Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Visabefreiung für Staatsangehörige von Albanien, Bosnien und Herzegowina durch die EU geplant


Die Staatsangehörigen von Albanien, Bosnien und Herzegowina sollen nach dem Willen der EU bald die Visafreiheit erhalten. Voraussetzung ist der Besitz eines biometrischen Reisepasses. Die Regelung wird der Regelung über die Visafreiheit für Staatsangehörige von Montenegro, Mazedonien und Serbien entsprechen. Eine entsprechende Änderung der VO/539/2001/EG ist in Vorbereitung.

Auch in Hinblick auf Georgien gibt es Veränderungen. Ein Visaerleichterungsabkommen zwischen der EU und Georgien soll kommen. Falls das Abkommen in Kraft tritt, erlangen Inhaber georgischer Diplomatenpässe Visafreiheit. Sie können sich dann 90 Tagen innerhalb eines 180 Tage Bezugsraumes im Schengengebiet, ohne Norwegen, Island und der Schweiz aufhalten.



Visabefreiung für Staatsangehörige von Albanien, Bosnien und Herzegowina durch die EU geplant | Ausländerrecht & Asylrecht
 
SHBA dhuron 3 anije për Rojën Bregdetare shqiptare

Durrës, 6 gusht - Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ka dhuruar për Rojën Bregdetare të Durrësit 3 anije “ARC ANGEL. Këto anije të reagimit të shpejtë kanë një vlerë 5.3 milionë dollarësh. “ARC ANGEL” ka një gjatësi prej 13 m dhe shpejtësi 35 deri 40 nyje.
Gjatë muajit gusht, një ekip trajnues i Rojës Bregdetare të SHBA do zhvillojë në Portin e Durrësit trajnimin e personelit shqiptar, që do të përdorë këto anije. Pas përfundimit të këtij kursi, dy anije do shërbejnë në Flotiljen Detare të Jugut dhe një anije në Flotiljen Detare të Veriut, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale të këtyre flotiljeve, njofton TV Klan.

Danke
 
700 mijë persona kanë kaluar në Vërmicë brenda korrikut


Në pikën kufitare të Vermicës që lidh Shqipërinë me Kosovën, gjatë muajit korrik ka pasur një lëvizje rekord me 700 mijë persona.

“Vetëm gjatë muajit korrik kanë qenë 170 mijë automjete që kanë kaluar nëpër këto pika, nënkuptohet hyrje dhe dalje. Sa i përket numrit të personave janë mbi 700 mijë persona që kanë kaluar vetëm gjatë muajit korrik", bën të ditur Arbër Beka, Zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi u shpreh se policia e Kosovës po patrullon së bashku me atë të Shqipërisë, duke ndihmuar kështu në uljen e aksidenteve.



Gazeta Start: 700 mijë persona kanë kaluar në Vërmicë brenda korrikut


Man stelle sich vor man würde z.B eine Maut von 10 € verlangen, da würde man schon ein schönes Sümmchen zusammenbekommen .
 
Ceremonia e 4 policëve të vrarë, Basha:Krenaria e atdheut

Është zhvilluar sot ceremonia përkujtimore për katër policët e vrarë një vit më parë në Durrës.

Gjatë ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha duke shprehur vlerësimin më të lartë të këtyre policëve, u shpreh se ata dhanë jetën për vlerat më të larta për atdheut.

“Ndodhem sot këtu në përvjetorin e parë për të përkujtuar katër dëshmorët e atdheut, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për vlerat më të larta të atdheut. Ata ishin katër nga më të mirët e policisë së shtetit. E madhe është krenaria e atyre që ju njohën, e të gjithë shqiptarëve, familjes së madhe për të cilët ju dhatë jetën”, u shpreh Basha.

Kreu i rendit duke iu drejtuar familjarëve, tha se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë marrë dhe do të marrin të gjitha masat kundër krimit të organizuar.

Ai kujtoi se Parlamenti me anë të një ligji do të japë detyrimet që shteti shqiptar ka ndaj 4 policëve të vrarë. Ministri Basha kujtoi policisë së shtetit se beteja e tyre me krimin është e vazhdueshme.



Gazeta Start: Ceremonia e 4 policëve të vrarë, Basha:Krenaria e atdheut
 
Asfaltohen 22 km e superstradës Sarandë –Konispol

Ka përfunduar asfaltimi i 22 km të superstradës Sarandë –Konispol, ndërsa në pjesën tjetër të këtij segmenti po punohet me ritme të larta.


Aktualisht përqendrimi më i madh i punimeve është të dy urat, ajo e Kanës dhe e kryqëzimit të Delvinës. Superstrada Sarandë- Konispol përbëhet nga dy seksione, Qafë Botë-Krane dhe Krane – Sarandë.

Segmenti me gjatësinë 40 km dhe gjerësi 9.5 m përbëhet nga 2 korsi, ku shpejtësia e lëvizjes është 80-100 km/orë .Vlera e investimit për segmentin Sarandë–Konispol është 29 milion Euro, një investim i përbashkët i qeverisë greke dhe shqiptare.

Punimet për këtë superstradë i ka inspektuar edhe kreu i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili është ndalur në segmentin turistik Kanali Cukës – Butrint, ku ka filluar asfaltimi i 3 km të parë.Aktualisht ritmet e punimeve në këtë segment janë shume të mira panvarësisht vonesave që janë shfaqur në realizimin e këtij projekti si pasojë e kalimit të tij në zona që rezultuan arkiologjike.

Projekti u rishikua në tërësinë e tij duke dhënë një zgjidhje përfundimtare rrugës pa dëmtuar vlerat arkiologjike të zonës si dhe parkun e Butrintit. Segmenti Kanali Cukës–Butrin ka një gjatësi prej 12 km dhe gjërësi 9 m. Investimi ka një vlerë prej 1.2 miliard lekë.




Gazeta Start: Asfaltohen 22 km e superstradës Sarandë –Konispol
 
Berisha priti sot investitorë malajzianë

Kryeministri Sali Berisha priti sot përfaqësues të kompanisë malajziane, Malajzian Mining Coorporation, MMC.

Përfaqësuesit e kompanisë malajziane e falënderuan kryeministrin për pritjen dhe u shprehën se janë rezultatet e publikuara së fundmi mbi ekonominë shqiptare dhe performanca e saj që kanë bërë që kompania e tyre të marrë vendimin për të shtrirë investimet në Shqipëri.

Ata shprehen interesin për të investuar në sektorin energjitik dhe atë të infrastrukturës, përfshirë atë rrugore e portuale.

Kryeministri Berisha i falenderoi për projekt idetë e propozuara dhe bëri një panoramë të potencialve të mëdha të Shqipërisë dhe të mundësive për investim si në sektorin e energjitikës, turizmit dhe infrastrukturës.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri siguroi investitorët malajzianë se në Shqipëri do të gjejnë një klimë të favorshme për bizneset e huaja, barrën fiskale më të ulët në Evropë si dhe i garantoi ata se do të kënë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe strukturave të saj në përputhje me legjisacionin shqiptar, për ti çuar drejt suksesit projektet e tyre.




Gazeta Start: Berisha priti sot investitorë malajzianë
 
Asfaltohen 22 km e superstradës Sarandë –Konispol

Ka përfunduar asfaltimi i 22 km të superstradës Sarandë –Konispol, ndërsa në pjesën tjetër të këtij segmenti po punohet me ritme të larta.


Aktualisht përqendrimi më i madh i punimeve është të dy urat, ajo e Kanës dhe e kryqëzimit të Delvinës. Superstrada Sarandë- Konispol përbëhet nga dy seksione, Qafë Botë-Krane dhe Krane – Sarandë.

Segmenti me gjatësinë 40 km dhe gjerësi 9.5 m përbëhet nga 2 korsi, ku shpejtësia e lëvizjes është 80-100 km/orë .Vlera e investimit për segmentin Sarandë–Konispol është 29 milion Euro, një investim i përbashkët i qeverisë greke dhe shqiptare.

Punimet për këtë superstradë i ka inspektuar edhe kreu i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili është ndalur në segmentin turistik Kanali Cukës – Butrint, ku ka filluar asfaltimi i 3 km të parë.Aktualisht ritmet e punimeve në këtë segment janë shume të mira panvarësisht vonesave që janë shfaqur në realizimin e këtij projekti si pasojë e kalimit të tij në zona që rezultuan arkiologjike.

Projekti u rishikua në tërësinë e tij duke dhënë një zgjidhje përfundimtare rrugës pa dëmtuar vlerat arkiologjike të zonës si dhe parkun e Butrintit. Segmenti Kanali Cukës–Butrin ka një gjatësi prej 12 km dhe gjërësi 9 m. Investimi ka një vlerë prej 1.2 miliard lekë.




Gazeta Start: Asfaltohen 22 km e superstradës Sarandë –Konispol



Albania's Berisha praises infrastructure investments



Prime Minister Sali Berisha visited the southern town of Himara on Friday (August 6th) to promote government investments in developing tourism. During the inauguration of a rural road, Berisha said the government has mobilised to build modern infrastructure, including 40km of rural roads in the Himara region, as well as 22km of the national road that has boosted tourism in the south. "With this infrastructure ... in years to come Albania will be visited by millions of tourists from around the world," Berisha predicted



Albania's Berisha praises infrastructure investments (SETimes.com)
 
Albanian authorities work to improve sea quality


State police are supporting the environment ministry in efforts to deal with sea pollution caused by illegal sewage systems. Despite peak tourist season, authorities in Durres started to destroy all connections Sunday (August 8th) leading directly into the sea. Beaches in the Durres area were ranked most polluted in a recent report drafted by the Health Institute and the environment ministry. The pollution levels are far above World Health Organisation standards.




Albanian authorities work to improve sea quality (SETimes.com)
 
Vrasja në Himarë babai i të kërkuarit: Jo dënim politik djalit
spacer.gif

spacer.gif
spacer.gif
36128.jpg
TIRANE- Halo Muka, babai i Ilir Mukës i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 35-vjecarit himariot Aristotel Guma, në një intervistë ekskluzive për News24, shpreh ngushëllimet për familjen e këtij të fundit, duke deklaruar se gjatë këtyre ditëve ka pasur mundësi të flasë në telefon vetëm 1 herë me djalin e tij, i cili shprehet se ka shtypur aksidentalisht një person që nuk e njihte dhe më pas është larguar. Muka deklaron se është e papranueshme që djali i tij të akuzohet për racizëm, kur në të vërtetë ka ndodhur një aksident rrugor.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët. I shqetësuar marr vesh se djali i traumatizuar më flet duke thënë se pa dashje, në rrugë kam shtypur një kalimtar, të cilin nuk e njihja dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë koefidencë me të, prandaj mos më pyesni më tepër sepse jam tepër i shqetësuar”, - deklaron babai.

Muka deklaron se djali i tij ka ndërmend të dorëzohet në polici me qetësimin e situatës së krijuar në Himarë, ku sipas tij vrasja është kthyer në një ngjarje që po përdoret politikisht. Duke kërkuar që Iliri të dënohet për atë që ka bërë, babai i tij thekson edhe njëherë që nuk do dënim politik. Ndër të tjera i bën thirrje kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollanos të mos përdorë këtë fatkeqësi për qëllime të tijat, të mos bëjë kurban djalin e tij.

"Djali ishte i traumatizuar, nuk erdhi në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Ngjarja u politizua në media. Ai ishte një aksident i ndodhur në rrugë. Jemi të gjithë shqiptarë dhe nuk ka vend për diferenca etnike. I bëj thirrje Bollanos, mos politizo fatkeqësinë që ndodhi në rrugë. Djali është një 20-vjecar që nuk e njeh politikën, nuk i njeh dialektet dhe nuk njeh urrejtjen etnike. I lutem qarqeve politike të mos e politizojnë ngjarjen për të bërë kurban një 20-vjecar”, - deklaron ai teksa sytë i mban nga televizori, aty nga ku ndjek me vëmendje gjithcka për këtë ngjarje, që ngjalli reagim në mbarë vendin.

Ngjarje për të cilën banorët e Himarës bllokuan për orë të tëra aksin Vlorë-Sarandë, në shenjë proteste, me pretendimin që ngjarja kishte motive etnike. Për ngjarjen reagoi me nota të ashpra edhe ministria e Jashme greke, ndërsa nuk lanë pa e dënuar edhe politikanët shqiptarë.
(m.a/BalkanWeb)
spacer.gif

 
Zurück
Oben