B
Bloody
Guest
Berisha: Vizat do të hiqen pavarësisht krizës së PS
Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës Shkallë – Shëngjergj, në komunën e Shëngjergjit.
Gjatë fjalës së tij, përveç akuzave kundër opozitës, Berisha theksoi se qeveria ka prioritet rritjen e rrogave dhe pensioneve.
“Çdo ditë krerët e Partisë Socialiste u bien sirenave të krizës. Kriza ekziston vetëm në mendjet e tyre. Kriza ekziston vetëm në shpirtin e tyre, sepse ata besojnë se vetëm me krizë mund të vijnë në pushtet. E keqja juaj, e mira e tyre! Këta zotërinj që kanë shndërruar partinë e tyre në një sipërmarrje ndërtimi, këta dasmojnë dhe hedhin napolonin me leje ndërtimi, këta zotërinj gjobisin me 20 për qind çdo ndërtues në Tiranë, këta zotërinj nuk lejojnë një të huaj të investojë në kryeqytet, vetëm e vetëm se të huajt nuk pranojnë të japin 20 përqindëshat”, ka theksuar kreu i qeverisë.
Ai foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, çka sipas kryeministrit heqja e barrierave për të lëvizur lirshëm do të ndodhë shumë shpejt. “Unë ju garantoj ju se me reformat që kemi ndërmarrë, me luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, gjatë këtij viti ju do të lëvizni të lirë në mbarë Evropën. Vizat do të hiqen. Ne po bëjmë çdo përpjekje për të luftuar varfërinë”, theksoi Berisha.
Rruga e përuruar sot është 17 kilometra e gjatë, është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me një vlerë prej 560 milionë lekë. Po sot, në Komunën e Shëngjergjit, Kryeministri Berisha inauguroi edhe përfundimin e rikonstruksionit të sheshit qendror të kësaj komune, një investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 130 milionë lekë.
Gazeta Start: Berisha: Vizat do të hiqen pavarësisht krizës së PS