Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Viel Erfolg, Glück, Frieden, Gesundheit und mögen Eure Träume in Erfüllung gehen
    Wünscht das BalkanForum-Team

Wahlen Albanien am 3.7.// Resultate INFOS

lupo-de-mare

Gesperrt
Die ersten Wahl Prognosen für die Parlaments Wahlen, sehen die PD von Salih Berisha klar vorne.

Was ich aber für überhöht halte ist die Wahl Prognose für die Partei von Ilir Meta der LSI mit im Moment 11%. Ich gehe davon aus, das die reine Mafia Partei keine 6% erhalten wird.


Instituti Demokratik Amerikan publikon sondazhin e bërë në 12 rrethe të vendit në fund të prillit

Sondazhi: PD 42%, PS 34%

Nga intervistimi i 1 251 personave, PD-ja fituese e zgjedhjeve. E treta LSI-ja me 11% dhe më pas LZHK-ja 4%

Darina Tanushi

TIRANË – Partia Demokratike rezulton fituese me 8 për qind më shumë se sa Partia Socialiste, sipas një sondazhi të realizuar muajin prill nga Instituti Demokratik Amerikan, në prag të zgjedhjeve politike në Shqipëri. Këto shifra kanë dalë nga intervistimi në fundin e muajit prill i 1 251 personave, të cilët i janë përgjigjur pyetjes se kë do të votonin, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin atë javë. NDI-ja kontraktoi Prism Research për të zhvilluar intervista në 12 rrethe të Shqipërisë mes datave 19 dhe 27 prill. Kufiri i gabimit për këtë sondazh është +/- 3 për qind, thuhet në njoftimin për shtyp të këtij sondazhi, ashtu sikurse theksohet se sondazhi nuk është parashikim i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut, pasi ka një masë të madhe njerëszish të pavendosur se kujt do t’ia japin votën. Kështu, në fund të këtij sondazhi rezultoi se rreth 42 % e të pyeturve thanë se do të votojnë për PD-në dhe 34% të tyre do të votojnë për PS-në, gjë që e rendit partinë më të madhe të opozitës fituese në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në korrik. Nga ana tjetër, në vend të tretë me 11% vjen si forcë e tretë politike në vend, po sipas sondazhit të Institutit Demokratik Amerikan, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe e fundit me 4% renditet Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Ndërkohë të pyetur se, nëse zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të zhvilloheshin këtë javë, (pra javën që është kryer sondazhi, në fund të prillit) për cilën parti do të mund të votonit, të intervistuarit janë shprehur 29% në favor të PD-së, 23% në favor të PS-së, 8% për LSI-në, 2% për LZHK-në dhe 2 % për PR-në, ndërsa në një masë 32% janë futur të gjithë ata të intervistuar të pavendosur ende dhe pa përgjigje. Sipas këtij sondazhi, sërish PD-ja vlerësohet si fituese e këtyre zgjedhjeve. Ndërsa në kategorinë e atyre që janë cilësuar; “Të pavendosur/Pa përgjigje”, përfshihen ata që u përgjigjen “nuk e di”, “s’mund të vendos”, “pa përgjigje” dhe “nuk dua të përgjigjem”. Në fund të sondazhit prej autorëve shpjegohet se “në fushën e sondazhit të opinionit publik thuhet se në ditën e zgjedhjeve “të pavendosurit”, dhe “pa përgjigjet”, bëjnë zgjedhje në raporte të barabarta në krahasim me ata që kanë vendosur aktualisht”. Prandaj, edhe sondazhierët i kanë shpërndarë të intervistuarit e pavendosur dhe ata që nuk janë përgjigjur në përpjesëtim të drejtë mes partive dhe kanë treguar vetëm rezultatet e votuesve të vendosur.
Në bazë të komenteve të bëra nga autorët e sondazhit, votuesit urbanë janë më të prirur drejt PD-së, LSI-së dhe LZHK-së, ndërsa PS-ja ruan një kryesim të ngushtë në zonat rurale dhe mes pensionistëve. Ndonëse më e dobët mes pensionistëve, PD-ja ka një epërsi mes të papunëve. Të gjitha partitë e tjera morën më pak se 2 për qind të mbështetjes mes të intervistuarve të kampionuar.


Renditja e 4 partive të para
Rezultatet e sondazhit

PD-ja 42%
PS-ja 34%
LSI-ja 11%
LZHK-ja 4%
PR-ja
PSD-ja
PBDNJ-ja

NDI-ja: Të pavendosurit i shpërndamë njësoj te PD-ja e PS-ja

http://www.shekulli.com.al/index.ph...50&PHPSESSID=441e816a1718b919f65e872844c5b026

Und wie korrupt Albanische Politiker und die Administration ist, wird hier demonstriert. ****** Und in anderen Balkan LÄndern inkusive Griechenland ist es auch nicht viel besser.


80 për qind e të pyeturve akuzojnë politikanët, më pas gjykatësit dhe mjekët

“Politikanët janë më të korruptuarit”

D.Tanushi

TIRANË – 65% e të pyeturve në sondazhin e publikuar dje nga Instituti Demokratik Amerikan janë shprehur se korrupsioni është shkak për lëvizjen e ngadaltë të hapjes së vendeve të punës, ndjekur nga burokracia qeveritare me 38% vlerësim. Autorët e sondazhit kanë shpjeguar se, kur banorëve të pyetur iu kërkua që të identifikonin përgjegjësinë për nivelet aktuale të korrupsionit, të intervistuarit u përgjigjën se udhëheqësit gjyqësorë dhe politikë janë përgjegjës përkatësisht në 75 dhe 73 për qind. Studentët, 84%, ata që kërkonin punë 85% dhe ata që banonin në Veri 82% gjykonin më ashpërsisht gjyqësorin, ndërsa pensionistët dhe ata mbi moshën 51 vjeç, përkatësisht 67 dhe 69 për qind janë më pak të ashpër. Të intervistuarit në zonat urbane (77 për qind) dhe katër të pestat e atyre që ishin të papunë janë më të prirur për të konsideruar udhëheqësit politikë si tejet përgjegjës për korrupsionin në krahasim me vetëm dy të tretat e pensionistëve, shtëpiakëve dhe të atyre në zonat rurale. Shumë prej po këtyre të intervistuarve indentifikuan interesat financiare vetjake (63 për qind) dhe etjen për pushtet (59 për qind) si çështjet të cilat motivojnë politikanët, ndërsa vetëm 16 për qind e tyre beson se vendimet e politikanëve motivohen prej interesit të komunitetit. Kur të intervistuarit u pyetën se cilat ishin metodat që ata mendonin se ishin të suksesshme për të luftuar korrupsionin, ata më së shumti mbështetën këto metoda: dënimin e shkelësve të ligjit, vëzhgimin efektiv dhe legjislacioni i ri. Por, më pak se gjysma e të gjithë të intervistuarve (45 për qind) mendojnë se shikimi i buxheteve të qeverisë nga ana e qytetarëve për të vëzhguar shpenzimet e saj është një mënyrë efektive për të ulur korrupsionin. Politikanët konsiderohen si të korruptuar nga 80% e të pyeturve, ndjekur nga gjyqtarët 79% dhe mjekët 73%. Autorët e sondazhit sqarojnë se të intervistuarit që jetojnë në rrethet e jugut janë më të prirur të gjykojnë ashpër drejtuesit e bizneseve dhe administratës publike, ndërsa janë më pak të prirur të gjykojnë mjekët për korrupsion. Gjithashtu, banorët e zonave rurale janë më pak të prirur të vlerësojnë policinë si të korruptuar në krahasim me ata që jetojnë në zonat urbane.
Po sipas komenteve të autorëve të sondazhit, duke pasur parasysh përçmimin e përgjithshëm ndaj udhëheqësve politikë, është interesante që dy të tretat e të intervistuarve besojnë se politikanët motivohen prej interesit financiar personal. Pothuajse po aq besojnë se politikanët motivohen prej etjes për pushtet. Vetëm një në gjashtë beson se politikanët motivohen prej interesit të komunitetit. Si rrugëzgjidhje të tjera për të luftuar korrupsionin kanë rezultuar si të efektshme edhe krijimi i ligjeve që mbrojnë dhe shpërblejnë ata që raportojnë rastet e korrupsionit në vendet e tyre të punës, nxitja e njerëzve për të mos paguar ryshfete apo lejimi i medias dhe OJQ-ve që të shikojnë dhe vëzhgojnë buxhetet dhe shpenzimet e qeverisë.


80%
thonë se politikanët janë më të korruptuarit.


79%
thonë se gjyqtarët janë më të korruptarit.



73% thonë se mjekët janë më të korruptuarit.
65%
thonë se korrupsioni është shkak për rritjen e ngadaltë të vendeve të punës.

38%
thonë se burokracia është shkak për rritjen e ngadaltë të vendeve të punës.

75%
thonë se gjykatësit janë shkaktarë të korrupsionit.

73%
thonë se politikanët janë shkaktarë të korrupsionit.

63%
thonë se politikanët kanë në plan të parë interesat financiare vetjake.

59%
thonë se politikanët vënë në plan të parë etjen për pushtet.


10/05/2005
KATEGORIA: Politike

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=74553
 
Fatos Nano ist bereist in Panik, weil seine Mafia Truppe die Wahlen verlieren wird, trotz massiver Wahllisten Fälschungen.

Berisha: Nano is under panic
Yesterday the democrat leader, Sali Berisha had a meeting with the chief of Mission of Monitoring of the elections of OSCE-ODHIR, Jurgen Grunet. The meeting lasted 30 minutes without the presence of the journalists. After the meeting both had a press conference.The democratic deputy said that at this meeting was discussed the pre-electoral situation in the country. He guaranteed also Grunet that his party will engage totally for a close cooperation in this mission, so that the coming elections will be free and fair. Berisha said that, ”I was acknowledged with the current situation, in which was central the topic of “Dushku” that was discussed. I expressed my willingness to vote the amendment, that has passed at Parliament, otherwise will be used the tactic that transforms to nothing the effort of the government to benefit through a mechanism, that we have to forget”.
Gunet said that “I have been in Albania in year 1996 and promised to return and here I am, heading the monitoring mission of OSCE-ODHIR”. Later he said that the mission was organized with separated works, ODHIR with the monitoring persons and the mission for the drafting of the report, that will evaluate the elections in Albania, which will be a step further in the integration of Albania in EU. Berisha said for the media that this year the number of monitors started is triple the amount when compared with previous elections, and this year the monitoring stared a lot earlier. According to him, the European Union is decided to make every effort that Albanians could vote like all the citizens of Europe, as well as to monitor with absolute seriousness these elections. This Berisha considered as a good omen for Albania and Albanians, which have to be grateful and not forget that these monitors come all with the expenses of taxpayers of their countries, showing a big solidarity act to help, according to him, Albanians to overpass the spiral of violated elections.
---------------------------------------------

54 parties will compete in the parliamentary elections in Albania. It was just on Monday, May 23rd, that 15 parties handed in applications for participation. Back in October 2003, 49 parties took part in the local elections campaign, MPA reminds. 13 parliamentary factions will participate in the upcoming polls, scheduled for July 3rd. The number of parties registered in Albania since 1991 runs up to 90, official record says.
Source: MPA, FOCUS News Agency
 
3,500 Local Monitors Expected to Observe Albania's Parliamentary Vote

26/05/2005

TIRANA, Albania -- Some 3,500 local monitors are to be deployed for the 3 July parliamentary elections, the Albanian Coalition for Anti-Corruption announced on Wednesday (25 May). The coalition and the US-based National Democratic Institute presented their plan to send observers to around 60 per cent of the polling stations across the country. Monitors would be present during the voting procedure as well as the ballot counting. The ODIHR is sending a separate group of observers.

In other news, the OSCE has unveiled an initiative to promote Albanian women's active participation in public life ahead of the elections. The OSCE Presence in Tirana is hosting a forum on women and politics Thursday. (Albanian News - 26/05/05; OSCE Web site - 25/05/05)
 
Janes schreibt jetzt schon, das diese Wahlen suspekt sind und vollkommen unberechenbar!

Albanian election brings potential for instability
·Albania faces its closest and most unpredictable election on 3 July since the fall of communism ·Electoral fraud is likely and, should it be suspected ...
29-Jun-2005

http://frp.janes.com/
 
Ein grosser Skandal für den Wahlbetrug ist in Albanien aufgedeckt worden, durch die Regierungs Partei, welche die Wahlbeobachter Kommision der OSCE betrügen und täuschen sollte.

Faqja 24 - OPINION


Qershor 22, 105
Kontrolli i fushatës në radio televizione është një nga kushtet e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar

Bordi i monitorimit mashtron KQZ
Të dhëna të sajuara në raportet zyrtare ditore


VEZHGUESI


Monitorimi i televizioneve mbi kohën kushtuar forcave të ndryshme politike gjatë fushatës elektorale, pas vetëm një jave, po rezulton dështimi i një prej strukturave të kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar për të garantuar një fushatë të lirë dhe të ndershme. Dështim profesional edhe për gazetarët që e kryejnë dhe e kanë marrë përsipër këtë mision, por dhe për KQZ-në që i ka zgjedhur ata. KQZ dhe KKRT ua ka besuar këtë detyrë një komisioni gazetarësh për të monitoruar kolegët e tyre të radiove dhe të televizioneve. Rezultat i kësaj punë janë dy fleta letre që i dërgohen përditë KQZ-së dhe redaksive, që konsiderohen si raport zyrtar me një prëmbledhje prej dy rreshtash për çdo operator radio-televiziv, ku gjykohet puna e dhjetëra gazetarëve, kameramanëve dhe kryeredaktorëve. Pas asnjë shpjegim, e mbi të gjitha pa asnjë provë, ky bord monitorimi jep vendime pa të drejtë apelimi duke lavdëruar një televizion e duke dënuar një tjetër. Eshtë e kotë të themi që në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për të dhëna false, të sajuara nëpër tavolina, të publikuara ndoshta vetëm për të justifukuar ato mijëra euro që shpenzohen për këtë punë. Ky bord i ngjan më shumë zyrës së censurave të regjimit komunist, sesa një organi modern dhe transparent. Le të shohim në detaje këtë punë që u shitet shqiptarëve, por mbi të gjitha komunitetit ndërkombëtar si një provë demokracie.

Orari i monitorimit
Zbulojmë se monitorimi i televizioneve dhe radiove kryhet vetëm nga ora 15.00 deri në 23.00, edhe pse në raport flitet për "24 orët e fundit"; në këtë mënyrë 16 orë të tjera janë jashtë kontrollit. Cfarë ndodh atëherë në të gjitha edicionet e lajmeve që transmetohen para orës 15.00 (pra gjatë gjithë paradites) dhe pas orës 23 (pra gjatë gjithë natës)? Bordit të monitorimit nuk i interesojnë, sepse gazetarët e komisionit në atë orë duhet të pushojnë. Po nëse një televizion vendos të kompensojë një parti apo ta diskriminojë një tjetër gjatë orëve të paradites, kush e vë re? Askush.

Sistemi i punës
Si kryhet teknikisht monitorimi? Këtë nuk e di askush dhe askush nuk e shpjegon. Meqë bordi shënon minutat që radio-televizionet i dedikojnë cdo partie, hamendësojmë se kolegët ulen para një televizori apo një radioje dhe mbajnë shënim të gjitha transmetimet me kronometër në dorë. Pra, minumumi që çdo operator radio-televiziv dhe KQZ-ja duhet të pretendojë nga ky bord, është të ketë një raport të përditshëm, të detajuar sekondë pas sekonde të programacionit të monitoruar me treguesit e saktë të momenteve që favorizojnë një forcë politike në krahasim me një tjetër. Vetëm me këtë kusht, operatori radio-televiziv mund të detyrohet të transmetojë kohën që duhet të kompensojë. Por në fakt një raport i tillë nuk ekziston.

Sa vetë janë
Bordi duhet të sqarojë një tjetër problem: Komisioni përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe një president. Në raportin e përditshëm përmenden 13 radio e televizione. Si arrijnë 7 gazetarë të monitorojnë çdo ditë, tetë orë rresht, 13 operatorë të ndryshëm? Tjetër mister fakti, se si këta 7 anëtarë që jetojnë dhe punojnë në Tiranë, mund të japin gjykime mbi televizione lokale, sinjali i të cilave nuk mbërrin në Tiranë. Madje propozojnë gjoba kundër televizioneve që nuk i kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre. Dhe në fund pyesim: Ligji detyron monitorimin për të gjitha televizionet dhe radiot e licensuara në mbarë vendin ( 96 televizione, përfshi ato kabllore dhe 52 radio). Pra është flagrant fakti që ky ligj nuk respektohet sepse 90 përqind e trasmetuesve nuk monitorohet as në mënyrë formale.

Raporte inkoherente
Të lexosh raportet e përditshme zyrtare që firmos bordi, duhet të qash e të qeshësh njëkohësisht. Ju japim vetëm disa raste, duke i kërkuar ndjesë operatorëve që po përmendim:
Top Channel - Datën 20 qershor bordi shkruan: ''Eshte e balancuar koha e dhene ne edicionet informative dhe emisionet speciale''. Me datën 21 qershor, vetëm një ditë më pas për të njëjtin televizion bordi shkruan: '' Ka nje favorizim te PS ne 24-oreshin e fundit ne edicionet informative, por e njejta situate reflektohet edhe ne totalin e te gjitha diteve te monitoruara''
Tv Arbëria - Datën 20 qershor shkruan: ''Ky operator televiziv ka te balancuar edicionin informativ. Ka nje diference prej 98 minutash ne favor te PS ne emisionet speciale". Një ditë më pas bordi shkruan: '' Ky operator televiziv ka nje favorizim te lehte te PD ne edicionet informative, gje qe reflektohet edhe ne totalin e te gjitha diteve te monitoruara''
Vizion Plus - Datën 20 bordi shkruan: ''Ky operator eshte i balancuar ne edicione informative''. Pas 24 orëve korrigjon: '' Ky operator ka nje favorizim te PS ne edicionet informative, favorizim i cili verehet edhe ne totalin e diteve te monitoruara per edicionet informative.''
Raportet janë bërë të gjitha kështu, përgjënjeshtrojnë njëri-tjetrin. Kulmi arrin me televizionin ATN: Me date 20 qershor bordi e denon të kompensojë 207 minuta në favor të PD-së (do të thotë më shumë se tre orë në një ditë ka favorizuar PS-ne). Por vetëm një ditë më pas bordi kthen mëndje dhe shkruan : ''ATN ka nje favorizim te lehte te PD''. Cila është e vërteta?
Eshtë e qartë që ky komision është një hipokrizi që shërben për t'i bërë një makiazh demokracisë përballë komunitetit ndërkombëtar, por të paguara me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Por në të njëjtën kohë dëmton në mënyrë të padrejtë kredibilitetin e qindra gazetarëve dhe organeve të medias. Do të ishte në nderin e KQZ-së ta mbyllte këtë bord dhe niste reformimin e tij urgjent për të vazhduar punën me kritere profesionalizmi dhe transparence. Përndryshe skandali i parë i vërtetë mbi këto zgjedhje janë vëzhguesit që duhet t'i monitorojnë ato.
 
Salih Berisha outet die Drogen Verbindung zu Daut Kadrinovski, der jetztigen Minister von Fatos Nano, wie Agron Duka usw.

Der Albaner Mazedonier Daut Kadrinovski wurde 2001, vom Englischen Geheimdienst enttarnt und in Golem unter dem Namen Mehmet Ahmeti festgenommen, trotz Gesichts Operation.

Er war in Deutschland zur Festnahme u.a. wegen Heroin Handel ausgeschrieben und von Interpol auch wegen Drogen Vertrieb bis Australien gesucht.

Golem die Zentrale des Albanischen Organisierten Verbrechens, wo sich ebenso Kriminelle, welche sich Politiker Hotels und Appartment Häuser illegal gebaut haben. Einer der Vielen dort ist u.a. auch Artan Lame.

Çeço: Nuk merrem me shpifjet e Berishës. Kreu i PD-së në Kolonjë: “Pashko në qeverinë e pas 3 korrikut”

Berisha: Kadriovski, trafik droge me makinën e Çeços

N.Perndoj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi turin e tij elektoral në juglindje të vendit, në qytetin Kolonjës, ku kandidon Gramoz Pashko. Lideri demokrat premtoi se Pashko do të jetë në përbërjen e qeverisjes së ardhshme të Partisë Demokratike. Duke prezantuar Pashkon, Berisha tha se ai është një ndër themeluesit e PD-së që ka ndikuar në përmbysjen e regjimit totalitar, ndërsa përballë tij është Alfred Dalipi, i cili, sipas Berishës, ka dosje në Prokurori. “Dikur ka qenë Sotir Kokeri. Asnjëherë nuk e përmendi në Parlament fjalën mollë. Pasi ai u diskretitua, ju sollën Alfred Dalipin, që është me dosje në Prokurori për vjedhje. Unë ju kam sjellë këtu pasardhësin e atyre që luftuan për Shqipërinë, Gramoz Pashkon. Ai është themeluesi i opozitës shqiptare dhe ka kontributin historik në përmbysjen e diktaturës. Në qeverisjen e ardhshme Gramoz Pashko do të ketë një rol të rëndësishëm për ndryshimin e Kolonjës dhe Shqipërisë”, - tha Berisha. Ndërsa në Leskovik, kandidati demokrat Gramoz Pashko është shrehur ndër të tjera se “Lini mënjanë nostaligjinë, mbani partinë tuaj, por në mazhoritar votoni për Gramoz Pashkon”. Berisha ka ndaluar edhe në fshatin Dvoran, ku ka premtuar stimulimin e kultivimit të mollës. “A keni dëgjuar ju ndonjëherë që deputetët e Partisë Socialiste të përmendin mollën në Parlament? Programi ynë i bujqësisë i jep përparësi prodhimit vendës. Çlirimi i kreditit është objektivi ynë, në mënyrë që fermerët e kësaj zone të kenë mundësi të marrin kredi për rritjen dhe mirëmbajtjen e produkteve të tyre”, - tha ai. Më pas Berisha ka vijuar turin në disa nga fshatrat e Korçës. Në fillim ai u ndal në Starovë, pjesë e zonës 86, ku do të kandidojë Besnik Jacelli. Për kandidatin përballë tij, Berisha u shpreh se “Maqo Lakrori ikur fshehurazi nga Devolli. Devolli ia hoqi atij petët e lakrorit”. Ai tha se Starova është një zonë me pasuri të mëdha natyrore dhe një zonë që laget nga një prej liqeneve më të bukura të planetit. Duke prezantuar projektin e turizmit në këtë zonë, Berisha shtoi: “Ne do të çlirojmë kreditin për turizmin familjar, në mënyrë që ju të keni mundësi të merrni kredi për ta zhvilluar këtë industri mjaft fitimprurëse. Përparësi e jona do të jetë investimi në kullim dhe ujitje. Ne ju garantojmë ujë dhe energji elektrike 24 orë. Synimi ynë është prishja e monopoleve të Agron Dukës”, - u shpreh Berisha. Ai i premtoi kryetarit të kësaj komune se nga viti i ardhshëm buxheti për këtë komunë do të jetë katër herë më i madh. Ndërsa në Maliq, ku kandidon pedagogu Ismail Hoxha, Berisha u shpreh se përballë tij nga Partia Socialiste do të kandidojë ministri aktual i Mbrojtjes, Pandeli Majko. “Majko ka qenë dy herë kryeministër dhe një ujësjellës që bëri, u çoi në fshat ujë me krimba. Pandeli Majko nuk është ministri i Mbrojtjes, pasi këtë post e mban badigardi i tij, Helidon Majko. Helidon Majko është de facto ministri”, - tha ai. Ai i bëri thirrje Majkos që të mos përdorë, sipas tij, mjetet ushtarake për fushatë. Edhe në Gjirokastër, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka qenë i ashpër me kandidaten përballë Genc Rulit në këtë zonë, Makbule Çeço. “Karshi tij nuk është vetëm binomi Makbule dhe Flamur, por edhe Kadriovski, sepse ai e ka përdorur disa herë makinën e saj për të transportuar drogë”, - u shpreh Berisha. Por e pyetur nga gazeta “Shekulli”, lidhur me akuzën e bërë publike, Çeço u shpreh se “unë nuk merrem me shpifjet e Berishës”. Kryetari i demokratëve siguroi punonjësit e administratës në të gjithë Shqipërinë se nuk do të bëjë persekutime, pasi në administratë, sipas tij, ka njerëz që kanë zbatuar ligjin.“Unë ju siguroj ju se nuk do të bëhen persekutime në administratë. Aty ka njerëz që kanë zbatuar ligjin, si dhe njerëz që janë përballur me kërcënimet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Së bashku me këta njerëz të denjë të administratës do të jenë edhe prurjet e reja me të cilët do të arrihet të zhvillohet vendi”,- u shpreh lideri demokrat.


23/06/2005
KATEGORIA: Politike

http://www.shekulli.com.al/index.ph...07&PHPSESSID=a451deb5280837f3e20e73bbfad03144
 
Condi Rice:

Fatos Nano und Salih Berisha müssen das Wahl Resultat respektieren

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, ka kërkuar që partitë të respektojnë Kodin e nënshkruar të Sjelljes

SHBA: Zgjedhjet, Nano dhe Berisha të njohin rezultatin

Anila Rama

TIRANË - Departamenti i Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të partive politike në Shqipëri, nëpërmjet një deklarate zyrtare për mediat, që të respektojnë dispozitat e Kodit të Sjelljes, të nënshkruar mes tyre, dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, i ka cilësuar dje zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri, që nga koha e rënies së komunizimit. “Më 3 korrik,

http://www.shekulli.com.al/index.ph...68&PHPSESSID=534d8bd91638e0dfbc2c3f797319dfc6.
 
OSCE warnt vor Problemen bei den vorstehenden Parlaments Wahlen.

Es geht vor allem um gefälschte und unvollständige Wählerlisten und dem Kauf von Stimmen, durch Mafiöse Politiker, welche sich erneut in die Politik einkaufen.

Bekannt ist der Landwirtschafts Minister Agron Duka und Drogen Boss, der erneut kandidiert. Fast die gesamten Albanischen Politiker sind mindestens in Korruptions Skandale verstrickt und in den Diebstahl von Grundstücken, um durch illegale Bauten, ihre Drogen- und anderen kriminellen Gelder zu waschen.

OSCE Warns of Problems in Albania’s Upcoming Elections

26/06/2005

TIRANA, Albania – The 3 July elections could be marred by irregularities, the OSCE warned in a report released Friday (24 June). Despite an agreement between all major parties, the election campaign has become rancorous once again, with politicians accusing each other of misuse of government funds and vote buying, the organisation’s monitors said. They also warned that authorities must still address issues related to voter lists and transporting ballot boxes. The elections are viewed as a crucial test of Albania’s political maturity, in relation to its Euro-Atlantic bids. (Albanian News, Kathimerini - 25/06/05; AP - 24/06/05)

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/newsbriefs/setimes/newsbriefs/2005/0
 
Zurück
Oben