[h=2]Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë Shtetit Osman në Shqipëri[/h]
Pas themelimit të Greqisë, ndaj atyre që ishin të lidhur me Kishën Ortodokse u bënë përpjekje për t’i greqizuar më anë të këtyre kishave. Kjo politikë u ndoq më së shumti në trevat e Shqipërisë jugore të cilat janë pranë Greqisë, në Thesali dhe Selanik. Ndërsa Italia dhe Austria përdorën metodat e ekspansionit mbi shqiptarët katolikë, veprimtaria e Serbisë dhe Bullgarisë u bënë pengesë për shqiptarët. Përballë këtyre rreziqeve për shqiptarët, ideja e shkollimit në gjuhën shqipe u hodh së pari nga Naum Veqilharxhi. Ai përgatiti dhe botoi një alfabet në vitin 1844. Veqilharxhi thoshte se në vend të shkollave greke, latine ose turke, shkollimi duhej të bëhej në gjuhën shqipe. Shoqata Kulturore Shqiptare e themeluar në Rumani në vitin 1850 shkaktoi reagimin si të Perandorisë Osmane dhe të Kishës Ortodokse. Veqilharxhi u helmua nga kisha ortodokse më 1854. Më 1864 intelektuali shqiptar Kostandin Kristoforidhi përgatiti dhe botoi gjithashtu një alfabet shqip me qëllim që të përdorej në shkollat në gjuhën shqipe. Burra të mençur shqiptarë nuk mundën më 1871 të arrinin të merrnin ndonjë premtim nga takimi me Vezirin Ali Pasha në lidhje me lejimin e hapjes së shkollave shqipe. Gjithashtu edhe kisha ortodokse reagoi seriozisht ndaj këtyre përpjekjeve. Patriarkana Ortodokse ishte më efektive se shteti osman për arsimimin në shkolla të një stili të ri europian sidomos në Shqipërinë jugore. Për shembull, në Gjirokastër, Berat dhe Vlorë kishte 80 shkolla të shtetit osman dhe 160 shkolla greke, të cilat ishin hapur më së shumti në sanxhakun e Shqipërisë. Ato pak shkolla të stilit europian ishin të disponueshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për territoret që përfshiheshin në shtetin osman. Shqiptarë të shqetësuar nga greqizimi që po ndodhte në Çamëri, u hodhën në veprim. Për shembull, Hoxha Hasan Tahsin nga Ninati i Çamërisë, rektori i parë i emëruar i Universitetit të Stambollit, u përpoq të hapte një shkollë shqipe në Berat, dhe u arrestua ne Delvinë. Kërcënimi kulturor shtohej dita-ditës në Shqipërinë jugore për shkak të aktivitetit grek. Kur Farncesko Krispi, kryetari i Parlamentit të Italisë, i kërkoi Gjermanisë dhe Austrisë ti jepnin Shqipërinë në këmbim të Bosnjës që do t’i takoj Austrisë, shqiptarët u ndjenë të rrezikuar politikisht. Në vitin 1877 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër ishte biseduar për ndarjen e territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria. Përballë këtij fakti u ra dokord për organizimin e një mbledhjeje (në Stamboll) në prill të vitit 1877 nën udhëheqjen e Abdyl bej Frashërit, dhe me pjesëmarrjen e burrave të ditur si Hasan Tahsini, Abedin Pashe Dino, Iliaz pash Dibra, Ymer Prizreni, Mehmet Ali Vrioni, Ibrahim Dragoti, Zija Prishtina, Myslim bej Gjoleka [Etj.] Në këtë mbledhje u vendos për përfshirjen e të gjitha territoreve shqiptare në një Vilajet te vetëm, arsimimi të bëhej në gjuhën shqipe, të futeshin shqiptarët në institucionet administrative. Ata e informuan shtetin osman për këto vendime, por nuk morën asnjë përgjigje. Shteti osman u mund në luftën kundër rusëve midis viteve 1877 dhe 1878, ndaj dhe sipas Traktatit të Shën Stefanit territoret lindore të Shqipërisë kishin për t’iu dhënë Bullgarisë, ndërsa territoret veriore Malit të Zi. Por shqiptarët u përpoqën t’i ruajnë territoret e tyre me
Komitetin e Lidhjes së Prizrenit, që u krijua më 10 qershor 1878. Shqiptarët protestuan menjëherë kundër këtij Traktati duke zgjedhur komitetet e tyre. Qendra e kësaj rezistence ishte Prizreni. Mbledhja u caktua për më 10 qershor 1878 dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve si Abdullah Hysni Bej (Abdyl bej Frashëri) nga Jugu u fromua Lidhja e Prizrenit (Komiteti për Mbrojtjen e Kombit Shqiptar) ose ndryshe Lidhja Shqiptare. Kjo Lidhje synonte mbrojtjen e njësisë territoriale të Shqiperise.[10]. Lidhja e Prizrenit ra dakord për formimin e një qeverie ku përfshiheshin sektorët e jashtëm, të brendshëm dhe të financave. U vendos që të katër vilajetet shqiptare të qeveriseshin si një të vetëm në të ardhmen dhe nga një Vali (guvernator), nënpunësit të flisnin shqip nga vetëm një qendër, si dhe shkollimi të bëhej në gjuhën Shqipe. Abdyl Hamiti II ne fillim nuk e kundërshtoi Lidhjen e Shqipërisë, mirpo kundërshtonte administratën autonome te saj. Sulltani u rekomandoi myftijve, nëpunësve, mësuesve dhe komandantëve ushtarakë në Shqipëri të mos e kundërshtonin këtë akt lidhjeje. Pavarësisht nga këto, shteti osman do të pranonte që disa territore shqiptare t’i jepeshin Malit të Zi dhe Greqisë në përputhje me Traktatin e Berlinit. Shteti osman nuk donte t’ia jepte Ulqinin Malit të Zi duke përdorur (mbeshtetur) për këtë Lidhjen e Prizrenit. Megjithatë, Anglia do të pushtonte Izmirin nëqoftëse nuk jepej Ulqini. Kur Italia dhe Rusia mbështetën Anglinë, shteti osman u dorëzua dhe ia dha Ulqinin Malit të Zi. Mirpo kjo çështje shkaktoi probleme te medha midis shtetit osman dhe shqiptarëve dhe për më tepër Lidhja Shqiptare u dërrmua në vitin 1881 kur ajo donte të çonte përpara idenë e Shqipërisë Autonome te pavarur [13].
Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë Shtetit Osman në Shqipëri | Orientalizmi Shqiptar