Salah gewann weitere Abgeordneten Sitze bei den Nach Wahlen und hat nun eine komfortable Mehrheit im Albanischen Parlament von 81 Sitzen.
Hier die Abgeordneten.
Pas zgjedhjeve të së dielës, Partia Demokratike e ka të sigurt tashmë pushtetin
Qeveria "Berisha", 81 deputetë
Vetëm me një marrëveshje me PAD-në e Cekës, zgjidhet edhe presidenti
Darina Tanushi
TIRANË – Partia Demokratike ka të sigurt tashmë pushtetin. Edhe pas zgjedhjeve të 21 gushtit PD-ja dhe aleatët e saj e rritën numrin e mandateve që së bashku me ato që përfitojnë aleatët në proporcional shkon në 79, përjashtuar edhe dy deputetë të demokristianëve, me të cilët nuk u arrit që të kishte një marrëveshje për bashkëqeverisje. Por nëse do të llogariteshin edhe këto dy mandate, PD-ja ka një maxhorancë prej 81 deputetësh në Parlament e nëse do të kishte patur edhe ndonjë marrëveshje me PAD-në e kryesuar nga Neritan Ceka, e cila përfiton nga sistemi proporcional 3 deputetë, për Berishën dhe të djathtët nuk do të ishte aspak e vështirë të zgjidhte presidentin dhe të kalonte pa asnjë problem mundësinë e krijimit të një krize dhe humbjen e pushtetit pikërisht në vitin 2007, vit kur duhet të zgjidhet presidenti i ri. Ndërkohë Partia Socialiste, sipas llogarive jozyrtare të KQZ-së, arrin të ketë 42 deputetë në maxhoritar, një diferencë prej 14 deputetësh më pak se PD-ja. Vetëm një mandat i ri i është shtuar socialistëve, edhe ky nga Kolegji Zgjedhor, ai i Kastriot Islamit një ditë më parë. Nëse do të bëhej një llogaritje e mandateve të koalicionit të majtë, megjithëse aktualisht nuk mund të thuhet më se ekziston më një koalicion i tillë, 42 deputetëve socialistë do të mund t’u shtoheshin 7 deputetët e proporcionalit të PSD-së, 3 të PAD-së, 2 të PDS-së si dhe 5 deputetët e LSI-së e të gjithë së bashku krijojnë tashmë opozitën në Parlamentin e ri me 59 deputetë. Vetë Partia Demokratike ka arritur të ketë nga këto zgjedhje 56 deputetë të saj në sistemin maxhoritar, por pas marrëveshjeve të nënshkruara gjatë ditëve të kaluara ajo tashmë ka të ligjëruara votat e 11 deputetëve republikanë, 4 deputetëve reformatorë, 4 deputetëve agrarë, 3 deputetëve të PBDNJ-së, shtuar këtu edhe Spiro Peçin, i cili fitoi në maxhoritar që më 3 korrik si dhe 1 votë të Arjan Starovës si deputet i Bashkimit Liberal Demokrat. Të gjithë këtyre deputetëve deri tani nuk u janë shtuar 2 mandatet e djathta të deputetëve demokristianë, Nikollë Lesit dhe Ndue Shpanit. Tashmë PD-ja dhe kryetari i saj Sali Berisha, presin vendimin e presidentit për të paraqitur qeverinë e re. Fillimisht duket se asgjë nuk është shqetësuese për numrat që duhen në Parlament për të kaluar kabinetin e ri qeveritar, por duket se edhe në vazhdim për ligje të rëndësishme siç është buxheti i shtetit dhe më pas edhe zgjedhja e presidentit të ketë kompromise edhe me deputetë që aktualisht renditen në listën e opozitës së re. Vetë Paskal Milo, edhe pse nuk pranoi të bëhej pjesë e këtij kabineti, si Xhuveli e Dule, ka deklaruar se do të mbështesë krijimin e qeverisë, por edhe zgjedhjen e presidentit. Ndërsa Ceka ka pranuar të jetë në opozitë në vitet në vazhdim, duke mos u konsideruar fitues, por ka pohuar se do të mbështesë qeverinë për çështje të rëndësishme, gjë që në fakt do të përcaktohet sipas rastit. Por përfundimisht është e qartë se vendi pritet të qeveriset nga të djathtët, ndërsa të majtët duket se kanë pranuar që tashmë do të jenë opozita e re në Parlament.
Deputetët e maxhorancës së re, të PD-së (drejtpërdrejt)
1. Astrit Bushati
2. Ramiz Çobaj
3. Gilman Bakalli
4. Arenca Trashani
5. Jozefina Topalli
6. Nard Ndoka
7. Rexhep Uka
8. Aleksandër Biberaj
9. Jemin Gjana
10. Fatos Hoxha
11. Aldo Bumçi
12. Preç Zogaj
13. Gjovalin Prenga
14. Gjoke Vuksani
15. Pal Dajçi
16. Idriz Xhomara
17. Sali Shehu
18. Rahim Kaleci
19. Shkëlqim Ziri
20. Ndriçim Babasi
21. Sami Gjergji
22. Sokol Olldashi
23. Flori Bajramaj
24. Ferdinand Xhaferri
25. Gazmend Oketa
26. Genc Juka
27. Bamir Topi
28. Besnik Mustafaj
29. Lulëzim Basha
30. Bujar Nishani
31. Ylli Pango
32. Majlinda Bregu
33. Gëzim Karapici
34. Spartak Ngjela
35. Safet Sula
36. Astrit Patozi
37. Leonard Demi
38. Baki Shehi
39. Sali Berisha
40. Engjëll Cara
41. Luan Skuqi
42. Dashnor Sula
43. Aurel Bylykbashi
44. Blerim Çela
45. Mevlan Xhindolli
46. Fatos Beja
47. Mehmet Xheka
48. Ridvan Bode
49. Ilir Rusmali
50. Edmond Spaho
51. Besnik Jaçelli
52. Mehmet Hoxha
53. Genc Ruli
54. Ilir Bano
55. Bujar Leskaj
56. Ardian Kollozi
PBDNJ
Vangjel Dule
Leonard Solis
Spiro Peçi
PAA
Lufter Xhuveli
Petrit Gjoni
Nikollaq Nerënxi
Ymer Tola
PR
Fatmir Mediu
Genc Sharku
Besnik Xhidra
Albert Faruku
Hajrulla Paturi
Artur Hasanbelliu
Robinson Lipe
Alfred Gega
Besnik Bisha
Lajla Përnaska
Parid Teferiçi
PDR
Genc Pollo
Tritan Shehu
Jak Ndoka
Frrok Gjini
PDK
Nikollë Lesi
Ndue Shpani
BLD
Arjan Starova
Aber auch einige Top Mafia Bosse sind darunter u.a. Artur Hasanbelliu für die RP, oder Lufter Xhuveli für die PAA ist vollkommen korrupt!
Praktisch sind unheimlich viele neue Abgeordnete im Parlament.