Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë

Albanesi

Gesperrt
Jobesimtarët dhe ateistët shtohen si komponent i ri i përllogaritjes fetare në vend

Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë

Ish-presidenti Meidani bën të ditur raportin e përgatitur nga Oksfordi


Ylli Pata

Të dhëna të ndryshme mbi raportet fetare në Shqipëri janë ofruar dje, të cilat rrëzojnë mazhorancën në mbi dy të tretat e popullsisë së besimit mysliman. Ka qenë ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, i cili ka paraqitur të dhëna të reja mbi shifrat e besimtarëve në vendin tonë, duke iu referuar një burimi serioz, siç është Universiteti i Oksfordit. Profesor Meidani, duke mbajtur një fjalim gjatë konferencës për rolin e besimeve fetare në rritjen e sigurisë, ka bërë të ditur një bazë të dhënash, sipas së cilës, në Shqipëri rreth 38 për qind e popullsisë janë të besimit mysliman, 35 për qind janë të besimit kristian (katolik, ortodoks dhe protestantë", 16 për qind janë jobesimtarë (ateistë, por edhe të padeklaruar), ndërsa me shifra të ulëta janë të besimeve të tjera, si bahai, budistë etj. Në fjalën e tij, Meidani i është referuar "Christian Oxford Dictionary", i cili është ndërtuar mbi bazën e një studimi të bërë në Shqipëri para pak vitesh, duke zhvilluar një hulumtim në popullsinë shqiptare. Shifrat e deklaruara nga ish-presidenti i Republikës, në fakt rrëzojnë të dhënat që ende shikohen si të referueshme, sipas të cilave rreth 65 deri në 70 për qind e popullsisë shqiptare është myslimane, 20 deri në 30 për qind janë ortodoksë dhe 10 për qind i përkasin besimit katolik roman. Përmbysja e shifrave të besimeve fetare në vend, në fakt ka si tregues të rëndësishëm pikërisht pjesën "jobesimtare" apo abstenuese ndaj feve, të cilat i heqin besimit mysliman dominimin absolut dhe e dërgojnë në shkallën e rreth 38 për qind të popullsisë. Shifrat e deklaruara nga ish-kreu i shtetit shqiptar, Rexhep Meidani, i cili është dhe një nga akademikët më të njohur të vendit, pritet që të diskutohen në ditët që vijojnë, duke u nisur pikërisht nga një tregues, për të cilin nuk është bërë fjalë më parë në statistikat e përkatësive fetare në vend. Tregues që llogarit dhe shtresën e atyre që nuk e konsiderojnë veten besimtarë dhe shpallin një abstenim me institucionet e kultit. Gjatë fjalimit të tij, në ditën e dytë të aktivitetit të mbështetur nga NATO-ja mbi rolin e besimeve në sigurinë e vendit, Ish-presidenti Meidani ka mbajtur një fjalim që vinte në pah modelin pozitiv shqiptar në marrëdhëniet ndërfetare. Duke elaboruar temën e përplasjeve të civilizimeve, profesor Meidani theksoi se lufta ndaj terrorizmit nuk është përplasje mes civilizimeve, por një manipulim i lig i besimeve të ndryshme fetare, duke përdorur disa nga mangësitë e shoqërisë së sotme. Ish-kreu i shtetit shqiptar, në fjalën e tij theksoi se duhet që në situatën aktuale të luftohet fuqishëm varfëria në rritje dhe ndarja teknologjike. "Ideologjia e lirisë dhe të drejtave të njeriut është filozofia e shekullit", tha profesor Meidani, i cili bëri thirrje që instrumentet ndërkombëtare të drejtësisë dhe sigurisë të arrijnë në një përpjekje të përbashkët për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt. Ndërkaq, në fjalën e tij, në ditën e dytë të konferencës së organizuar nga "Milenium Club Center", kreu i Komunitetit Mysliman Italian, Shaykh Abd Wahid Pallavicini, theksoi se janë të dëmshme idetë e përcaktimeve që bëhen shpesh, se "civilizime të reja" apo "fondamentalizma", duke ndarë me thikë botën dhe njerëzit e saj, vetëm e vetëm se ata kanë besime të ndryshme e këndvështrime jo të njëjta fetare". Sipas kreut të myslimanëve italianë, ndarjet e kufijve ndërmjet kristianëve të mirë dhe myslimanëve fondamentalistë, janë dy brirët e djallit, i cili kërkon të na sjellë lajmëtarin e së keqes.

Shifrat

Myslimanët

Sipas të dhënave të paraqitura nga "Oxford Christian Dictionary", popullsia që i përket besimit mysliman në Shqipëri është ulur në shifrën e rreth 38 përqindjeve


Kristianët

Po sipas studimit të përgatitur nga qendra e Oksfordit, besimtarët e besimit kristian, ku futen ortodoksët, katolikët dhe protestantët, e kalojnë shifrën 35 për qind


Jobesimtarët

Sipas statistikës më të re mbi raportet e besimeve fetare, jobesimtarët shkojnë te shifra e 16%


Ateistët

Në një kategorizim të veçantë futen ata qytetarë, të cilët e kundërshtojnë ekzistencën e Zotit

Nga Gazeta shqip
 
Da steht dass es sich um eine neue Statistik handelt wie stark die Religionen in Albanien vertreten sind und zwar wirklich

38% der Bevölkerung Albaniens bekennen sich als Muslime

35% bekennen sich zu den christlichen Gruppenreligionen (Katholizismus , Orthoeoxie und Protestanismus als neue Gruppe schon dazugekommen )

16% sind Atheisten , und andere fangen schon an sich Bahai-Religion , Buddhismus und Hinduismus ect ect zu interresieren :lol:

Allgemein , der Islam hat von allen Religionen am meisten Mitglieder verloren (einst 70%) , dass Christentum ist etwas gestärkt


So geht es in plötzlich weltoffenen Albanien ab , ich will wissen was die anderen albanischen User dazu meinen?
 
Das einzige was bei uns zählt ist dass Albanertum , wir sind kein religiös geprägtes Volk , wir sind ein viel zu liberales Volk, wir sind Albaner und dass zählt, egal welcher Religion , wir stehen zueinander wie Brüder und werden uns auch nicht von irgendwelchen Fundamentalisten uns spalten lassen
 
Zurück
Oben