Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Syrien: 10 albanisch sprachige Islamisten im Kampf gegen Assad gefallen!

[h=1]Zbulohet ndërtuesi që financonte celulën terroriste në Tiranë[/h]
20140325081232782646.jpg
- 2014-03-25 08:11:38 Zbulohet sipërmarrësi që dyshohet se financonte “celulën” terroriste në Tiranë, e cila rekrutonte shqiptarët për në Siri. Burime pranë strukturave sekrete bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person që operon në fushën e ndërtimeve, por pa bërë të ditur emrin e tij për shkak të hetimeve.
Të njëjtat burime sqarojnë se bëhet fjalë për një besimtar të xhamisë tek Unaza e Re, i cili në të njëjtën kohë është edhe sipërmarrës ndërtimi. Mendohet se ky person ka detyruar edhe shumë punonjës të tij që të bëhen pjesë e komunitetit fetar të kësaj xhamie, ose në të kundërt u ka thënë se do t’i largonte nga puna. Dyshohet se pre e këtyre shantazheve kanë qenë edhe dy të rinj nga zona e Pogradecit dhe e Librazhdit, me banim në Tiranë, të cilët tashmë janë pjesë e atyre personave që kanë zgjedhur xhaminë e Unazës së Re për të kryer ritualet e tyre fetare.
Burime pranë strukturave sekrete, siç njofton “Gazeta Shqiptare” sqarojnë se ky sipërmarrës është nën vëzhgim nga organet kompetente dhe në disa raste ai është pyetur për aktivitetin e tij, se ku i ka gjetur kapitalet për të nisur biznesin e ndërtimit dhe mësohet se ka thënë se lekët ia kanë sjellë miqtë e tij nga Amerika. Por, mësohet gjithashtu se ndërtuesi ka nisur edhe një projekt (pallat) në zonën e Unazës së Re, ndërkohë që për shumë kohë ai u ka dhënë lekë personave që dërgonin shqiptarët në Siri, për të luftuar atje. Ekzistenca e këtij ndërtuesi tregon edhe një herë se një nga format e financimit të kësaj celule terroriste është ajo përmes besimtarëve myslimanë, të cilët zotërojnë biznese në Tiranë dhe rrethe. Paratë dorëzoheshin cash dhe jo në bankë, për të shmangur dyshimet e policisë, me qëllim që të mos bëheshin objekt vëzhgimi, pasi në këtë mënyrë do të zbuloheshin.
Po të njëjtat burime tregojnë se për dërgimin e personave në Siri është përdorur edhe një mënyrë tjetër, ajo e dërgimit të parave përmes transaksioneve financiare. Sipas të njëjtave burime, për këto veprime është përdorur një bankë në kryeqytet, klientët e të cilës janë kryesisht të huaj.(Foto ilustruese)
 
[h=1]Shqiptarët në Siri, luftë e pengmarrje mes njëri-tjetrit[/h]Bota Sot | 27.03.2014 10:18
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services

largea_1395870067-19641395911884.jpg

Shqiptarët e rekrutuar në luftën e Sirisë pas vitit 2012 e në vazhdim kanë pasur përplasje të ashpra mes tyre pasi janë hedhur në betejë, duke u bërë në disa raste pjesë e grupeve rivale me njëri-tjetrin. Forcat opozitare morën peng familjen e tij dhe katër familje të tjera të shqiptarëve nga Kosova. Për këtë fakt tregon një bisedë e përgjuar mes imamit Bujar Hysa dhe Shyqyri Kacës.
Disa përgjime të imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa, me shqiptarët e dërguar në Siri, tregojnë se përplasjet në fjalë kanë arritur shpeshherë deri në rrëmbime dhe vrasje. Dy imamët e vetëshpallur, Genc Balla (xhamia e Unazës së Re) dhe Bujar Hysa (xhamia e Mëzezit), akuzohen se me rrjetin e tyre kanë rekrutuar 86 shtetas shqiptarë, të cilët janë dërguar në Siri.
Pasi shkonin atje, shqiptarët bashkoheshin me formacionet e organizatës Al Nusra, një grup i armatosur i dyshuar për lidhje me Al Kaedën, që lufton me opozitën legjitime “Ushtria e Lirë e Sirisë” dhe forcat qeveritare të Bashar Al Asadit.
Gjatë zhvillimeve të brendshme në Siri, disa prej shqiptarëve të rekrutuar janë bërë pjesë e opozitës legjitime siriane, por pas këtij kalimi ata janë cilësuar “tradhtarë” prej shqiptarëve që ishin rreshtuar në organizatën Al Nusra. Hasan Korvafaj nga Vlora mësohet se është vrarë nga forcat e ushtrisë së lirë të Sirisë, në fillim të janarit.
Pas vrasjes, forcat opozitare morën peng familjen e tij dhe katër familje të tjera të shqiptarëve nga Kosova. Për këtë fakt tregon një bisedë e përgjuar mes imamit Bujar Hysa dhe Shyqyri Kacës (në kërkim) në datën 7 janar 2014.
Bisedë e datës 7 janar 2014
Bujar Hysa: Kush është kapur peng?
Shyqyri Kaca: Shpresim Gjoka dhe Mehmet Stefasani, familjet e tyre dhe familja e Hasan Korvafajt, që u vra pas shpine gjatë një sulmi nga ushtria e lirë. Ata kanë dalë në video dhe kërkojnë të ulen armët dhe të merremi vesh… vendi ku mbahen peng, do sulmohet nga grupi i “Doëla”, i udhëhequr nga një çeçen.
NJë tjetër përgjim është regjistruar në datën 10 janar 2014, mes imamit të vetëshpallur Bujar Hysa dhe Almir Dacit, ish-imam në Pogradec. Në këtë bisedë, Bujar Hysa informohet nga Almir Daci për shqiptarët që kanë kaluar në përbërje të Ushtrisë së Lirë Siriane. Almir Daci i thotë se ata janë penduar për vendimin dhe kanë kërkuar të kthehen në radhët e organizatës Al Nusra, por imami i Mëzezit, sipas përgjimit, thotë se ata duhet të gjykohen dhe t’u pritet koka.
Bujar Hysa dhe Almir Daci flasin në këtë bisedë për një shqiptar që kishte dalë në pamje me video, duke treguar se i ishte bashkuar Ushtrisë së Lirë Siriane (opozita e ligjshme e Asadit). Për këtë person, dyshohet se imami i Mëzezit ka urdhëruar t’i pritet koka, ndërsa Almir Daci, ish-imam i Leshnicës në Pogradec, ka thënë se do të ketë “një gjyq special”.
Përgjimi i bisedës mes Almir Dacit dhe Bujar Hysës më 10 janar 2014.
Almir Daci: Ai personi që doli në video me shami të kuqe, thotë se ka ikur vetë nga grupi i shqiptarëve dhe nëse kthehet, për të do ketë gjyq të veçantë.
Almir Daci: Ajo që patë në video, ishte se nuk u binden urdhrave të të parit tonë këtu. Tani po luten të kthehen, thonë jemi të Nusra, kanë sjellë edhe rrobat, por atyre do tu shtypet koka.
Bujar Hysa: Lërini të kthehen dhe, pasi t’ju lëpijnë këmbët, prijuani koka
 
jaja und nur serben sind in fremde länder eingefallen.........

da sieht man ja wieder das islamisten ohne nato unterstützung null chancen haben.
 
Shqiptarët në Siri, luftë e pengmarrje mes njëri-tjetrit

Bota Sot | 27.03.2014 10:18

Ishalla tash pe han njani tjetrin.
 
Ishalla tash pe han njani tjetrin.

Pra thojn qe vllezerit nuk perlahen...a jo? :lol:

Sidoqoft: Kjo esht deshira i mat madhit. Aj po don kshtu. :nemafrke:

Surja 57, ajeti 22: "S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë."
Surja 14, ajeti 27:"...Allahu bën ç’të dojë."
Surja 25, ajeti 2: "...i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!"

:^^:

[h=1]Blerim Demiri nga Ferizaj, i pari shqiptar që kryen sulm vetëvrasës[/h]Bota Sot | 31.03.2014 23:34
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services

largea_blerim-demiri1396301696.jpg

Blerim Demiri nga Ferizaj, besohet se është shqiptari i parë që ka kryer një sulm vetëvrasës.
Sulmin e ka kryer ndaj ushtrisë irakiane muajin e kaluar ku edhe ka vrarë 52 ushtarë irakian dhe ka shkattërruar katër tanke. Lajmin e ka bërë të ditur organizata pjesë e të cilit ishte edhe Demiri, “ISIF” ndërkaq e transmeton emsioni “Interaktiv” i KTV’së.
Forumet myslimane në internet e kanë identifikuar këtë person si Blerim Demiri nga Ferizaj. Organizata pjesë e të cilit ishte vetë ai, thotë se Demiri ishte nga Kosova.
Demiri kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo”
 
[h=1]Familja Heta pretendon të jetë mashtruar “kamikazi” kosovar[/h]
20140401233148178646.jpg
- 2014-04-02 06:31:15 Familja Heta në Varosh të Ferizajt ka përfunduar të pamën për të birin e tyre Blerim Heta, për të cilin ata kanë mësuar nëpërmjet mediave se ka vdekur një javë më parë në një sulm kamikaz në Irak ku ka lanë të vdekur 52 oficerë irakianë, shkruan “Koha Ditore”.
Megjithëse lajmi është kumtuar pesë ditë më parë, në familje kanë pohuar të mos kenë marrë asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen as nga Iraku, as nga autoritetet kosovare.
Fillimisht është raportuar se i biri i tyre është vrarë në Siri, teksa vetë familjarët kanë menduar se ai ndodhet atje. Por të martën kjo familje është trazuar sërish, kur në media është kumtuar lajmi se një kamikaz kosovar me emrin Blerim Demiri ka vrarë në Bagdad 52 oficerë, teksa teksti është shoqëruar me fotografinë e të birit të tyre.
“Po, ky është Blerim Heta, shtëpinë e ka pak më tutje”, pohonin dy të rinj të këtij fshati, duke iu referuar fotos së shkrimit në të cilin flitej për kamikazin Blerim Demiri.
E në familjen Heta trishtimi është përzier me konfuzion. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”).
© KOHA.net
 
Familja Heta pretendon të jetë mashtruar “kamikazi” kosovar

Gibt es dafür auch eine deutsche Übersetzung eventuell?
 
[h=1]Shqiptarët në Siri luftuan në grupin e çeçenëve[/h]Bota Sot | 03.04.2014 10:17
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services

largea_lufta-siri1396513061.jpg

Përgjime telefonike, video, thirrje për xhihad, regjistrime të predikimeve në xhami, fotografi e të dhëna konfidenciale të siguruara falë survejimit për muaj me rradhë por edhe shkresa e materiale të ndryshme të sekuestruara, janë pjesë e dosjes voluminoze që Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë hartuar jo vetëm për shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë në Siri por veçanërisht edhe për ata që i kanë rekrutuar, tashmë të akuzuar zyrtarisht për terrorizëm.
"Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë dje ekskluzivisht këtë dosje të plotë të SHISH-it duke zgjedhur sot për botim disa pasazhe të përgjimeve të papublikuara më parë. Personi që në këto materiale përmendet thjesht si Bujari, është Bujar Hysa, i njohur ndryshe si Ebu Usama, lindur në 1971 në fshatin Bastar e banues në Mëzez të Tiranës. Ai është një nga shqiptarët që dyshohet për kryerjen e veprave penale të "Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste"; "Nxitjes, thirrjes publike dhe propogandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste" dhe atë të "Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve".
Hysa e ushtronte aktivitetin e tij radikal-ekstremist islamik si imam i xhamisë së Mëzezit.
Në materialin me përgjimet e SHISH-it dhe Prokurorisë ai akuzohet si organizatori kryesor i rekrutimeve për në Siri. I dyshuari tjetër për aktivitet terrorist, që përmendet në këtë dosje është Genc (Abdurrahim) Balla, drejtues i Xhamisë së Unazës së Re. Ai është ndjekës i ideologjisë radikale tekfiriste dhe ndaj tij janë ngritur të njëjtat akuza. Në pasazhet e përgjimeve që boton sot "GSH", shërbimet sekrete sqarojnë se në dy raste është vërtetuar prania në Siri e shtetasve Artur Balla dhe bashkëshortes së tij falë sekuestrimit që iu është bërë aparateve të tyre celulare ku iu janë gjetur mesazhe të dërguara nga operatorët telefonikë sirianë me tekst: "Ëelcome to Syria. Feel at home..".
Gjithashtu është "zbërthyer" edhe mesazhi "i koduar" që ish-komandoja i Zall-Herrit, Erjon Alinji, i ka dërguar familjes ku për ta informuar se ndodhej në Siri. Nga frika e përgjimeve ai thotë: "Jam në Gjermani në kufi me Arabinë". SHISH-i bën të ditur se në komunikimet mes njëri-tjetrit, të dyshuarit për terrorizëm përdorin fjalën "lopatë" për të identifikuar armën e zjarrit. Ndërkohë sqarohet se shumica e shqiptarëve që luftojnë në Siri janë pjesë e një grupi që drejtohet nga çeçenët.
Në dosjen e përgjimeve flitet edhe për letrën që Komuniteti Musliman Shqiptar i ka dërguar ministrisë së Brendshme ku e informon për aktivitetin e paligjshëm të dy imamëve, si edhe për identifikimin e personit të quajtur Hysen, i cili u shfaq pas kuintave në emisionin "Opinion" të gazetarit, Blendi Fevziu në TV Klan. "GSH" boton ekskluzivisht pjesët më pikante të këtyre përgjimeve që përmban dosja e SHISH-it dhe Prokurorisë.
****
"Welcome to Syria - feel at home"
Në datë 05.02.2014 është pyetur shtetasi Artur Balla (emri fetar - Omer) dhe bashkëshortja e tij shtetasja, Lutfije Balla (të kthyer nga Siria në datën 05.02.2014). Pas informacionit të marrë në rrugë konfidenciale se shtetasi Artur Balla (ish-komando në Zall-Her), bashkëshortja e tij, Lutfije Balla dhe vajza e tyre, Mersa Balla do të ktheheshin nga Siria për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë në datë 05.02.2014, nga ana jonë u bë e mundur shoqërimi i tyre në pikën e kalimit kufitar Kapshticë në datën 05.02.2014 dhe më pas pyetja e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Devoll. Gjatë kqyrjes së telefonit të tij dhe të bashkëshortes janë fiksuar në procesverbal të kqyrjes dhe fotografuar sms të cilat tregojnë se Arturi dhe familja e tij kanë qenë në Siri.
Po kështu në një SMS Lutfija shprehet se në Siri atyre që janë familjarë i japin 150 dollarë në muaj. SMS i datës 13.11.2013, ora 16:33, dërguar numrit 0035567xxxxx (Belda) me tekst: "Këtej nuk mungon asgjë janë të gjitha ne që jemi familjarë na japin 150 dollarë në muaj hajt selamalekum se do fal akshamin". Gjatë këqyrjes së telefonit celular të Artur Balla u konstatuan sms të ardhura nga Network Sirian me tekst:
- Datë 06.12.2014, ora 19:46, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: "Welcome to Syria. Feel at home while you roam the MTN Network. For any enqiries please call 111".
- Datë 05.12.2014, ora 10:34, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: "Ministry of Tourism welcomes you to Syria. Please call 137 for tourism information as complains".
"Jam në Gjermani"
Më datë 06.02.2014 është pyetur shtetasi Edi Alinj, vëllai i shtetasit Erjon Alinj, i cili ka shkuar në Siri dhe nuk dihet vendndodhja e tij që prej 10 muajsh. Në deklarimin e tij, ky shtetas ka sqaruar se vëllai i tij, Erjon Alinj (ish-komando në Zall-Her) në datë 04.02.2013 ka shkuar në Tiranë ku ka qëndruar për dy ditë në Xhaminë e Unazës së Re. Më pas është nisur jashtë shtetit dhe i ka thënë në celular Edit se do të shkonte në Gjermani.
Më pas ka telefonuar me numër anonym dhe ka thënë se: "Jam në Gjermani në kufi me Arabinë". Më pas Erjon Alinj ka telefonuar një shoqen e tij në Pogradec nga një numër turk dhe i kishte thënë se ishte mirë. Numrin nuk e kanë fiksuar. Në momentin kur Erjoni është nisur për jashtë shtetit ai nuk ka pasur lekë me vete. Edi Alinj është i bindur se Erjoni ndodhet në Siri. Erjoni kishte rreth 3 vjet që kishte hyrë në fenë islame...
 
Zurück
Oben