Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Kosovos - Ekonomia e Kosovës - Economy of Kosovo

Diaspora e man gjall Kosoven. I mjeri aj qe nuk ka kan jasht Kosove me i ndimu.
 
Diaspora e man gjall Kosoven. I mjeri aj qe nuk ka kan jasht Kosove me i ndimu.

Diaspora e shqiptareve te Kosoves ka nevoje per organizim dhe duhet te kerkohet nga qeveria, qe zgjedhjet te mbahen ne vere, e jo ne dimer si zgjedhjet e fundit.

Aus dem ganz einfachen Grund, da die Diaspora für das Kosovo lebenswichtig ist und daher auch das Recht haben soll, die zukünftige Regierung wählen zu dürfen.
 
Diaspora e shqiptareve te Kosoves ka nevoje per organizim dhe duhet te kerkohet nga qeveria, qe zgjedhjet te mbahen ne vere, e jo ne dimer si zgjedhjet e fundit.

Aus dem ganz einfachen Grund, da die Diaspora für das Kosovo lebenswichtig ist und daher auch das Recht haben soll, die zukünftige Regierung wählen zu dürfen.

Könnt ihr das nicht bei der Botschaft machen?
 
Paga mesatare në Kosovë, 309 euro



Nga Express | 05 Shkurt 2013 16:26

Numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë merren me tregti, si rrjedhojë e kësaj, edhe numri i të punësuarve është më i madhi në këtë sektorë, ndërsa paga mesatare në vend thuhet të ketë qenë 309 euro. Këto rezultate i referohen vitit 2008-2011.


Në bazë të sektorëve ekonomik, numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë i takon tregtisë me 47.7%, shërbimet biznesore me 11%, industria përpunuese 10.9%, transporti, depot dhe telekomunikacioni me 8.4%, hotelet dhe restorantet me 8.4%, shërbimet tjera me 6.6%, ndërtimtaria me 6.4%, industria nxjerrëse 0.5% si dhe prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe ujit arrijnë rreth 0.2%.


Kjo bëhet e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin për “Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve në Kosovë 2008-2011”.
Në treguesit e publikuar nuk bëjnë pjesë sektorët e veprimtarive ekonomike si bujqësia, pylltaria, peshkimi, financa, kompanitë e sigurimeve dhe administratë publike. Numri total i ndërmarrjeve aktive (duke përjashtuar sektorët e lartpërmendur) gjatë vitit 2011, thuhet të ketë qenë rreth 41418.


Ndërsa sa i përket punësimit për sektorët ekonomik të cilat ishin pjesë e hulumtimit del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 123 233, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 31.9%, industria përpunuese 16.8%, ndërtimtaria me 12.2%, transporti, depot dhe telekomunikacioni me 9.1%, shërbimet biznesore 8.8%, prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe ujit me 8.7%, hotelet dhe restorantet me 5.2% si dhe sektorët tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.


Karakteristik tjetër që vlen të përmendet është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet e që prapë dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 55.4 %, ndërtimtaria me 12.8%, industria përpunuese 12.0%, kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.
Dhe për fund, u tha se pagës mesatare mujore thuhet të sillet rreth 309 euro në aktivitetet e përfshira në anketë. /Kosovapress/

Paga mesatare n Kosov, 309 euro - Ekonomia - Gazeta Express


__________________________



800 milionë € në vit nga diaspora, mungon mbështetja për investime



05.02.2013 - 16:27

Investitorët nga diaspora nuk janë të diskriminuar pozitivisht me ndonjë ligj të veçantë. Ata trajtohen njësoj si çdo investitor i huaj, pavarësisht se janë katalizator i zhvillimit të Kosovës



[...]

“Mërgata jonë, në forma të ndryshme, kontribuon në buxhetin e Kosovës në një shumë jo më të vogël se 500-800 milionë euro në vit”, tha Makolli, duke u shprehur i bindur se në Kosovë do të ketë një legjislacion të favorshëm për krijimin e të gjitha hapësirave dhe të infrastrukturës ligjore për investime nga diaspora.

[...]

800 milionë
 
Rroft Kosova e lire :veles:


280 milionë euro Kosova ia dërgoi Serbisë


Lavdim Hamidi | 06-02-2013 12:14 CET

Rreth 280 milionë euro mallra ka importuar vitin e kaluar Kosova nga Serbia, kryesisht produktet ushqimore, material ndërtimor dhe energji elektrike.
Pavarësisht fushatave të ndryshme për mosimport të produkteve serbe, mallrat nga shteti fqinj edhe më tutje vazhdojnë ta dominojnë tregun kosovar.
Ndërkohë vlerësohet se një pjesë e madhe e dërgesave të diasporës për familjarët e tyre në Kosovë, shkon në Serbi përmes konsumit të produkteve serbe që kosovarët vazhdojnë t’i blejnë me të madhe.
Mbi 400 milionë euro llogaritet të jenë mesatarisht remitenca në vit, kurse më shumë se gjysma e kësaj shume, mbi 250 milionë euro gjatë një viti shkojnë para kesh në Serbi nga blerja e produkteve serbe.
Ekspertët e ekonomisë thonë se fushata për mosblerje të produkteve serbe duhet të përcillet edhe me veprime tjera konkrete.
“Fushatat e tilla duhet të përcillen me veprime tjera konkrete. Institucionet para së gjithash duhet ta luftojnë konkurrencën e padrejtë në treg të mallrave serbe dhe njëkohësisht të merren masa adekuate për përkrahje të prodhimit vendor”, thekson Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Sipas tij, për zëvendësimin e produkteve ushqimore nga Serbia duhet të përkrahet sektori i bujqësisë në Kosovë. Ndërsa për zvogëlimin e importit të rrymës nga Serbia do të duhej që shumë më shpejt të ndërtohet linja 400 kilovoltëshe e interkonjeksionit me Shqipërinë.
“Serbia me prodhimet e veta në Kosovë ka krijuar përparësi në tregun tonë që nga paslufta. Konsumatori orientohet në çmime më të lira, mirëpo duhet gjetur prodhime me çmime më të përshtatshme nga tregjet tjera”, potencon ai, duke shtuar se institucionet e Kosovë janë në diskutime me Turqinë për arritjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë, mirëpo duhet pasur kujdes që me një marrëveshje të tillë të mbrohet edhe prodhimi vendor.
Ndërsa Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” thotë për “Zërin” se prezenca e madhe e mallrave serbe në tregun vendor është për shkak të kostos më të lirë.
Ai shpjegon se Serbia me çdo kusht synon ta mbajë tregun e Kosovës, duke gjetur mënyra të ndryshme për përkrahje të produkteve të veta që eksportohen, përderisa, siç thotë ai, kjo gjendje mund të ndryshojë me përkrahjen e prodhimit vendor dhe orientimin në tregjet tjera.
“Duhet përkrahur prodhimin vendor dhe të shikohen tregje të tjera për t’i zëvendësuar mallrat që importohen nga Serbia”, shprehet Rexhepi.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, konfirmon se produktet ushqimore dhe materiali ndërtimor janë në krye të listës së importeve nga Serbia.
“Nga Serbia importohet kryesisht grurë, miell, tjegulla, blloka, etj.”, pohon Stavileci.
Importi nga Serbia gjatë vitit 2012
Dhjetor = 22 mil. euro
Nëntor =22.8 mil. euro
Tetor= 23.2 mil.euro
Shtator= 32.2 mil.euro
Gusht =31.5 mil. euro
Korrik =27 mil.euro
Qershor= 23.5 mil. euro
Maj = 24 mil. euro
Prill=24 mil. euro
Mars= 23 mil. euro
Shkurt 11 mil. euro
Janar 12 mil. euro
Zëri • INFO - Ekonomi - Ekonomi Vendore - 280 milion euro Kosova ia drgoi Serbis
 
Diaspora e shqiptareve te Kosoves ka nevoje per organizim dhe duhet te kerkohet nga qeveria, qe zgjedhjet te mbahen ne vere, e jo ne dimer si zgjedhjet e fundit.

Aus dem ganz einfachen Grund, da die Diaspora für das Kosovo lebenswichtig ist und daher auch das Recht haben soll, die zukünftige Regierung wählen zu dürfen.


Po thaci e din se krejt Diaspora esht kunder ti.
Elita Shqipetare gjithmon ka qen jasht kufive te Shqiperis.
Die Diaspora hat nach der Unabhängigkeit sehr nach gelassen. In der Diaspora
gibt es immer noch sehr Intelligente Leute die auch mit verantwortlich für die
Unabhängigkeit waren. Nur ich denke die einen sind enttäuscht, wie sich
der Kosovo entwickelt hat, die anderen haben sich wohl von den ganzen noch nicht erholt.
Ich hoffe das die Diaspora wieder erwacht wieder mehr zu sich findet, weil sie immens wichtig ist.
Zudem sind die Wirtschaftlich so stark wie noch nie.
 
Der Bau der neuen Autobahn zwischen Kosovo und Mazedonien wird bereits im Frühling beginnen. Die Regierung in Prishtina hat für die Anfangsphase 30 Milionen Euro eingeteilt. Die Länge des Autobahnabschnitts beträgt zwischen Prishtina bis zu Grenze zu Mazedonien 55 Km, beinhaltet einige Brücken und zwei Tunnel, der längste davon 2,2 Km.


[h=1]Ndërtimi i autostradës fillon në pranverë[/h]

Në pranverë të këtij viti do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë - Shkup, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritarë, sipas të cilëve, tashmë janë në përfundim të procedurave administrative dhe ligjore.

Lah Nitaj, këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës, thekson se ka shumë kompani vendore dhe ndërkombëtare që kanë shprehur interesim për ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë.

"Në muajin maj fillon sezoni i ri i punimeve në infrastrukturën rrugore dhe ne shpresojmë që deri në mars të përcaktojmë përzgjedhjen e kompanisë në mënyrë që bëjë punimet e para në autostradë".

"Megjithatë, stina e pranverës vazhdon deri në qershor, dhe mund të ketë vonesë edhe ndonjë muaj, por që jemi të bindur se nëse dinamika e përcaktuar shkon sipas planifikimit atëherë më pranverë do të fillojnë kemi ndërtimet e para", thotë Nitaj.

Në anën tjetër, vetëm 30 milionë euro janë ndarë nga buxheti i këtij viti, për fillimin e realizimit të këtij projekti.

Por, sa janë të mjaftueshme këto mjete, sa është çmimi për ndërtimin e kësaj rruge dhe si do të gjendet fondi?

Nitaj, thotë se tashme kanë një kosto të përafërt të çmimit, por që nuk mund të bëhet publik për shkak të, siç thotë, procesit dhe ndjesisë së projektit.

Qëndrimi i qeverisë është se rruga të ndërtohet në bazë të kontratave tradicionale, që nënkupton pjesëmarrje nga buxheti i vendit, duke mos përjashtuar në këtë rast edhe përfitimet e kredive të buta, përkatësisht me leverdi ekonomike nga institucionet dhe organizatat financiare ndërkombëtare”, thekson Nitaj.

Megjithatë, ai tregon se për shkak të kompleksitetit të segmentit rrugor nga Kaçaniku deri në kufi të Maqedonisë, ka një kosto tjetër nga seksioni Prishtinë - Kaçanik.

"Ajo që dihet në bazë të parametrave teknikë dhe konfiguracionit të terrenit, seksioni, përkatësisht segmenti Prishtinë - Kaçanik ka një kosto krejt tjetër, ndërsa segmenti prej 13 kilometrash nga Kaçaniku deri të Hani i Elezit, përkatësisht kufirin me Maqedoninë, për shkak të konfiguracionit dhe përbërjes shkëmbore të rrugores ka një kosto tjetër".

"Për këtë ne kemi qenë të kujdesshëm që për 13 kilometrat deri në kufi të Maqedonisë të bëjmë edhe një ri-projektim në mënyrë që të nxjerrim kosto sa më të mirë financiare dhe zgjedhje sa më të mirë teknike", shprehet Nitaj.

Edhe Selman Buqolli, ekspert i ndërtimtarisë, tha se terreni deri në Kaçanik është i përshtatshëm për ndërtim, ndërsa segmenti tjetër përbëhet nga shkëmbinjtë të fortë.

Terreni është mjaft i përshtatshëm deri në Kaçanik, nga Kaçaniku e andej duhet të zgjerohet rruga. Pastaj, përbërja e tokës është me shkëmbinj të fortë të cilët duhet të shemben me metoda të eksplozivit".

"Por, në aspektin e përgjithshëm terreni deri në Kaçanik, terren më të përshtatshëm nuk ka, ndërsa nga Kaçaniku e deri përtej kufirit është më problematik", thekson Buqolli.

Ndryshe, projekti për realizimin e rrugës së 6, Prishtinë - Hani i Elezit është prezantuar në vitin 2010.

Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.

Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.


Nadie Ahmeti
08.02.2013
 
[h=1]Deficiti i lartë tregtar pengon rimëkëmbjen ekonomike[/h]
f1_06deficit1365272631.jpg



Publikuar: 06.04.2013 - 20:23Prishtinë, 6 prill - Deficiti i lartë tregtar, vazhdon të jetë ndër problemet më të mëdha të Kosovës. Kryesisht importohen produkte nga vendet e rajonit dhe eksportohen para të gatshme. Analistët e ekonomisë thonë se kjo dukuri pengon edhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Ata kërkojnë ndërrim të politikave në favor të prodhimit vendor.Statistikat e tregtisë së jashtme të Kosovës tregojnë se deficiti tregtar vazhdon të jetë ende shumë i lartë. Në janar të këtij viti janë eksportuar mallra në vlerë vetëm 21.5 milionë euro, kurse janë importuar rreth 133 milionë euro, dhe deficiti ishte rreth 111 milionë. Por mbulimi i importit me eksport arriti në 16.2 për qind, që është vlera më e lartë krahasuar me muajt e vitit të kaluar, ku më së shumti arriti në 14.5 për qind.

Ky deficit tregtar është pengesë e rimëkëmbjes ekonomike, thotë drejtori i institutit RIINVEST, Lumir Abdixhiku.

“Deficiti tregtar është problemi thelbësor i Kosovës, meqenëse Kosova importon rreth 2.5 miliardë euro mallra, kurse eksporton vetëm 300 milionë euro që do të thotë se kemi disbalancë prej 2.2 miliardë euro, para që dalin jashtë çdo vit. Pra Kosova nuk ka para brenda që të ndërtojë diçka. Përderisa kemi këtë përbërje të tregtisë do ta kemi shumë të vështirë rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai për Radio Kosovën.

Sipas tij, fajtor për këtë gjendje që mbretëron në Kosovë që nga përfundimi i luftës, është mungesa e kapaciteteve prodhuese për ta zëvendësuar importin.

“Tashti çfarë jemi, ne jemi një popull konsumues që fatmirësisht marrim shumë para prej diasporës rreth 550 milionë euro brenda një viti, të cilat i dërgojmë prapë në konsum në vendet tjera, shpenzojmë çdo vit shumë por krijojmë pak, dhe atë pak vlerë që e kemi prapë e eksportojmë si para të gatshme në importe të produkteve. Kjo ekonomi nuk ka bazë të fortë për ta ndërruar këtë. Nevojitet një ndërrim radikal, apo një injektim i fuqishëm i politikave të sektorit privat për ta ndërruar këtë”, theksoi ai.


Gjatë vitit të kaluar janë eksportuar mallra në vlerë vetëm rreth 270 milionë, kurse janë importuar rreth 2 miliardë e 500 milionë euro, me një deficit prej 2,2 miliardë euro, apo mbulim të importit me eksport vetëm 10 për qind. Pjesën dërmuese të eksporteve e përbëjnë metalet, kurse të importeve produktet minerale dhe ushqimet. Ndërkaq partner kryesor tregtar të Kosovës janë vendet e BE-së dhe të CEFT-së.
Deficiti i lartë tregtar pengon rimëkëmbjen ekonomike - Ekonomi - Koha Net
 
Zurück
Oben