Cameria
Top-Poster
Tetovë, 8 korrik - Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK) ka reaguar, me gjasë, ndaj takimit të djeshëm dhe duarshtrëngimit mes kryeministrit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidentit serb, liderit të opozitës në Beograd, Boris Tadiç.
-“Ju që niseni drejt Beogradit, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, pa e marrë pëlqimin e mijëra familjeve të dëshmorëve – martirëve, të masakruarve, të rrëmbyerve (të gjetur e të pagjetur), të burgosurve e të dëbuarve, na irritoni e helmoni, na lëndoni plagët e na çoni drejt shkatërrimit, në vend që të na përqafoni e bashkoni. Ju po harroni nënën dhe pranoni njerkën, flisni me gjuhën e armiqve, ndryshoni Flamurin dhe traditën, besën shqiptare e betimin e dhënë”, thuhet në reagimin me shkrim të SHVL-UÇK-së, të firmosur nga Fazli Veliu.