sereno Viaggi në Breshia zgjeruan sferën e interesave dhe rrjetin duke siguruar një shërbim për klientët.
Kush është Illyrian Airways?
Illyrian Airways është kompania e parë ajrore e Kosovës, e cila gjatë 8 muajve ka arritur tё certifikojë edhe një numër të stujardesave dhe stjuartёve të parë të Kosovës në përputhje me standardet evropiane të aviacionit civil. Kjo kompani posedon të gjithë personelin dhe infrastrukturën e nevojshme për një kompani ajrore.
Illyrian Airways, aviokompania e parë - Ekonomi - Lajme - Gazeta Express