Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

The Game kommt nach Kosovo

Status
Für weitere Antworten geschlossen.

Adem

********
Vjen The Game

Tema,_25_tetor_11_783898.jpg







The Game është reperi i radhës që do ta ‘kallë’ Prishtinën në ditët e ftohta të dhjetorit. ‘Powow Entertainment’ është kompania që do ta sjellë reperin në Prishtinë.




Këngëtari i radhës që do ta ‘trazojë’ Prishtinën me koncertin e tij do të jetë The Game. Reperi i njohur do të mbajë koncert në Prishtinë në fillim të dhjetorit të këtij viti. Lajmin e konfirmoi për Express Albba Morina, zyrtare për marrëdhënie me publikun në kompaninë ‘Powow Entertainment’, e cila është organizatore e koncertit.
“Ardhja e tij është konfirmuar. Shumë shpejt do ta kemi edhe videodroppin prej tij e po ashtu edhe data do të paraqitet në webfaqen e këngëtarit”, u shpreh Morina për Express.
Që disa vite Prishtina ka qenë arenë e shumë reperëve amerikanë, i fundit prej të cilëve ishte Xzibit.
32 vjeçari Jayceon Terrell Taylor, i njohur me emrin The Game, është reper i njohur amerikan, i cili si anëtar i G-Unit arriti të bëhej i famshëm që në vitin 2005 me albumin e tij debutues, “The Documentary”, me të cilin arriti të ketë dy nominime për Grammy Award. Pas këtij albumi, The Game incizoi edhe dy albume të suksesshme “Doctor's Advocate” në vitin 2006 dhe “LAX” në vitin 2008. The Game konsiderohet të jetë forca shtytëse që e ka risjellë në skenë hip hopin e West Coast, që ishte lënë në hije nga artistët nga Lindja dhe ata nga Jugu.
Se pse është përzgjedhur The Game për të mbajtur koncert në Prishtinë, Morina u përgjigj se ‘Powow Entertainment’ ka vlerësuar se The Game është një prej reperëve më të kërkuar në Kosovë. Ka shumë fansa që kërkonin ardhjen e tij”, u shpreh ajo.
Por, nuk është vetëm kjo arsyeja e sjelljes së tij në Prishtinë. Është pikërisht albumi i tij i fundit, i lëshuar në gusht të këtij viti, “R.E.D.”, që ka shërbyer si shkas për ardhjen e tij në Prishtinë. Ai aktualisht është duke zhvilluar turne nëpër SHBA për të promovuar këtë album, ndërsa që nga fundi i nëntorit dhe gjatë muajit dhjetor, ai do të ketë turne nëpër disa vende të Europës. E një ndër qendrat ku do të ndalet ai është edhe Prishtina.
Morina tregoi se koncerti në Prishtinë do të jetë pjesë e koncerteve të këtij turneu nëpër Europë.
“Po, është ‘RED Album Tour’. Ai do të jetë në 20 shtete në Evropë. Na bën të ndihemi mirë që njëra prej qendrave ku do të ndalet ai është edhe Kosova”, tha ajo.
Se në cilin vend do të mbahet koncerti dhe sa do të kushtojë bileta, ajo tha se do të bëhen publike shumë shpejt në një konferencë për media.




Der letzte Rapper der in Kosovo war war Xzibit


Xzibit ne Kosove - Intervista exclusive per RTV 21 - YouTube

XZibit ne Prishtine - Kosove - YouTube
 
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben