Wirtschaft Kosovas
Wollte diesen Artikel posten, habe gemerkt dass es noch garkeinen Thread über die Wirtschaft Kosovas gibt.
Also mach ich mal einen auf:
(kann ein Mod den Thread als wichtig markieren so wie die anderen ?????)
Führende türkische Bank Iş Banka AG eröffnet eine Bank in Kosova.
Das ist damit die dritte türkische Bank der zehn komerziellen Banken Kosovas.
Iş Banka AG besitzt 17 Filialen davon 13 in Ländern wie Deutschland, Schweiz, Frankreich, Holland.
Banka lidere e Turqisë hapi degë në Prishtinë
Publikuar: 09.01.2013 - 18:01Prishtinë, 9 janar - Banka lidere e Turqisë Iş Banka AG hapi një bankë në të re në Kosovë, duke u bërë kështu banka e tretë turke nga dhjetë bankat komerciale ekzistuese në Kosovë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila tha se prezenca e kësaj banke në Kosovë tregon për prezencën dhe interesimin e madh të kompanive turke dhe kjo është në linjë edhe me politikat qeverisëse të Kosovës për rritje të investimeve të huaja.”
Ne kemi shumë çka për të mësuar nga ekonomia e Turqisë, ekonomi shumë dinamike me një rritje të madhe dhe shpresojmë që sidomos bashkëpunimi në sektorët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe investimet e drejtpërdrejta të huaja do të bëhen edhe më të fuqishme në përkrahje të Iş Bankës dhe prezencës së tyre në Kosovë”- theksoi ajo.
Më tutje ministrja Kusari – Lila tha se ne kemi nevojë për konkurrencë më të madhe në sektorin bankarë, kemi nevojë për kushte më të mira për kompanitë tona për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe korporata në qasje në financa prandaj rritja e prezencës së bankave është ajo e cila do të ndihmoj edhe në ngritjen e konkurrencës dhe uljen e normave të interesit në Kosovë.
Türkiye İş Bankası AG, është bankë e rregullt komerciale, pronësi e plotë e İsh Bankës, e cila është aktive me 17 degët e saj, ku 13 prej tyre operojnë në Gjermani, një degë në Francë, Holandë, Zvicër dhe ajo më e reja e hapur në vitin 2011 si dega e Sofjes në Bulgari.
Kosova është zgjedhur si vendi i parë në Ballkan për hapjen e një dege të tillë.
Banka lidere e Turqisë hapi degë në Prishtinë - Ekonomi - Koha Net
- - - Aktualisiert - - -
Serbia s’lejon transport transit të mallrave kosovare
Publikuar: 09.01.2013 - 20:18Prishtinë, 9 janar - Një kamion me fruta pyjore i kompanisë “Eurofruti” nuk ka arritur të shkojë në destinacionin e paraparë, pasi që autoritetet e Serbisë nuk e kanë lejuar ta përdorë si transit shtetin serb për t’i eksportuar ato produkte në Slloveni.
Produktet e kësaj kompanie nga fshati Mramor i Prishtinës janë kthyer prapa në pikën kufitare në Merdarë, pasi doganierët serbë përfaqësuesve të kësaj kompanie iu kanë kërkuar një dokument të shtetit serb. Përfaqësuesit e saj thanë se dokumentet për eksport i kanë të lëshuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, por ato nuk po u vlejnë aspak në momentin kur u duhet të kalojnë nëpër territorin e Serbisë, raporton KTV.
Tashti ata do të detyrohen që t’i dërgojnë mallrat e veta për në Slloveni nëpërmjet pikës kufitare në Mal të Zi, për çka duhet të nxjerrin edhe dokumente të reja eksporti. Megjithëse është folur shumë për marrëveshjen e tregtisë së lirë, prodhuesit kosovarë shpesh hasin në këso lloj problemesh.
http://koha.net/?page=1,3,130344