FloKrass
Dvoglavi orao
Qeveria investoi në Skenderaj 40 herë më shumë se në Prishtinë
Prishtinë, 14 maj – Prej vitit 2010 e deri në vitin 2013 në komunën e Skenderajt është investuar 40 herë më shumë se në komunën e Prishtinës, që i bie 541 euro për kokë banori (Skënderaj), ndërsa 14 euro për kokë banori në komunën e Prishtinës.
Kështu u konstatua mbrëmë në emsionin “Puls” të KTV-së, në të cilin ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, ishte përballë deputetëve Visar Ymeri dhe Hashim Deshishku, i cili ka folur për autostradën “Ibrahim Rugova" dhe shpenzimet në të. Ai është përgjigjur në pyetjet dhe në akuzat e tyre. Deputet i Vetëvendosjes Visar Ymeri bëri publike për herë të parë kërkesën dhe marrjen e dosjes së tenderit për autostradën “Ibrahim Rugova” nga EULEX –i.
Ministri Mujota gjatë emisionit tha se “ është e vërtetë që është kërkuar dosje e tenderit por nuk ka informatë për të.
“EULEX-i ka kërkuar 7 kontrata, para dy muajve, ka kërkua dokumentacion të tenderëve nuk po e fsheh këtë” tha ai
Ministri në vazhdim shpalosi se autostrada “Ibrahim Rugova” në vitin 2011 ka kushtuar 230 milionë, në vitin 2012 , 230 milionë, në vitin 2013, 215 milionë euro.
Në projektin e autostradës “Ibrahim Rugova” nuk ka pasur plan zbatues, është shkuar me sistemin projekto – ndërto, ka thënë Mujota dhe ka rikujtuar se është përzgjedhur këshilltari i transaksionit për autostradën e Prishtinë – Shkup. Mujota ka pranuar se ka ngecje në rrugën Prishtinë - Mitrovicë për shkak të një shtëpie në Milloshevë.
Prej vitit 2010 e deri tash në vitin 2013 në komunën e Skenderajt është investuar 40 herë më shumë se në komunën e Prishtinës që i bie 541 euro për kokë banori (Skënderaj) ndërsa Prishtinës 14 euro për kokë banori në komunën e Prishtinës.
Në vitin 2011 aty ku qeveris (komuna) PDK janë investuar 24 euro ndërsa ku qeveris LDK dhe AAK 6 euro
Në vitin 2012 aty ku qeveris PDK janë investu 11 euro ndërsa ku qeverisë LDK 5 euro dhe AAK 3 euro .
Në konstatimin e Visar Ymeri se për ndërtimin e autostradës Ibrahim Rugova ka pasur dy oferta tjera, Mujota tha se autostrada Ibrahim Rugova do të përfundojë nga Bechtel Enka.
Kjo autostradë është më e shtrenjta në rajon, ka thënë Visar Ymeri, duke saktësuar se një kilometër ka kushtuar 10 milionë euro kilometri në rrafsh, në tokë të butë dhe ajo është shembur në Bellanicë
Qeveria investoi në Skenderaj 40 herë më shumë se në Prishtinë - Ekonomi - Koha Net