Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Syrien: 10 albanisch sprachige Islamisten im Kampf gegen Assad gefallen!

Alsi diejenigen die nach Syrien kämpfen gehen des Geldes wegen tun dies wegen der Perspektivlosigkeit in ihrem Leben und nicht weil sie glauben damit eine göttliche Aufgabe zu erfüllen.
 
Alsi diejenigen die nach Syrien kämpfen gehen des Geldes wegen tun dies wegen der Perspektivlosigkeit in ihrem Leben und nicht weil sie glauben damit eine göttliche Aufgabe zu erfüllen.
Ja kann schon sein aber die gehen in ein fremdes land um dort einheimische zu töten. Deswegen habe ich kein mitleid mit solchen menschen.
 
Was ist der Unterschied zwischen "islamistischen"- und nicht-islamistischen Söldnern bzw. Wieso ist ein nicht-islamistischer Söldner besser als ein Islamistischer?
Weil von religiös fanatischen oder rassitischen söldnern viel mehr bestialische und abscheuliche taten begangen werden.

stichwort: folterung, langsamer schmerzvoller tod
 
Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.
 
Ne Minuten 1.25 ja nisin me fol Shqip qeky Qeli shum Njeri qart ish ani tha kena me ardh me kryt preme....

Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.


- - - Aktualisiert - - -

Gross Aktion in Kosovo gegen ISIS Terroristen 40 Terroristen haben sie verhaftet.

Arrestimi i pjesëtarëve të ISIS’it po vazhdon

policia_1531.jpg


GazetaExpress E hënë, 11 Gusht 2014 09:55 (E plotësuar) Të arrestuarit për terrorizëm janë duke u marrë në pyetje nga policia e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Express Baki Kelani zëdhënës i policisë.

“Aktualisht të dyshuarit janë në stacion policor dhe po merren në pyetje nga hetuesit policor”, ka thënë Kelani.
Sipas tij, 40 të arrestuarit nuk janë të vetmit që janë marrë nga policia.
Aksioni për kapjen e të dyshuarve si pjesë e ISIS’it po vazhdon edhe aktualisht.
Ja për çka i arrestoi Policia e Kosovës anëtarët e ISIS që luftuan në Siri
Policia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot (11.08.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).
Ky operacion policor, thotë kumtesa e Policisë së Kosovës është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 (dyzet) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
• L. R. – (1990) – Prishtinë

• A. V. – (1991) – Prishtinë
• Sh.D. - (1962) – Prishtinë
• H. N. – (1988) – Prishtinë
• B. K. – (1983) – Prishtinë
• K. B. – (1986) - Prishtinë
• A. B. – (1987) - Prishtinë
• V. K. – (1985) - Prishtinë
• E. L. – (1994) – Gjilan
• F. R. – (1978) – Gjilan
• H. E. – (1971) – Gjilan
• B. S. – (1992) – Gjilan
• H. A. – (1994) – Gjilan
• K. R. – (1989) – Gjilan
• I . H. – (1993) - Gjilan
• B. H. – (1976) - Ferizaj
• F. D. – (1987) - Ferizaj
• Z. B. – (1984) - Ferizaj
• A. L. – (1982) - Ferizaj
• E. B. – (1978) - Ferizaj
• F. B. – (1983) - Ferizaj
• B.Sh. – (1982) - Ferizaj
• A. B. – (1987) - Ferizaj
• M. B. – (1988) - Ferizaj
• J. B. - (1990) - Ferizaj
• I . M. – (1989) - Ferizaj
• S. H. - (1973) - Prizren
• F. K. – (1982) - Prizren
• I . R. - (1977) - Prizren
• M.B. - (1984) - Prizren
• K. B. - (1981) - Prizren
• B. L. - (1978) - Pejë
• B. I. - (1987) - Pejë
• M. H. – (1961) – Pejë
• B. K. - (1988) - Pejë
• A. I. - (1978) - Mitrovicë
• S. K. - (1975) - Mitrovicë
• V. G. - (1983) - Mitrovicë
• J. H. - (1975) - Mitrovicë
• S. S. - (1981) - Mitrovicë
Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.
Policia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftoj qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.
Një pjese e madhe e këtyre organizatave janë te shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe te njohura si te tilla edhe nga institucionet vendore, andaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë te luftimit Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.
Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjorë do të ndërmerr të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës , si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.
Lidhur me këtë operacion policor janë shoqëruar edhe 2 (dy) persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.
Operacioni policor është në vazhdim.
Aksion i madh, Policia e Kosovës arreston 40 xhihadistë që luftuan në Siri
Policia e Kosovës mbrëmë në gjithë territorin e Kosovës ka arrestuar rreth 40 persona të cilët kanë marr pjesë në luftën në Siri.Sipas burimeve të KosovaPress-it, nuk ka pasur ndonjë incident rreth arrestimit dhe se aksioni është kryer në gjithë territorin e Kosovës.
Ky nuk është aksioni i parë që policia ndërmerr për arrestimin e tyre.
Arrestime të tila ka pas edhe më herët. Disa nga luftëtarët e Sirisë ndodhet tashmë në paraburgim dhe vazhdojnë të përballen me gjykatën.
 
Zurück
Oben